Të kënaqesh me seks, nuk është e pamoralshme!

0
243

womans-sex-driveSeksi kurrë nuk duhet të jetë një detyrim. Në qoftë se dëshironi të bëni seks me një person që e doni, shprehjani atij dëshirën tuaj.

Mos prisni që ai të ndjejë atë që ndieni ju. Mos përdorni kurrë shprehje si kjo: “Në qoftë se më do me të vërtetë, ti duhet të bësh seks me mua”. Këtu dëshira ngatërrohet me detyrimin.

Që të tregoni se jeni të kujdesshëm dhe të ndjeshëm, gjuha që përdorni duhet të jetë plot dhembshuri. Kur ju përdorni moralizime me tepri, ju e keni humbur dhembshurinë.

Për shembull, është krejt pa takt, pa ndjeshmëri dhe pse jo, shkatërruese, po qe se i etiketoni si “kurva”, “kurvarë”, ”bredharakë” dhe me terma të tjerë të papërshtatshëm ata që bëjnë më shumë seks nga ju.

Përpiquni të jeni vetja juaj, që të gjeni mënyrën më të mirë për të vepruar së bashku. Nuk është as e shëndetshme e as tërheqëse, kur përpiqeni të bëheni si dikush që nuk jeni. Mos e gjykoni dhe mos e krahasoni veten me të tjerë. Vlera juaj unike nuk qëndron në ngjashmërinë me shokët ose me yjet e medias. Ju do të dukeni kallp, po qe se imitoni të tjerët dhe nuk paraqiteni si vetja juaj.

Që të jeni vetja, ju duhet të ndieni e të dini se kush jeni në të vërtetë. Përqendrohuni në përsosjen dhe lartësimin e personalitetit tuaj. Vetëm kështu do të bëheni më interesantë dhe më specialë. Për të qenë të ndershëm dhe të dashur me të tjerët, ju duhet të jeni të ndershëm me veten dhe ta doni veten tuaj. Ju duhet të jeni të vërtetë me veten, që të jeni të vërtetë me të tjerët. Është me rëndësi të jeni të ndershëm, por duhet të tregoni simpati e dhembshuri për shokët e shoqet.

Mungesa e barazisë dhe e respektit të vërtetë për ata që janë ndryshe përgatit skenën ku më vonë do të shfaqet agresioni seksual, përdorimi i forcës, abuzimi, violenca dhe përdhunimi në takime.

Përdhunimi në takimet e të rinjve ndodh, sepse vajzat portretizohen prej djemve si “kundërshtuese seksuale”, ndërsa djemtë shikohen prej vajzave si “të vendosur për seks”.

Për sa kohë që ju u besoni këtyre roleve tradicionale, ju i vini kufij kënaqësisë dhe intimitetit.

Ju i hapni rrugën shfrytëzimit seksual.

Në qoftë se djemtë i trajtojnë vajzat si të barabarta, shoqërisht dhe ekonomikisht, vajzat do të inkurajohen për më shumë seks, madje për seks më të mirë. Me këtë dua të them se vajzat duhet të jenë po aq të lira sa edhe djemtë, për të filluar marrëdhënien. Barazia i bën më të përshtatshëm kufijtë fizikë dhe emocionalë midis djemve dhe vajzave. Kjo ndihmon që pëlqimi të jetë i ndërsjellë. Kur vajzat dhe djemtë ndihen mirë dhe të barabartë me njëri-tjetrin, e kanë më të lehtë të zhvillojnë Diskutimin Para Seksit, që është i domosdoshëm, përpara se ata t’i thonë “po” ose “jo” uverturës seksuale.

Në të gjitha llojet e marrëdhënieve që mund të keni, seksi duhet t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë dhe kuptimin e marrëdhënies. Të kënaqesh me seks nuk është e pamoralshme. Ata që nuk bëjnë seks, nuk janë më të moralshëm nga ata që e duan seksin. Po qe se e trajtoni njëri-tjetrin si të barabartë dhe jeni të ndershëm, të hapur, të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, seksi nuk ka si të jetë imoral.

Studimet në të gjitha kulturat e botës tregojnë se sa më represive të jetë një shoqëri lidhur me seksin, aq më shumë inkurajohet frustrimi, agresioni dhe violenca seksuale. Suedia është më pak violente, nga ç’janë shumë vende të tjera. Pse? Sepse në Suedi ka më shumë mbështetje për kënaqësinë seksuale dhe për edukimin seksual.

Nuk është e shëndetshme e as normale që kënaqësia seksuale të kufizohet e të shtypet ose të censurohet. Për të vendosur, nëse duhet të jeni seksualë, ju duhet të vini në peshore faktet pro dhe kundër. Do të ishte gjë e mençur, që ju t’i bënit vetes këto pyetje:

“A dëmtohet dikush nga që unë bëj seks?”

“A do të përfitoj unë dhe dashnori im i mundshëm, prej seksit?”

“A më bën të lumtur kjo marrëdhënie seksuale?”

Natyrisht, ju nuk mund të dini nëse dikush do të lëndohet. Ju nuk mund të dini nëse një sëmundje infektive seksuale, ose një shtatzëni e padëshiruar do të ndodhë. Por, ju e keni një mjet të mençur në dispozicion. Ky mjet është Diskutimit Para Seksit. Ky diskutim do t’ju lejojë të llogarisni rreziqet e mundshme dhe përfitimet që do të keni nga seksi. Para se të filloni seksin, bashkërisht, duhet të vendosni të jeni të përgjegjshëm dhe të praktikoni seksin më të sigurt.

Seksi duhet të jetë aktivitet serioz, por në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe gëzim, edhe lojë, edhe kujdes, edhe kënaqësi e madhe.

Revistat e adoleshentëve dhe të rinjve, si dhe web-sitet, i trajtojnë, vazhdimisht këto zgjedhje seksuale. Disa autorë i ngatërrojnë “hooking-upet”, me “shokët për përfitime”. Ju duhet të dini se këto dy nocione janë dy lloj zgjedhjesh të ndryshme. Të jesh një shok i vërtetë, siç ndodh në marrëdhëniet “shokë për përfitime”, është krejt ndryshe, nga të bësh seks me një të huaj, të cilin kurrë nuk e ke njohur më parë, siç ndodh ne “hooking-up” ose seksin rastësor.

Pavarësisht zgjedhjes që keni bërë, ju e keni të vështirë të kontrolloni tërësisht ndjenjat tuaja, kur jeni duke bërë seks. Nuk është mirë të shtireni sikur nuk çani kokën për dashnorin, kur në të vërtetë, shqetësoheni për të.

 

 8 ëndrrat erotike që shohin femrat dhe meshkujt

Ju mund ta mohoni sa të doni, por nuk do të jeni të besueshëm, sepse të gjithë shohin ëndrra erotike dhe shumë, janë disa të tilla që u përsëriten më shpesh. Dhe nuk ka asgjë të keqe, me sa duket, pasi një studim i përbashkët i kryer nga Universiteti i Amsterdamit dhe ai i Groningenit ka treguar se ëndrra të tilla janë në fakt përkthim i fantazive që ne ushqejmë gjatë ditës rreth aktit intim, duke dëshiruar persona të ndryshëm dhe madje, duke imagjinuar tek bëjmë dashuri me ta.

Për të shtuar më tej se përkthimi i fantazive të tilla në ëndrra, rrit në të vërtetë edhe aftësinë e të menduarit analitik të atyre që i ushqejnë ato brenda vetes.

Ndërkaq, një studim kanadez i kohëve të fundit ka vlerësuar se janë rreth 8% e njerëzve që shohin ëndrra erotike çdo natë dhe në gjysmën e rasteve, madje arrijnë deri në orgazëm.

Ëndrrat tipike të meshkujve:

1. Bëjnë dashuri me partneren ose me një -ish

2. Kryejnë marrëdhënie intime me shumë gra

3. Kryejnë marrëdhënie intime orale

4. Provojnë pozicione të reja në shtrat.

Ëndrrat tipike të femrave:

1. Bëjnë dashuri me partnerin ose me një -ish

2. Kryejnë marrëdhënie me partnerë të ndryshëm

3. Kryejnë marrëdhënie intime orale

4. Ndihen të papërmbajtura ndaj meshkujve

 

 

Facebook-u, më i rëndësishëm se seksi dhe duhani

Mund t’ju duket e pabesueshme, por një studim i ri i Universitetit të Çikagos tregon se rrjeti social Facebook është më i rëndësishëm dhe më tundues se marrëdhëniet seksuale e duhani.

Kërkuesit morën në analizë 250 persona nga 18 në 85 vjeç, të cilët tregonin se dëshira për të shkruar statuse, mesazhe apo për të postuar foto ishte më e fortë se çdo gjë.

7 herë në ditë, për një javë rresht, vullnetarëve iu kërkua që të tregonin dëshirat e tyre dhe sa të forta ishin ato.

Përfundimi ishte ky: Të qëndrojë larg Facebook-ut, Twitter-it e rrjeteve të tjera sociale ishte gjëja më e vështirë.

Wilhelm Hofmann, kryetar i grupit të studiuesve, thotë se duke se rrjeti social ka më shumë akses se “ngacmuesit” e tjerë, është e vështirë ta refuzosh.

“Është e vështirë t’i rezistosh. Mjafton të mendosh që është pa pagesë të qëndrosh gjithë kohën në Facebook”, – thotë ai. Studimi po ashtu tregonte se vullnetarët duhet të merreshin me diçka tjetër që ta hiqnin mendjen nga Facebook-u.

Rezultatet përfundimtare të këtij studimi do të publikohen së shpejtë në gazetën “Shkenca e Psikologjisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency