Standard.al

Ish-zv.drejtori i Meteorologjisë Land Celmeta shpallet i pafajshëm

Gjykata e Tiranës dënon vetëm vartësen e tij. Dhurata Merlika dënohet me 2 vite burg

 

85437__celmeta-300x291Ish-zv.drejtori i Drejtorisë së Meterologjisë Roland Celmeta njëherësh anëtar i lartë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar akuzën e njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së kryeqytetit. Vendimi i pafajësi është dhënë nga treshja e gjyqtarëve Martin Deda, Artan Gjërmeni dhe Arben Micko, të cilët nxorën të pafajshëm Celmetën për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim ndërkohë që inspektoren e tij e duan me 2 vite burg, për të njëjtën akuzë. Për të pandehurin Celmeta dhe shtetasen Dhurata Merlika, prokurori Ardian Dyrmishi ka kërkuar nga dy vite burg, por në fund të gjykimit ai që ka buzëqeshur ka qenë Roland Celmeta, ndërsa Merlika është dënuar me 2 vite burg. Merlika dhe Celmeta akuzoheshin se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kryenin falsifikimin e njësive matëse të karburanteve dhe bizneseve të ndryshme, duke i marrë administratorëve si këmbim një sasi të konsiderueshme lekësh.

Dosja e prokurorisë

Nga transkriptet e bisedave telefonike rezulton se në datë 12.10.2011, shtetasi Kristaq Thanasi me detyrë inspektor pranë drejtorisë së metrologjisë Tiranë në numrin e tij 067 20 28 xxx, ora 15.40 merr një telefonatë nga numri tel. 068 20 20 xxx, i cili pas verifikimeve të bëra rezulton se është biznesmeni Arben Keçi. Ky i fundit në hyrje të Porto Romanos, ka ndërtuar një pikë për peshimin e automjeteve me dy peshore të reja elektronike automobilistike. Nga biseda me Kristaqin, rezulton se Arbeni është i interesuar për kolaudimin e tyre meqenëse i kishte ardhur një anije dhe i duheshin dokumentet (librezat e kolaudimit) me qëllim për tua treguar kapitenerisë së anijes. Kristaqi e pyet nëse do vetëm dokumentacionin apo donte kolaudimin e saktë, ndërsa Arbeni i thotë se si fillim i interesonte vetëm ana dokumentare për t’ia treguar kapitenerise. Pas kësaj Kristaqi i ka telefonuar shtetasit Rolandi Çelmeta, me detyrë zv.drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe i ka treguar këtë fakt duke i thënë që Arbenit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentet e kolaudimit, pasi ai priste të bënte evadimin e një ngarkese nga një anije në port. Rolandi i jep leje për të vepruar duke i thënë që thuaji Benit të vijë në Tiranë t’ia japim letrat në dorë, të mbyllin punën. Kristaqi i ka thënë se gjithsesi do njoftonte dhe Moisiun. Pas kësaj, Kristaqi ka telefonuar shtetasin Moisi Musabelliu me detyrë Drejtor i Meterologjisë dega Tiranë dhe e vë në dijeni që e ka marrë miku i tyre Beni dhe i ka kërkuar kolaudimin e peshoreve dhe Moisiu i thotë për të nesërmen. Në datën 13.10.2011, Beni nga Nr. I tij 068 20 20 xxx i ka telefonuar Kristaqit dhe ky i fundit i ka lënë një takim në Tiranë dhe të vijë pas një ore ti marri. Beni i thotë se do dërgoj një punonjës të tij me emrin Vasil. Nga raportet e shërbimit të datës 13 Tetor 2011, rezulton se Kristaqi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Tiranë, ndërsa tek peshoret në Porto Romano mbas një pike gazi ELDA, nuk ka shkuar as Kristaqi as ndonjë inspektor tjetër. Nga këqyrja e regjistrave të kësaj Drejtorie ka rezultuar se kolaudimi i peshoreve në fjalë është bërë dhe lekët e këtij shërbimi janë depozituar në arkën e Drejtorisë. Gjithashtu janë pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, shtetasi Arben Keci si dhe shtetasi Vasil Peposhi. Nga deklarimet e tyre rezulton se ata kanë dashur të bëjnë Kolaudimin dhe kanë kontaktuar me punonjës dhe funksionarë të metrologjisë. Ata deklarojnë se kanë bërë kolaudimin dhe Vasil Peposhi ka ardhur në Tiranë dhe i ka sjellë metrologut të dënuar tashmë Kristaq Thanasi, të cilit i ka dhënë dhe një shumë parash për shërbimin e kryer. Pas dy tre ditësh Vasili ka ardhur përsëri në Tiranë dhe Kristaqi i ka dorëzuar dokumentet.

Urdhri i Celmetës

Veç sa më sipër, në datën 28 Tetor 2011 i pandehuri Roland Celmeta i telefonon nr. 067 20 28 xxx, i cili i përket të pandehurit Armand Xhika me detyrë Inspektor dega Tiranë. Ndër të tjera Rolandi i thotë Mandit që të shkojë të kontrollojë një pikë karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do ti respektonte. Konkretisht ai i drejtohet të dënuarit Armand Xhika “po të thash dje e vlla, që të thash është shoku im do me bo nji kontroll të asaj dhe të respekton, të gazit që ka aty… nuk e di si e ka, po Luan Gjoni e ka ky djali”. Gjithashtu Mandi i thotë që tu thotë dhe kolegëve të tij që kur të kalojnë te karburant Elda ne Ndroq, të mos futen fare për kontroll atje pasi është miku i tyre i përbashkët. Pas pak Rolandi e orienton Mandin për të pika e Luanit, dhe ndërkohë merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067xxx dhe i thotë që të takohen bashkë me Mandin për ta orientuar.

Isufaj mori 250 mijë lekë

Në deklarimet e shtetasve Pal Gjoklaj, Aida Xeka dhe Servete Vrapi të datës 17 Nëntor 2011, rezulton se në rrugën “Siri Kodra” ku këta persona kanë subjektet e tyre tregtare (dyqane) ka shkuar një shtetase e moshës rreth 40-45 vjec, me trup të mbushur dhe ju ka vendosur në marketet e tyre nga një pullë, ju ka marrë shuma të caktuara parash dhe nuk ka lënë as mandat pagese as faturë tatimore. Nga verifikimet operative ka rezultuar se kjo shtetase ka qenë metrologia Dhurata Merlika. Për këtë arsye, në datën 28 Shkurt 2012, është realizuar njohja e personit nën hetim Dhurata Merlika nga këta shtetas. Nga procesverbalet e njohjes, rezulton se shtetasja Aida Xeka ka njohur të pandehurën Dhurata Merlika, e cila sipas saj ka qenë në marketin e saj në Rr. Siri Kodra. Merlika në këtë biznes ka marrë shumën prej 250 mijë lekë të vjetra.

Vlorë, tre në pranga, ishin në kërkim

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpolin e Greqisë kanë kryer dje arrestimin e tre personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishin dënuar për një sërë veprash të ndryshme kriminale. Sipas një deklarate për shtyp të policisë, është bërë ndalimi i shtetasve: Apostol Bucaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë, i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje”, pasi më datë 7.1.1994 ka vrarë shtetasin Foto Mërtiri. Thoma Canaj, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kotë të Rrethit Vlorë i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje”, pasi më datë 22.7.2020 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjan Dyrmishi dhe ka plagosur shtetasin Rei Skëndaj. Ndërsa personi tjetër është Haris Murataj, 54 vjeç, lindur e banues në fshatin Vajze, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg, për Prodhim dhe shitje narkotikësh i dënuar me vendimin.

 

Shkodër, kapen 14 shtetas somalezë

Për shkak të pozitës gjeografike vendi ynë po shfrytëzohet nga shumë emigrantë të vendeve aziatike apo afrikane si rrugë kalimi drejt shteteve të tjera evropiane. Policia kufitar e Shkodrës ka ndaluar dje 14 shtetas somalezë, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar dhe po tentonin të shkonin drejt Malit të Zi. Një patrullë policie ka vënë re grupin e emigrantëve dhe menjëherë ka ndërhyrë për ndalimin e tyre. Prej shumë kohësh në vendin tonë hyjnë përmes Greqisë shumë shtetas të huaj, të cilët më pas shkojnë në Itali dhe vende të tjera. Numri më i madh i tyre vjen nga Siria, për shkak të luftës civile atje.

 

 

 

 

 

Comments are closed.