Liga e Evropës, Kukësi kërkon të bëjë hapin e madh

0
159

Altin Vorpsi

Kukësi – Metalurg Donjeck do të luhet sot në “Qemal Stafa”, në orën 19:30, dhe do të drejtohet nga gjyqtari kazak Artyom Kucin

 

196478_470023239761276_1976686526_nNë “Qemal Stafa” të Tiranës do të luhet një ndeshje “e pazakontë”. “Hirushja” e Superligës që u mbyll, po tenton që të ecë më larg edhe në Ligën e Evropës. Kukësi i Armando Cungut do të sfidojë sot Metalurgun e Donjeckut për një vend në turin e katërt eliminator të Ligës së Evropës. Këtë sipërmarrje ekipi verilindor do ta tentojë pas një tjetre që bëri. Me eliminimin e Sarajevos, ata, pas plot 26 vitesh, u bënë skuadra e vetme që kalon dy ture në një kompeticion evropian. Më parë një histori të tillë e kishte shkruar vetëm Flamurtari.

Optimist

Ecuria e jashtëzakonshme e Kukësit në Europa League me kualifikimin në dy raundet e para tregoi edhe një herë se në futboll asgjë nuk është e pamundur. Në këtë raund të tretë nënkampionia e Shqipërisë do të përballet me Metalurg Donjeckun, që është një kundërshtar me potencial të madh sportiv dhe financiar, por trajneri Armando Cungu beson se duke dhënë shpirtin në fushë, Kukësi mund të vijojë të ëndërrojë.

Cungu e ka të qartë se për të shpresuar te kualifikimi nevojitet fitorja në “Qemal Stafa”. 38-vjeçari e pranon se nuk e ka të vështirë për ta motivuar skuadrën ndaj Metalurg Donjeckut.

Formacioni

Në seancat e fundit stërvitore, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka provuar lojtarët që mendohet se do të jenë titullarë në sfidën ndaj Metalurgut. Nga ajo çka u pa në stërvitje, pritet që formacioni të ketë shumë pak ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit kundër Sarajevos. I vetmi ndryshim mendohet të jetë ai i aktivizimit nga minuta e parë e sulmuesit serb Lazar Popoviç, i cili e nisi nga stoli takimin në Sarajevë dhe në vend të tij u aktivizua Malindi. Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar; me Halilin në portë, Peqinin, Brahen, Malakarnen dhe Hallaçin në mbrojtje, si dhe Prognin, Allmuçën, Karabecin, Hoxhën dhe Alikajn në mesfushë.

 

Lacio

Tare: Berisha do vetëm Lacion

Ajo që po ndodh me Etrit Berishën, ka diçka të pazakontë brenda. Numri një i përfaqësueses sonë pak ditë më parë u kërkua nga Monakoja, më pas Kievo zyrtarizoi kalimin e tij në Verona. Ndërkohë që vetë portieri pak orë pas publikimit të këtij lajmi në uebsajtin e “gomerëve fluturues” pohoi se nuk kishte firmosur për asnjë klub. Puntata më e fundit e kësaj “telenovele” u regjistrua dje, kur Igli Tare, drejtori i përgjithshëm i Lacios, zbuloi synimin e vërtetë të portierit në fjalë. Për mikrofonat e

“Sky Sport”, Tare zbuloi: “Bixarri na ka kërkuar që të luajë për një tjetër ekip dhe ne po përpiqemi që t’ia plotësojmë këtë dëshirë. Atë mendoj do ta zëvendësojë Berisha. Etriti do vetëm Lacion. Kontrata që ka firmosur me Kievon nuk mendoj se është e ligjshme”. Mbi këtë histori kishte hedhur dritë edhe njëri prej menaxherëve të 23-vjeçarit. Flasim për Elver Raçën, prej 15 vitesh është licencuar nga FIFA, që dy ditë më parë foli për “Spori1.com” duke sqaruar të gjithë situatën: “Është mjaft e komplikuar, për shkak të ndërhyrjes së dy menaxherëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk dua t’i bëj të ditur, edhe pse dihet kush janë. Ata i kanë bërë presion Etritit që të hyjë në bisedime me Kievon dhe këtë e kanë bërë pa dijeninë time, madje me probleme të mëdha procedurale”, – tregon Raça. “Marrëveshja mes Kievos dhe Berishës është arritur më 28 qershor, pra ka më shumë se 6 muaj nga përfundimi i kontratës së tij me Kalmarin dhe kjo është e palejueshme nga rregullorja e FIFA-s që të hyjnë në bisedime pa dijeninë e klubit që zotëron kartonin. Së dyti, problemi tjetër qëndron te firmosja e kontratës, ku klientit tim nuk i është dhënë një kopje. Madje, as nuk i është përkthyer në gjuhën e tij. Ka shumë elementë që e bëjnë të pavlefshme, ndaj garantoj se portieri nuk është një lojtar i Kievos dhe nuk ka për të qenë. Klubi italian kërkoi të bisedojë me Kalmarin, por këta të fundit nuk kanë pranuar, pikërisht për çfarë ka ndodhur më parë”, – shtoi menaxheri. Në fund, ai pranoi interesimin e Lacios: “Klubi i Lacios ka pasur kontakte me drejtuesit suedezë dhe ka marrë lejen për të biseduar me futbollistin. Gjithsesi, ka edhe klube të tjera të interesuara. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

 

Deklarata

Cana: Marseja është shtëpia ime e dytë, por dua të qëndroj tek Lacio

Vjet ishte njëri nga më të mirët e Lacios. Edhe pse kur shkeli në këtë klub u cilësua si një blerje e gabuar, shumë shpejt Cana ka rimarrë situatën në dorë, duke fituar jo vetëm stimën e tifozëve, por edhe respektin e teknikut Petkoviç. Boshnjaku arriti që të zbulonte karakteristika të reja tek Cana, i cili tek Lacio është lojtari që luan kudo. Pikërisht pas “rilindjes” Cana deklaroi: “Po jap gjithçka për këtë fanellë dhe do të vazhdoj të djersi për të. Kam tri vite kontratë me këtë skuadër dhe të ardhmen e shikoj këtu”. Pas këtyre fjalëve Cana nuk mohoi edhe “dashurinë” për një nga ish-klubet e tij. “Tek Marseja kam kaluar kohë të mira dhe ju tregoj se është si shtëpia ime e dytë, por tani ndodhem tek Lacio dhe kam shumë uri. Unë dua që të fitojmë akoma këtu ose më mirë kemi dëshirë të fitojmë. Për këtë fakt jam gati që të shkruaj një tjetër faqe të historisë sime në futboll me këtë klub”, – përfundoi Cana.

 

Nisma

“Ecolog” shpëton Shkëndijën

Tifozët ultras shpëtojnë nga falimenti skuadrën tetovare të Shkëndijës, pas një fushate të gjatë të bazuar në emrat më të njohur të trojeve shqiptare, të cilët bënë thirrje publike ndaj kompanisë ndërkombëtare “Ecolog” nën siglën “Ecolog thuaj Po”. Nëpërmjet një video-mesazhi, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Lazim Destani, konfirmoi përgjigjen pozitive ndaj tifo-grupit “Ballistët”, duke theksuar se klubi Shkëndija do të bëhet pjesë e familjes “Ecolog”. Me fushatën e nisur disa kohë më parë nga “Ballistët” u bashkua ditët e fundit edhe Futboll Klub Prishtina, duke kërkuar që kompania e njohur të bashkonte nën ombrellën e saj klubin e shqiptarëve të Tetovës. Shenjat pozitive të një bashkëpunimi të mundshëm “Ecolog” i dha disa ditë më parë duke mbështetur financiarisht shoqërinë e futbollit që rrezikonte të zbriste në kategoritë inferiore, pikërisht për shkak të krizës që e kishte përfshirë. Ashtu siç e konfirmon edhe presidenti i shoqërisë, vendimi u mor pas studimit të situatës në klub nga disa ekspertë të huaj.

Futboll Klub Shkëndija u themelua në vitin 1979 dhe e ka fituar kampionatin maqedonas vetëm një verë në vitin 2011, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në vendin e pestë të klasifikimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency