Standard.al

Këngëtarja serbe, foto me “ushtarin” e UÇK-së

Këngëtarja-serbe-foto-me-“ushtarin”-e-UÇK-sëNjë këngëtare serbe, e quajtur Dunja, ka bërë një foto me ushtarin e UÇK-së, e cila edhe është fyer nga mediet serbe për këtë gjest të saj. Si transmeton BW, ylli i muzikës serbe kohëve të fundit ishte distancuar nga disa aktivitete të saj të mbrëmjes me kolegë apo shoqe, por edhe nga koncertet. Kjo humbje e saj në publik nuk do të thotë se tek ajo nuk ka asgjë të re. Këngëtarja serbe ka bërë një ndryshim radikal, ajo është konvertuar në islam.

 

 

 

 

 

 

Lideri i “Trojës” kalon pushimet në bregdetin shqiptar

Pas angazhimeve të shumta muzikore, vokalisti i rock-grupit të famshëm kosovar “Troja”, Bujar Berisha ka ndarë pak kohë për familjen e tij. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Vlora Merovci, kanë lënë anash angazhimet e tyre në fushën e artit dhe së bashku me fëmijët këto ditë po shijojnë bregdetin shqiptar. Bujari pas pushimeve do t’i rikthehet këngës për çfarë ka premtuar se do të ketë shumë të reja gjatë vjeshtës, shkruhet nw “Zhurnal”. Ndërsa, në anën tjetër, Vlora këto ditë ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të, e rrethuar me urime të shumta nga miqtë e saj, të cilët, sipas aktores, ia kanë plotësuar edhe më shumë festën së cilës i gëzohet çdoherë.

 

Nora vjen “Me zo t’nalt”

Këngëtarja nga Kosova NoraIatrefi vijon me publikim e hiteve të reja. Pas super-hitit të verës Le Le Mama në bashkëpunim me këngëtarin nga Korça Gena, Nora sjell së fundmi edhe “Me zo t’nalt”, produksion i “ThreedotsAlbania”.Kënga është mjaft ritmike, ashtu siç preferohen edhe këngët gjatë stinës së verës, por nuk dihet ende nëse NoraIstrefi do ta shoqërojë edhe me klip apo jo..

 

 

Kaltrina dëshiron të bëhet nënë

Kaltrina Selimi ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë duke planifikuar të zgjerojnë familjen. Këngëtarja kosovare dhe i fejuari i saj Dritoni kanë kurorë, por ende nuk kanë realizuar dasmë. “Kur do ta bëjmë dasmën? Nuk po them asgjë konkrete, sepse dëshira për një dasmë sa vjen e më largohet”, ka thënë Kaltrina në një intervistë mediat shqiptare. Pavarësisht dasmës, ajo që çifti ka më shumë dëshirë është një bebe. “Fëmijë? Plane për fëmijë kemi si asnjëherë më parë (buzëqesh)”, ka shtuar më tej bukuroshja.

 

 

Justin Bieber argëtohet me Rita Orën

Superylli amerikan, Justin Bieber, është parë duke u argëtuar me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, në një prej klubeve të natës në New York.Justin i cili kishte performuar të martën mbrëma në Prudential Center në New Jersey, është parë më vonë në klub, ku duket se ka takuar një prej femrave më seksi në botë.

Ai ka takuar dhe ka qëndruar disa orë me Rita Orën në këtë klub, teksa kjo e fundit po relaksohej pas fotosesionit për DKNY në po të njëjtën ditë në Times Square.

Në klubin e natës 1Oak janë parë edhe Ashlee Simpson me të dashurin e saj Evan Ross dhe Lenny Kravitz. Rita Ora momentalisht është në lidhje me producentin Calvin Harris, teksa duket se gëzon miqësi të mirë me Justin Bieberin, i cili kohëve të fundit ka kaluar në momente shumë kontraverse.

 

 

Comments are closed.