Shoqëritë e sigurimeve paguajnë 63% më pak dëme për jetën

0
131

Ervin Kaduku

  – Paradoksi: Të ardhurat e tyre si gjashtëmujor në sektorin e sigurimeve të jetës në Republikën e Shqipërisë sivjet kanë shënuar një rritje në masën 15 për qind krahasuar me një vit më parë

 

ass1Në tregun e sigurimeve vijon të ravijëzohet një paradoks, i njohur dhe i konsoliduar bindshëm tashmë: kompanitë rritin të ardhurat nga primet e sigurimit në produkte të ndryshme, ndërkohë që ulin shifrën e dëmshpërblimeve. Si pasojë, nëpër gjykata janë bërë “mullar” dosjet me ankesa e padi civile të qytetarëve të dëmtuar. Kjo është më e dukshme në fushën e dëmeve të mjeteve motorike e aksidenteve në rrugë. Por, edhe në fushën e sigurimeve të jetës, ku operojnë vetëm tri kompani kryesore të sigurimeve, ndodh i njëjti fenomen.

Gjashtë muajt e parë të vitit kanë rezultuar mjaft pozitivë për sigurimet e “Jetës”. Të dhënat e raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ky segment u rrit me 15 për qind në krahasim me periudhën janar-qershor të vitit 2012, ndryshe nga çfarë po ndodh me “Jo-Jetën”. Primet e shkruara bruto arritën vlerën e rreth 470 milionë lekëve. Por, pavarësisht performancës pozitive, ky segment vazhdon të zërë një pjesë të vogël në tërësinë e tregut me rreth 11%.

Rritja e këtij sektori i detyrohet në pjesën më të madhe produktit “Jetë Debitori” që zë mbi 63% të tregut dhe që për 6-mujorin e parë të 2013-ës u rrit me 34%. Ky është një produkt që lidhet drejtpërdrejtë me kreditimin, pasi renditet si një ndër kushtet që huamarrësi duhet të paguajë për të marrë kredinë. Ndërsa pothuajse të gjitha klasat e tjera të sigurimeve të “Jetës” kanë shënuar rënie për periudhën janar-qershor 2013 krahasuar me të njëjtën e një viti më parë.

Por, rezultat nuk janë optimiste sa i përket pagesës së dëmeve që kanë shënuar rënie shumë të fortë me rreth 63%, duke e llogaritur vlerën në total në rreth 28 milionë lekë, një shifër shumë e ulët kjo që tregon edhe një herë se kush është ngërçi i vërtet i tregut të sigurimeve ( pra niveli shumë i ulët i pagesës së dëmeve që në total për tregun ra me rreth 9%).

Sa i përket ecurisë së tri kompanive që operojnë në këtë segment, nga të dhënat bie në sy rënie e ndjeshme e primeve të shkruara bruto të kompanisë me aksione shtetërore INSIG ( rreth 28%). Ka performuar mirë gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti Sigal Life Uniqa Group Austia, primet e së cilës u rritën me rreth 42%, ndërsa Sicred shënoi rritje të primeve në masën 18%. Falë ecurisë së mirë, Sigal Life Uniqa Group Austia ka arritur të zotërojë rreth 58% të tregut nga rreth 47% që zinte në periudhën janar-qershor të vitit 2012. Insig ka humbur ndjeshëm kuotat, duke arritur në vetëm 19% nga rreth 31% që ishte 6-mujorin e parë të vitit 2012.

 Autoriteti i Mbikëqyrjes

Të dhënat e raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ky segment u rrit me 15 për qind në krahasim me periudhën janar-qershor të vitit 2012, ndryshe nga çfarë po ndodh me “Jo-Jetën”. Primet e shkruara bruto arritën vlerën e rreth 470 milionë lekëve. Por, pavarësisht performancës pozitive, ky segment vazhdon të zërë një pjesë të vogël në tërësinë e tregut me rreth 11%.

Rritja e këtij sektori i detyrohet në pjesën më të madhe produktit “Jetë Debitori” që zë mbi 63% të tregut dhe që për 6-mujorin e parë të 2013-ës u rrit me 34%. Ky është një produkt që lidhet drejtpërdrejtë me kreditimin, pasi renditet si një ndër kushtet që huamarrësi duhet të paguajë për të marrë kredinë. Ndërsa pothuajse të gjitha klasat e tjera të sigurimeve të “Jetës” kanë shënuar rënie për periudhën janar-qershor 2013 krahasuar me të njëjtën e një viti më parë.

 

 

 

 

 

Eksportet bujqësore me fqinjët, rritje 30% në 6 muaj

 Ervin Kaduku

6-mujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje të eksporteve të produkteve bujqësore me vendet fqinje me 30%, çka përkthehet në më shumë të ardhura për fermerët. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, gjysma e parë e vitit 2013 regjistron një rritje në total prej 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku përfshihen produktet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale.

Konkretisht eksportet e produkteve bujqësore e kanë pasur rritjen më të madhe në 3-mujorin e dytë të vitit. Zëri perime (përjashtuar bostanin) paraqitet me rritje prej 53% në dhe 75% në vlerë. Kjo shifër tregon se rritja e prodhimit nga fermerët shqiptar në këtë gjashtëmujor ka qenë e lartë, duke plotësuar nevojat vendase dhe kërkesat e shteteve fqinje. Eksportet e frutave janë ulur 14% në sasi dhe janë rritur rreth 52% në vlerë.

Konkretisht eksporti i perimeve krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë ka rezultuar nga 18.5 mijë ton në 28.4 mijë ton, duke rritur të ardhurat me 371 milionë lekë. Ndërsa, në zërin e frutave në sasi tregtia me jashtë ka pësuar ulje. Nga 1559 ton fruta që janë eksportuar një vit më parë, këtë vit janë shitur 1339 ton, por në vlerë monetare rritja është me vlerë 24 milionë lekë. Në total eksportet bujqësore kapin shifrën e 2.5 miliardë lekëve vetëm për 6-mujorin e parë të vitit. Ndërsa importet në total paraqiten me ulje prej 8%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency