Meshkujt refuzojnë të bëjnë analizat, femrat më të prekura

0
154

Sëmundjet seksuale

70-80 % e femrave me infeksione seksualisht të transmetueshme

 

Feet-of-couple-in-bed-008Sëmundjet seksualisht të transmetueshme vazhdojnë të mbeten një shqetësim  për bluzat e bardha . Shifrat në rritje të të prekurve nga  diagnoza të ndryshme që i përkasin sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë shënuar edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Mjekët thonë se femrat janë më të prekuara nga këto sëmundje  nga ato më të lehtat deri tek ato që sjellin komplikacione në organizëm . “Më duhet të them që në rrethin e Vlorës kryesishtë paraqiten pranë sherbimit shëndetësorë gati 70-80 përqindë femra për probleme të infeksioneve seksualisht të trasmetueshme çka do të thotë që me raportimet tona ato që dominojnë janë femra të cilat shfaqen me sëmundje të karakterit të mykrave,të amidozave dhe infeksioneve të tjera të kualifikuara në sëmundje seksualishtë të trasmetueshme,si dhe rukave, lythave dhe sëmundjeve të tjera të klasifikuara në sëmundje seksualishtë të trametueshme. Për vitin 2012 kemi patur të raportuara nga kjo sëmundje 50 raste, kurse për vitin 2013 deri tani  kemi patur të raportuara nga kjo suvejancë 36 raste”:- pohon Agron Bashllari, shef i epidiemologjisë. Studimet e kryera  nga institucionet shendetsore tek të rinjtë në vendin tonë flasin për shtim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat mund të mbartin edhe pasoja fatale, siç mund të jetë Hiv-Aids. Por ajo që konsiderohet edhe më shqetësuese, sipas mjekëve, është neglizhenca e meshkujve në kryerjen e testimeve dhe analizave përkatëse për trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Femrat rezultojnë të jenë më të prekurat nga këto infeksione, pasi janë këto të fundit që paraqiten për të bërë analizat përkatëse, ndërsa të dhënat për meshkujt pothuajse mungojnë. Në këto raste meshkujt duhet të përdorin patjetër prezervativët. Përveç kësaj duhet shtuar se rreziku i infektimit tashmë ekziston edhe në shoqërinë shqiptare. Pas një periudhe 20-vjeçare, në Shqipëri janë rritur rastet e të prekurve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Këto sëmundje mund të përcaktohen me anë të analizave laboratorike. Nëse dy persona kërkojnë një lidhje të shëndoshë, ky fakt do të ishte një veprim shumë i përgjegjshëm. Megjithëse në këtë aspekt ndërthuren edhe problemet shoqërore si fakti i të ndjerit i/e fyer kur kërkohen prova të tilla etj.  Sipas mjekëve specisalist përgjegjësia shtohet kur mendojmë të krijojmë familje, për faktin se këto sëmundje transmetohen edhe nga nëna tek fëmija gjatë lindjes apo edhe nëpërmjet transfuzioneve të gjakut. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme quhen edhe ndryshe sëmundje veneriane, ndaj zakonisht këto sëmundje studjohen dhe kurohen nga mjekët dermatologë ndaj ata quhen edhe dermatologë-venereologë.

Simptomat

Shpeshherë njerëzit alarmohen pa shkak të dukshëm për këto sëmundje dhe herë të tjera i neglizhojnë deri në pikën kur bëhen shumë të rrezikshme. Shpesh një sëmundje e cila mund të shërohet nëse merret mjekimi i nevojshëm dhe i plotë, mud të ketë komplikacione nëse lihet pas dore. Të sëmurët mund të dallojnë një plagë në organet gjenitale e cila nuk dhemb, mund të kenë rrjedhje qelbi sidomos në mëngjes herët nga kanali i urinës, mund të vërejnë  enjtje të gjëndrave përreth organeve gjenitale dhe të kenë kruarje e djegie. Simptoma të tjera mund të jenë flluckat me lëng të cilat dhembin ose djegin, elementet e vogla të rritura mbi lëkurë apo lythet që marrin formën e lulelakrës kur kanë një periudhë të gjatë që nga moment i formimit të tyre. Këto janë disa nga shenjat që të bëjnë të mendosh se je infektuar nga sëmundje të tilla. Por duhet të dimë që vlerësimi i fundit i takon mjekut, sepse shenja të tilla mund t’i përkasin edhe sëmundjeve të tjera apo edhe të kemi sëmundje që në fillin nuk shfaqen me shenja lokale në organet gjenitale por me shenja të përgjithshme.

 

 

Reportazh

BBC: Shqipëria lufton imazhin e “tokës së keqe” me çadra dielli

“Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që dëshiron ti bashkëngjitet BE-së, por për ta bërë këtë duhet të bindë Brukselin se po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kështu nis reportazhi i BBC-së dedikuar vendit tonë dhe i transmetuar në BBC Radio 4 me titull Riviera e re: Shqipëria lufton imazhin e “tokës së keqe” me çadra dielli.  Pas dekadash pushime në Korfuzin fqinj, gazetarja britanike Julia Langdon vendos te shohë se ç’po ndodh në Shqipërinë ish-komuniste. “Për 30 vjet shihja nga larg Shqipërinë, shpesh me një lloj drithërime për faktin se nuk dija asgjë për të”- shprehet ajo.

“Bregdeti i saj i zhveshur dhe malet kundërshtuese duket se përfaqësojnë izolimin e vendit të shkëputur nga komunizmi për një gjysmë shekulli, vend i mafias, toka e keqe e Ballkanit-vazhdon reportazhi. “I kisha parë plumbat që ndriçonin natën në qiellin sipër Sarandës, qyteti i vogël në jug të Shqipërisë ku ndodhi rebelimi i fundit i dhunshëm ndërsa vendi përpiqej të siguronte një lloj demokracie 20 vjet më parë. Sot po i afrohem Sarandës për herë të parë. Jam në motorskafin Delfini Fluturues e përgatitur të shoh nxehtësi dhe varfëri. Dhe çfarë ishte gjëja e fundit që prisja të shihja? Cadra dielli në plazh. Mirëserdhët në Rivierën Shqiptare”- vijon rrëfimin gazetarja britanike. Ka një shëtitore me kafene, bare, restorante dhe dyqane për turistë që shesin objekte universale turistike. Ka palma dhe pemë të ndryshme frutore. Ka shezllone dhe një park ujor. Fëmijë të shkujdesur që zhyten dhe shumë pushues, megjithëse pak prej tyre janë vizitorë të huaj. Ka dhe makina, të shtrenjta madje. Dhe në mes të këtij qyteti të vogël: ndërtesa të bukura dhe hotele të këndshme”- vijon reportazhi.  Ashtu si shumë turistë të huaj, edhe gazetares britanike nuk i shpëton parku arkeologjik i Butrintit.
Ka ende probleme në këtë ekonomi tranzicioni, kudo ka ndërtime ndërsa infrastruktura është larg asaj që duhet të jetë e përshtatshme. Ka makina por jo parkingje. Ka produkte konsumi por jo kosha mbeturinash, thekson në reportazhin e saj gazetarja britanike Langdon. Gazetarja nëpërmjet këtij vëzhgimi, pohon se shqipëria  është një vend që ka ende nevojë për rregullime për të qenë sipas kritereve të përshtatshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency