Nga dje, shteti njeh paga të reja maksimale dhe minimale për efekt kontributesh

0
158

Ervin Kaduku

 

RrogatNga dita e djeshme, në Republikën e Shqipërisë ka ndodhur ndryshimi i pagave minimale dhe maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në zbatim të vendimit nr. 581, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1114, datë 30.7.2008 të Këshillit të Ministrave”, botuar në “Fletoren zyrtare” nr. 125, datë 30.7.2013, duke filluar nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 19.026 lekë, ndërsa paga maksimale mujore do të jetë 95.130 lekë.

Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore, për llogaritjen e kontributeve është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr. 111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo pagë (sipas VKM nr. 573 date 3.7.2013 “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”), duke filluar nga data 1 korrik 2013 e në vazhdim është 22.000 lekë.

Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim do të jetë 2.500 lekë në muaj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar për një ndryshim të tillë gjithë publikun taksapagues, duke thënë edhe se për çdo pyetje apo informacion mund të kontaktohet me Drejtoritë apo Sektorët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore.

 

Kontributet

Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim do të jetë 2.500 lekë në muaj.

Tatimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar për një ndryshim të tillë gjithë publikun taksapagues, duke thënë edhe se për çdo pyetje apo informacion mund të kontaktohet me Drejtoritë apo Sektorët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore.

 

 

Nga 1 gushti 2013

 

Paga më e ulët e njohur nga shteti për efekt kontributesh

 19.026 lekë

 

Paga më e lartë e njohur nga shteti për efekt kontributesh

 95.130 lekë

 

 

Kosovë

Sivjet kanë falimentuar 770 biznese

Sipas statistikave, në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shuar 770 biznese, kurse gjatë periudhës se njëjtë të vitit të kaluar numri i bizneseve të shuara ka qenë 587.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nuk bëjnë të ditur arsyen e shuarjes se këtyre bizneseve, ngase, sipas tyre, me ligj nuk është paraparë arsyetimi për mbylljen e biznesit. Njohës të ekonomisë si shkas përmendin klimën e papërshtatshme për të bërë biznes në vend. Njëra nga bizneset e falimentuara në këtë gjashtëmujor është edhe firma “Profil Plast”. Pronari i saj, Afrim Jaha, tregon për gazetën “Kosova sot” se ngarkesat e larta tatimore e kanë detyruar ta çregjistrojë biznesin e tij, pasi thotë se më shumë është dashur të paguajë obligime, sesa që ka fituar. “Është për t’u habitur se si ato biznese që veprojnë me zanat, TVSH-në e kanë 9 për qind, ndërsa p.sh kafeteritë e kanë 3 për qind. Çfarë dallimi, kafeteria mund t’i shesë me qindra kafe, kurse unë nuk mund të shes as edhe një nga prodhimet e vetme për disa ditë, ndërsa unë paguaj nëntë për qind”, – u shpreh Jaha.

Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit janë të regjistruar 124 mijë 707 biznese. Arta Istrefi, zëdhënëse në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë të ditur për “Kosova sot” se 770 biznese janë shuar gjatë periudhës janar-qershor. “Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit janë të regjistruar 124.707 biznese. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shuar 770 biznese. Me ligj nuk është paraparë arsyetimi për mbylljen e biznesit, andaj, ajo është vullnetare dhe nuk deklarohet arsyetimi për të”, – ka thënë ajo.

 

 

Nga Ballkani janë transferuar ilegalisht 111 miliardë dollarë

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur 111 miliardë dollarë nga transferet e paligjshme financiare përmes krimit, korrupsionit dhe fshehjes së tatimeve.

Kjo humbje, siç transmeton INA njoftimin, ka ndodhur për periudhën nga viti 2001 – 2010, ndërsa studimi i përbashkët i Organizatës Global Financial Integrity (GFI) dhe Institutit Adratik për Politika Publike (AI) nga Zagrebi, nën përkujdesjen e ekonomistëve të shquar Raimond Beiker, Dev Ker dhe Natasha Srdoq. Studimi do të përfshijë një raport të detajuar për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për periudhën prej 21 viteve të fundit. Hulumtimi do të fokusohet në transaksionet dhe transferet ilegale financiare, politikat e fshehjes së tatimeve, krimit dhe korrupsionit, ndërsa në fokus do të jenë vendet si: Shqipëria, Bosnjë – Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia. Nga rezultatet e para të GFI theksohet se Ballkani nga viti 2001 deri 2010 ka humbur më shumë se 111 miliardë dollarë nga këto dukuri.

“Transferet e paligjshme të kapitalit e rrënojnë zhvillimin ekonomik, rrisin inflacionin, nxisin korrupsionin dhe zvogëlojnë të ardhurat tatimore, por në një aspekt tjetër shkaktojnë edhe çrregullim në të ardhurat. Transferet e paligjshme nga vendet e Ballkanit kanë pasoja serioze”, – deklaroi Raimond Beiker, kryetar i GFI. Studimi do të prezantojnë shumë raste dhe analiza të pastrimit të parave dhe aktiviteteve kriminale që kanë ndikuar dhe kanë ndihmuar çdo vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency