Vetëm 4 muaj për të bërë ndërtesën më të lartë në botë

0
149

ndertesa me e lartePunimet për hedhjen e themeleve të një rrokaqielli prej 838 metrash, që do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, filluan në një qytet të Kinës Qendrore, deklaroi kompania që merret me ndërtimin e saj.  “E vendosur në metropolin Changsha, kulla ‘Sky City’ filloi ndërtimin”, citon deklarata e kompanisë së ndërtimit “Broad Group”.  Një tabelë e madhe e vendosur në vendin e ndërtimit tregon arkitekturën e kullës, duke specifikuar lartësinë e saj prej 838 metrash, që i tejkalon 830 metrat e “Burj Khalifa”-s në Dubai, e cila aktualisht mban rekordin botëror. “Pas hedhjes së themeleve, ndërtimi i kullës nuk duhet të zgjasë më shumë se katër muaj”, citon më tej deklarata e kompanisë që synon ngritjen e kullës deri në prill të vitit 2014, një projekt me kosto prej 1.11 miliard eurosh. Një shpejtësi e tillë ndërtimi ka ngritur dyshime mbi cilësinë e saj, në një vend ku defektet në infrastrukturë shkaktojnë edhe katastrofa.  “Projekti i qiellgërvishtësit të qytetit Changsha përfshin një zonë këmbësorësh që shtrihet në 10 kilometra, nga kati i parë deri në katin e 169-të, si dhe kinema, park, pishinë dhe kopsht për fëmijët”, nënvizon deklarata e kompanisë.  Kulla është projektuar për të përballuar tronditje sizmike me magnitudë deri në nëntë ballë.

 

 

 

Njeriu që pretendon se është 141 vjeç

Indusi  Feroz Ud Din Mir, i cili ka dhjetë fëmijë, pohon se është personi më i moshuar në botë, meqë ka 141 vjet.  Siç bën të ditur gazeta britanike “Mirror”, ai thotë se ka certifikatën e martesës, në të cilën shkruan se data e lindjes së tij është 10 mars 1872. Din Mir është i lindur në bjeshkët e Kashmirit dhe një kohë të gjatë ka jetuar e  punuar në Pakistan.  Ai është martuar disa herë dhe aktualisht është me gruan e pestë, e cila, nëse është e vërtetë ajo që pohon vetë për ditëlindjen e tij, ka gjashtëdhjetë vjet më pak se ai.  Zyrtarët e Librit të rekordeve të Ginisit aktualisht po verifikojnë këto të dhëna dhe nëse dalin të vërteta pohimet e Din Mirit ky  indus do t’ia marrë ‘titullin’ japonezes Misao Okavi, e cila ka 115 vjet.

 

Kishte humbur në 1961, gjendet në 2013

Shpresat nuk duhen humbur kurrë. Një grua që kishte 52 vjet që ishte zhdukur u gjet nga policia në Kanada.  Lusi Jonson  për herë të fundit është parë nga fqinjë në shtator të vitit 1961 në një paralagje të Vankuverit të Kanadasë. Policia kishte dyshuar në burrin e saj, i cili e kishte lajmëruar zhdukjen e bashkëshortes vetëm pas 4 vjetësh. Policia kishte kërkuar në oborrin e familjes, por nuk ka gjetur asnjë gjurmë, ndërsa rasti Lusi Jonson është shtyrë. Në ndërkohë, më 1990 kishte vdekur burri i gruas zë zhdukur. Policia në qershor të këtij viti kishte kontrolluar gjëra të vjetra të personave të zhdukur, kur vajza e Lusit kishte vendosur të publikojë në një gazetë shpalljen për të përkujtuar mamanë. Shumë shpejt pas kësaj policinë federale të Kanadasë e kishte thirrur vajza tjetër e Lusit, e cila ka sqaruar se nëna e saj gjendet jeton 2.000 kilometra në veri, në rajonin e Jukonit.

 

Lind djali me 2 koka

Nuk ka fund çuditë e kësaj bote. Nuk bëhet fjalë për një “fotohop” por për një realitet që ka tronditur gjithë Indinë. Ka lindur një djalë me 2 koka dhe jo i vdeukur po vazhdon akoma të jetoj. Kokat e djalit, sistemi nervor dhe shtylla janë të ndara dhe ndajnë të njëjtin kafaz brinjësh dhe brezin e supeve. Mjekët thonë se besojnë se mund të shpëtojnë jetën e djalit i cili ka lindur në Jaipur, Rajasthan, të mërkurën. Dr S.D. Sharma, inspektori mjekësor i J.K. Lone spital, tha se raste të tilla janë shumë të rralla, sidomos në mesine djemve dhe janë të njohur si raste ‘Parapagus Dicephalic’. Ai shtoi se ky është rasti i parë në Rajasthan dhe i dyti në Indi. Shumica e kohës, fëmijët që janë me defektin ‘Parapagus Dicephalic’ kanë të lindur të vdekur dhe, në shumicën dërrmuese të rasteve, janë vajza, raporton CBS. Por mjekët janë duke shpresuar se ata mund të ndihmojnë djalin. Një tjetër rast i famshëm i binjakëve të bashkuara ‘dicephalic parapagus’ janë amerikanët Abigail dhe Brittany Hensel, historia e të cilave u shfaq në një serial reality Abby & Brittany. Më parë në shtator të vitit 2011, dy vajzat 11-muajshe vajza nga Sudani të bashkuara në krye të kokave të tyre u ndanë me sukses në Spitalin e Madhe të Londrës Ormond Street për Fëmijët. Binjakët e bashkuar ndodhin në rreth një në 100,000.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency