Asnjë lidhje sentimentale përveç historisë së librave!

0
164

Kinema/ “The English Teacher” me Julianne Moore mbërrin në kinema

 

TET_DAY_21_8913.NEFFilmi i shfaqur premierë botërore në Tribeca Film Festival sjell historinë e Linda Sinclair-it, një mësuese anglishteje në gjimnazin e një qytezës së vogël Kingston, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ndan një apartament të vogël me dy mace siameze dhe koleksionin e saj të pasur me libra. Nuk ka asnjë lidhje sentimentale përveç historive të librave dhe autorëve të saj të preferuar. Jeta e saj është më pak e ndërlikuar sa dramat që lexon në faqet e romaneve, por i pëlqen.

Një nga përvojat më të lumtura kinematografike të vitit mbërrin në kinemanë shqiptare.

Kështu të paktën e cilëson filmin “The English Teacher”, “The New York Observer”. Gazeta e cilëson komedinë që ka filluar mbrëmë projeksionet, si një produksion argëtues dhe zbavitës.

“The English Teacher” sjell në rolin kryesor aktoren e njohur Julianne Moore. Filmi i shfaqur premierë botërore në Tribeca Film Festival sjell historinë e Linda Sinclair-it një mësuese anglishteje në gjimnazin e një qytezës së vogël Kingston, në Pensilvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ndan një apartament të vogël me dy mace siameze dhe koleksionin e saj të pasur me libra. Nuk ka asnjë lidhje sentimentale përveç historive të librave dhe autorëve të saj të preferuar. Jeta e saj është më pak e ndërlikuar sa dramat që lexon në faqet e romaneve, por i pëlqen. Por jeta e thjeshtë e Lindës ndërron faqe kur një ish-nxënës i saj, Jason Sherwood (interpretuar nga Michael Angarano), kthehet në Kingston, pasi ka dështuar për të vënë një shfaqje teatrale në Nju Jork. Tani në moshën 20-vjeçare, Jason është gati të braktisë artin, nën presionin e të atit, dr. Tom Sherwood (interpretuar nga Greg Kinnear), për tu përballur me realitetin dhe për të vazhduar juridikun. Por Linda nuk e pranon idenë që Jason po heq dorë nga ëndrrat e tij, ndaj vendos ta angazhojë në produksionin e një shfaqje shkolle. Dalëngadalë gjërat fillojnë të ndryshojnë mes mësueses dhe ish nxënësit të saj dhe Linda vihet përballë dilemës për të dalë nga jeta e saj komode si nëpër libra.

Regjisori Craig Zisk shënon me këtë filmi metrazhin e tij të parë të gjatë. Por ai është tashmë i njohur me komeditë e suksesshme: ka drejtuar episode të serive të njohura si Weeds, Nip/Tuck and Nurse Jackie.

“Unë isha duke kërkuar për një histori bindëse njerëzore me sens humori. “The English Teacher” I përmbante të gjitha këto që kërkoja”, – është shprehur regjisori Craig Zisk. Ndërsa aktorja Lily Collins pjesë e kastit të filmit është shprehur: “Ishte një bashkim aktorësh, po aq i mirë sa historia. Këto më futën në këtë projekt”.

Fluiditeti në histori është i dukshëm, sidomos në batuta dhe në zhvillimin narrativ dhe kjo falë meritës së skenaristëve Dan e Stacy Chariton, që kanë punuar për fumetin Marvel Silver Surfer.

Julianne Moore, do të jetë në kinema edhe me filmat “The Seventh Son” e “Carrie”. Ajo është një aktore që ka treguar se ka ditur të kalojë mjeshtërisht nga komedia në refleksion, por duke ruajtur gjithmonë vërtetësinë e lojës së saj. “The English Teacher” është një komedi për të mos u humbur që vijon në njëfarë mënyre komedinë gjysmë-realiste “Bad teacher” (2009) apo “You, Me and Dupree”.

 

 

Një histori me sens humori

Regjisori Craig Zisk shënon me këtë filmi metrazhin e tij të parë të gjatë. Por ai është tashmë i njohur me komeditë e suksesshme: ka drejtuar episode të serive të njohura si Weeds, Nip/Tuck, and Nurse Jackie. “Unë isha duke kërkuar për një histori bindëse njerëzore me sens humori. “The English Teacher” I përmbante të gjitha këto që kërkoja”, – është shprehur regjisori Craig Zisk. Ndërsa aktorja Lily Collins pjesë e kastit të filmit është shprehur: “Ishte një bashkim aktorësh, po aq i mirë sa historia. Këto më futën në këtë projekt”.

 

Skeda e filmit

Titulli: The English Teacher (2013)

Regjia: Craig Zisk

Skenari: Dan Chariton, Stacy Chariton

Aktorë: Julianne Moore, Michael Angarano, Greg Kinnear

Kohëzgjatja: 93 minuta

Gjinia: komedi, dramë

Sinopsi: Jeta e një mësueseje anglishteje ndryshon kur një ish-student i saj kthehet në qytetin e vogël pas dështimit në teatrot e Nju Jorkut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency