Trupi e ka gjithë energjinë. Po fjala?

0

Violeta Murati

Loading...

Arsyet e fshehta të regjisorëve pse hyjnë në kërkime teatrore; gjuhë e trupit përballë fjalës si fuqi e shprehjes së energjisë së qënies prej antikitetit vazhdon të jetë përballja e sotme teatrore; Në festivalin e Butrintit pamë tre shfaqje ku regjisorë të karrierës hynin në zonat e errëta të zbulimit të psikës, e mendimit për ta përkthyer në gjuhë të trupit, në formën e quajtur ende të re, të paeksploruar, teatri i lëvizjes

 

 

28 korrik butrintNuk është hera e parë që në festivalin ndërkombëtar të Teatrove në Butrint shihen tendencat evropiane nga po drejtohet teatri sot. Këtë erë trendesh stilistikore sigurisht e kalojnë teatro e regjisorë që punën e tyre e kanë të dedikuar kërkimit, pasi nuk është aq e lehtë në këtë zanat të trajtosh individualitete e të zbulohen histori dhe pse teatri ka prej kohërave antike që flet me një audiencë të gjerë, në hapësire e kohë, herë i gjallë e herë i veshur me kostume të realitetit.

Ndërsa në paradoks, kritika jonë, pra kjo shqiptare, vazhdon të jetë konformiste me çfarë la të gatshme trashëgimia socrealiste, kompromisin e fjalës pa prodhuar mendim. Janë “kritikë” që nuk i mungojnë çfarëdo lloj festivali që organizohen kohët e fundit në trevat shqiptare, e mbeten po aq “legjitime” në çfarë thonë. Në fakt në Butrint ka mundësi të ndryshojë kjo psikozë, pasi pjesëmarrësit nuk janë aq budallenj sa mos të kuptojnë nga burojnë gjithë ato lëvdata alla shqiptare, gati në përunje. Në të shumtën mediokritet kokë e këmbë.

Megjithatë për pjesën e të interesuarve për realitetet teatrore që vijnë në një festival të tillë, pra ata të rinj, Butrinti i nxjerr nga vicioziteti i kryeqytetit.

Shqetësimet e regjisorëve pjesëmarrës në festival nuk i takonin ndonjë realiteti konkret, se sa zbulimit individual. Këtë ka bërë Irina Kouberskaya prej 40 vjetesh në teatër, me veprën e vendit të saj “Shtëpia e Bernarda Albës”, poema tragjik e Lorkës, e njëkohësisht “mësues” i regjisores spanjolle.

Shtatë gra me një tekst të shkurtër, gati të heshtur në përvëlimet dashurore, kanë qenë në skenën e Kouberskaya-s në 30 shfaqje, gjithmonë me kuptime të ndryshme. Sot 72 vjeç, regjisorja spanjolle e la në Butrint “kuptimin e fundit”: imazh, pikturë e muzikë- si muzë fetare e mëkatit, që ende mban të izoluar errësirën e mendjes.

Irina Kouberskaya ka ndarë realitetin e sotëm të shoqërisë spanjolle me ndjesitë e saj, duke e konsideruar këtë vepër si një nga më të rëndësishmen e karrierës së saj në teatër. Lorka është shkrimtari që ka ndikuar aq shumë në jetën e regjisores spanjolle Kouberskaya, sa ajo tregon se “I hapi sytë për një aventurë pafund”, – si një mësues që i stimuloi kurajon, duke nënkuptuar edhe lidhjen me teatrin. Duke perifrazuar fjalët e Lorkës, ajo thotë se përpiqet të “ngrihet në majë të gishtave” për të kuptuar magjinë e tij. Lorkën e do shumë publiku i tij, ai spanjoll, si një autor që theu barrierat psikologjike duke ndikuar direkt në ndërgjegjen e njerëzve. Mbi këtë kuptim të Lorkës, regjisorja spanjolle ka realizuar rreth 30 shfaqje të veprës së tij, e perceptuar si mjaft e vështirë për regjisorët në përpjekjen për të dalë jashtë psikologjisë, tabuve.

Po të një karrierë të gjatë, si edhe regjisorja spanjolle, Alexandër Ignatievich Belsky një emër me zë në teatrin e Ukrainës solli në Butrint teatrin e Pantonimës, stinët e Vivaldit si erozion artistik tërësisht i dedikuar gjuhës së trupit; lëvizje, mimikë, klounadë. Ky regjisor flet për karrierën e tij 40 vjeçare dedikuar vetëm teatrit të trupit, energjisë që prodhon qënia njerëzore për të komunikuar pa fjalë.  Belsky është përfaqësuesi i një brezi që sollën ndryshime pikërisht në konceptin e fjalës në teatër, duke treguar në Butrint se është influencuar nga artisti i njohur francez, Marcel Marceau, i cili ka qenë për dy vjet mësuesi i tij.

Në fakt Belsky e lidh “ushqimin” e tij me Ukrainën e viteve ’70-të kur teatri rus ishte pasqyra ku teatri shihej në zenit të tij, dhe kur regjisori një djalosh i ri ndiqte klasën e pantonimës  i udhëhequr nga regjisori rus Gorodetsky. Konsiderohej një formë e re teatri. Në fakt, kjo ere e re e viteve ’70-të e ka lëkundur shpesh skenën si një anijë në perëndim. Derisa vite të fundit pantonima, gjuha e trupit po zbret në rrugët e qyteteve.

Për Blesky nuk ishte e lehtë të përmbysej “bota e fjalës” në teatër dhe të mos ndjente mungesën e saj, derisa kërkimi në qenie për një gjuhë tjetër u bë mjeshtëri.

“Ishte fat dhe një nga gjërat më të vyera në jetë njohja me Marceun. Idetë e tij do të formëzonin një tjetër koncept teatror tek unë, një koncept të cilin do t’i kushtoja gjithë jetën time. Ai ishte një pasionant i madh, i cili besonte se muzika mund të zëvendësojë fjalët. Filozofia e veprave të tij ishte puna. Për Marcel e rëndësishme është të zgjedhësh një pjesë teatrale, ose një vëllim poetik të cilin vërtet e pëlqen, dhe me punë mund të arrish ta kthesh në muzikë”, thotë Bielsky.

Belksy beson në teatrin e tij, si formë e re që ende nuk është zbuluar e kërkuar sa duhet. Kjo e nxit të jetë ithtar deri në fund, e për këtë arsye bashkë me trupën që drejton ka ngritur dhe akademinë, shkollën e Teatrit të Muzikës dhe lëvizjes, ku përgatisin enkas studentë.

Megjithatë gjithçka në skenën e Belsky zbret nga mendimi, fjala. Letërsia është pasioni i madh, ku lexon e zbërthen të fshehtat  pas autorit, për ta kthyer më pas në një vepër teatri.

“Veprat e mia janë të lidhura ngushtë me leximin. Unë kam projektuar pantonimat e mia, me stil, si në vizatimet bardhezi. Kështu fati i një njeriu mund të duket si një fije e humbur në një labirinth pafund. Unë jam përpjekur të hedh disa copëza dritëze në hijen e njeriut, që të mos trembet nga ankthi i tij”.

Edhe performanca e trupës së teatrit të ardhur nga Bergamo, Itali, duke performuar në rrugët e Sarandës prekte ekspresionin, si shprehje e dinamikës në format e saj më të avancuara. Ishte shfaqja përmbyllëse e festivalit. Por njëkohësisht fasha e vazhdimisisë së debatit mbi teatrin. “Si ëngjëjt në qiell” lëshoi aktorët në tokë, mbi monumentet e shëtitores së qytetit, depërtuar mes njerëzve, komunkimi: heshtje, lëvizje në një mjedis të jetës së gjallë në një hapësirë urbane.

Regjisori Luigi Pezzotti në një komunikim të drejtpërdrejtë flet për punën e tij si një lehtësi e vendosur me publikun, se gjuha e gjesteve privilegjon trupat si dialog, kuptuar nga çdo gjuhë. Është dhe kjo një punë kërkimore e Pezzottit për të mos e ndarë publikun nga aksioni i tij, duke rrëmbyer vemendjen e njerëzve, kuriozitetitn e tyre, po edhe emocionet. “Unë besoj se ajo që ne performojmë, depërton dhe kuptohet nga publiku i çdo vendi.Gjuha e gjesteve dhe ajo e trupit përkthehet njësoj në çdo gjuhë te botes. Ne kemi marrë pjesë në dhjetëra festivale, por këtu jemi shumë të emocionuar sepse ka shumë njerëz dhe shumë kuriozitet”, shpjegoi punën e tij Pezzoti. Megjithatë për pjesën shqiptare mbetet vetëm habia e realizimit, gjestet radikale që zgjedhin regjisorët e huaj me dedikimin e karrierës së tyre, të formës së të bërit teatër. Ky është hendeku i madh i kuptimit pse në hapësirat skenike mbetet bosh vendi ynë, qoftë si zë ashtu dhe me mungesën e zbulimit individual pa pyetur së paku një herë, pse ka krizë në teatrin shqiptar?!

Regjisoja spanjolle, Irina Kouberskaya:

Gjuha e zezë e Lorkës

“Një nga arritjet më të mëdha të shekullit XX ishte se nxori në pah vlerat e poetëve të së shkuarës. Në çdo vend kishte poetë të tillë, të cilët në rrethana të ndryshme, ishin kthyer në shpirtin e kohës. I tillë ishte Federiko Garsia Lorka. Brezi ynë u rrit i frymëzuar nga poezia e tij. Është detyra e çdo artisti t’i flasë kohës, dhe kur mendimet e tij i kushtojnë dhe jetën, si në rastin e Lorkës. Fjalët e tij merren për të perifrazuar fenomene të ndryshme, jo vetëm në Spanjë. Lorka ka një argument të ashpër, për sa i përket shenjtërisë së gjuhës”

Regjisori ukrainas, Alexandër Ignatievich Belsky:

 Të kthesh një vëllim poetik në muzikë, gjuhë të trupit

“Ishte fat dhe një nga gjërat më të vyera në jetë njohja me Marceun. Idetë e tij do të formëzonin një tjetër koncept teatror tek unë, një koncept të cilin do t’i kushtoja gjithë jetën time. Ai ishte një pasionant i madh, i cili besonte se muzika mund të zëvendësojë fjalët. Filozofia e veprave të tij ishte puna. Për Marcel e rëndësishme është të zgjedhësh një pjesë teatrale, ose një vëllim poetik të cilin vërtet e pëlqen, dhe me punë mund të arrish ta kthesh në muzikë…. Veprat e mia janë të lidhura ngushtë me leximin. Unë kam projektuar pantonimat e mia, me stil, si në vizatimet bardhezi…”

 

Regjisori italian, Luigi Pezzotti:

Gjuha e trupit depërton te publiku i çdo vendi

 

Regjisori Luigi Pezzotti në një komunikim të drejtpërdrejtë flet për punën e tij si një lehtësi e vendosur me publikun, se gjuha e gjesteve privilegjon trupat si dialog, kuptuar nga çdo gjuhë. Është dhe kjo një punë kërkimore për të mos e ndarë publikun nga aksioni i tij, duke rrëmbyer vemendjen e njerëzve, kuriozitetitn e tyre, po edhe emocionet. “Unë besoj se ajo që ne performojmë, depërton dhe kuptohet nga publiku i çdo vendi.Gjuha e gjesteve dhe ajo e trupit përkthehet njësoj në çdo gjuhë te botes”, shpjegoi punën e tij Pezzoti.

 

 

Kinemaja e Lumbardhit, fytyra e botës sot

Festivali Ndërkombëtar i Filmit dokumentar dhe të shkurtër, njohur “DOKUFEST” ka shpallur programin e filmave që do të shfaqen në 7 programe garuese. Festivali do të hapet më 17 gusht me shfaqjen e filmit të shquar Stories Ëe Tell nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi. Hapja e festivalit po ashtu do të shënohet me shfaqjen e filmave në kinematë e tjera, përfshirë shfaqjen e filmit nga Gara e Filmave për Ambientin Blackfish nga Gabriela Coëperthëaite dhe The Human Cargo nga Daniele Vicari nga Gara e Filmave për të Drejtat e Njeriut, mes tjerash. Një numër i filmëbërësve do të jenë prezent në festival, përfshirë Jason Osder me Let The Fire Burn, Mia Engberg me Belleville Baby, Oskar Alegria me The Search For Emak Bakia, Yuri Ancarani me Da Vinci, Lana Ëilson me After Tiller dhe Ric Esther Bienstock me The Tales From the Organ Trade. Shumica e regjisorëve nga Gara e Filmave nga Ballkani dhe Gara Nacionale do të jenëprezent, e poashtu edhe regjisorët dhe producentët nga Gara e Filmave të Shkurtër. Në total më se 100 filmëbërës do të jenë prezent në festival.

“Ne jemi të gëzuar të prezantojmë një program të zgjeruar të filmave garues në DokuFestin e këtij viti, me filma të cilët e portretizojnë botën bashkëkohore në menyrë të guximshme, provokative dhe të sinqertë. Filma për bletë, anije dhe macën e quajtur Baby, piratët e Detit të Zi, mblesit nga Ballkani, punk vajzat me maska apo eksodin masiv janë vetëm një pjesë e seleksionimit eklektik të filmave garues këtë vit dhe ne mezi që po presim t’i ndajmë këta filma me publikun tonë në gusht” thotë Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest.

Filmat që do të shfaqen në garën e filmave të Ballkanit janë: Unplugged / Mladen Kovačević / Serbi/Finlandë, 2013 – Arti i muzikës i luajtur me gjethet e drunjve; Escape / Srđan Keča / Serbi/Bosnje dhe Hercegovinë, 2013 – Tri rrëfime për tri gra rome nga Ballkani; Dragan Ëende – Ëest Berlin / Lena Müller, Dragan von Petrovic / Gjermani/Serbi, 2013 – Një portier i bordellos në Ballkanin Perëndimor dëshiron ta kthejë murin dhe të shkuarën; A Sort of Love / Dirk Schäfer / Gjermani/Turqi, 2012 – Për një vit filmbërësi Dirk Schafer shoqëroi tridhjetë vjeçarin Nevzat nëpër jetën e tij të çrregullt; One step ahead / Dimitris Athiridis / Greqi, 2012 – Yiannis Boutaris, një prodhues vere kulminant, anëtar me rëndësi i shoqërisë civile dhe aktivist i nderuar i ambientit, në moshën 68 vjeçare është kandidat i pavarur për kryetar të Selanikut; Gangster of Love / Nebojša Slijepčević / Kroaci, 2013 – Mblesi Nediljko Babic, gjithashtu i njohur si “Gangsteri” i ndihmon një nëne beqare në Bullgari të gjejë një burrë të ri në Kroaci; Ëhen I Ëas a Boy, I Ëas a Girl / Ivana Todorović / Serbi, 2013 – Goca është transferzite në Beograd, kryeqyteti i një vendi ku organizimi ose pjesëmarrja në një paradë të homoseksualëve është e ndaluar;Mama Europa / Petra Seliškar / Slloveni/Maqedoni/Kroaci, 2013 – Mama Europa është një dokumentar humoristik e kreativ rreth kufijve të Europës dhe për ata jetët e të cilëve janë ngushtë të lidhur me ta; My Child / Can Candan / Turqi, 2013 – My Child (Fëmija im) ka të bëjë me një grup guximtar dhe frymëzues të nënave dhe baballarëve në Turqi, të cilët janë prindër të individëve LGBT(Lesbikeve, Gejve, Biseksualëve, Transferzitëve) etj

Ndërsa është një listë e gjatë që presin garën e filmave dokumentar ndërkombëtar, garën e filmit me metrazh të shkurtër ndërkombëtar, garën e filmave për të drejtat e njeriut, gara e filmave të mjedisit, gara e filmave për të rinj, si dhe garën e filmave nacionale nga Kosova, Maqedonia, dhe Shqipëria.

Bienalja “Netët e muzikës klasike”
Nga data 1 deri në datën 8 gusht, në qytetin bregdetar të Durrësit, ku gjatë verës pushojnë me mijëra pushues vendas, të huaj dhe nga vendet fqinjë me popullsi shqiptare, do të mbahet edicioni i 6-të i bienales së muzikës klasike “Netët e muzikës klasike”. Bienalja e sivjetshme e muzikës klasike zhvillohet nën moton: “Durrës: 700 vjet muzikë – nga Kukuzeli në ditët tona”. Ndaj dhe Nata e Muzikës së Vjetër i është dedikuar sivjet muzikantit të lashtë durrsak  Jan Kukuzelit (sh.XIII),  Nata e Muzikës Mesjetare Antifonarit durrsakut Gjergj Danush Lapacaj (sh. XV); Nata e Muzikes Barrok do i kushtohet arshivit të Familjes Durazzo (sh. XVIII); Nata e Muzikes Shqiptare do të trajtojë temën mbi artin e violinës në Shqipëri dhe të shkollës violinistike durrsake Vepra e porositur enkas për çdo edicion, këtë vit do të jetë krejt e veçantë – 10 kompozitorë nga Durrësi kanë shkruar secili nga një variacion mbi një korale të Kukuzelit. Thuajse të gjitha veprat do të jenë premiera. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë solistë edhe instrumentistë durrsakë të suksesshëm jashtë vendit. Në bienale merr pjesë edhe Grupi Instrumental  Siglo XX, një nga grupet më të njohura të muzikës moderne i drejtuar nga një instrumentist nga Durrësi. Ky grup do të luajë gjatë Natës së Muzikës Moderne “Kuartetin e Fundit të Kohërave” të Messiaen, një nga kryeveprat e padiskutueshme të muzikës së shekullit XX. Gjatë ditëve  të bienales do të zhvillohet edhe Koncerti Didaktik me titull “Muzika dhe Matematika” si dhe do të mbahet Nata e Yjeve te Rinj, një  konkurs i talenteve të rinj, që do të zgjedhë solistin më të mirë, i cili do të ftohet për disa koncerte në Spanjë.

 

“Fausti prej Tirane” në shtator

Monodrama e dramaturgut të njohur Stefan Çapaliku me titull “Fausti prej Tirane” do të ngjitet si premierë absolute në shtator në skenën e teatrit të kryeqytetit.

Regjisor dhe aktor i dramës është Alfred Trebicka. Vepra trajton dramën që pësoi brezi i intelektualëve dhe njerëzit në përgjithësi pas kthesës së madhe në vitet ’90 dhe deri më sot në Shqipëri. Ajo merr përsipër t’i trajtojë ndryshimet në planin psikologjik, shpirtëror dhe moral dhe, simbolika e Faustit, ashtu si ajo që ka ndodhur pas viteve 90’ në Shqipëri, ka pikërisht esimizmin, optimizmin, sepse Fausti i Gëtes ishte mendimtar dhe optimist i madh. Fausti nuk është vetëm një pjellë e Gëtes, një figurë që i takon botës gjermane, por një fenomen universal, botëror. Ai është

kthyer në simbolin e një fenomeni të tërë dhe ka një format universal, ndaj është edhe shqiptar.

Loading...