Makina e parë me hidrogjen

0
182

 
images

Makina e parë për prodhim masiv që funksionon me hidrogjen do të arrijë së shpejti në Londër. Kompania Hyundai shpreson që makina që nuk emeton asnjë lloj gazi do të luajë rol kryesor në rrjetin e zgjeruar të makinave me hidrogjen që financohet nga qeveria britanike. Hyundai thotë se automjeti që funksion me hidrogjen bën një distance më të madhe sesa makinat konvencionale me bateri dhe ka avantazhin që nuk emeton asnjë lloj gazi. Produkti i vetëm që nxjerr ajo është uji. Marka Hyundai ix35 është seria e pare në botë e makinave me hidrogjen. Robin Hayles është manaxher për kompaninë Hyundai në Britani.  Ai thotë se makina ka avantazhin e madh që e gjeneron vetë elektricitetin, krahasuar me makinat elektrike konvencionale. “Ajo nuk e ka problemin e distancës. Me një mbushje mund të shkosh deri në 640 kilometra.” Dhe kur të mbaron hidrogjeni është shumë e lehtë të mbushësh serbatorin. Makina përdor hidrogjenin për të prodhuar energji përmes një reaksioni kimik. Pesë makina të këtij lloji do të jenë në rrugët e Londrës deri në fund të gushtit.

 

Shitet 500 mijë dollar kurani më i madhë në botë

Një kopje gjigante e Kuranit, librit të shenjtë të besimit islam, është ekspozuar në Kabul, kryeqytet të Afganistanit.  Ky libër është 2.3 metra i gjatë dhe 1.5 metra i gjerë, ka 218 faqe, peshon 500 kilogramë dhe kushton gjysmë milioni dollarë. Punimi i tij ka zgjatur plot pesë vjet.

 

Biçikleta me skelet bambuje

Një kompani e Berlinit i është shtuar klubit të vogël dhe eksluziv të prodhuesve të biçikletave prej bambuje. Kompania “Ozon Cyclery” thotë se bambuja është materiali i përsosur për skeletin e një biçiklete; ajo është e lehtë, e qëndrueshme dhe rezistente ndaj goditjeve. Kjo lloj biçiklete funksionon si çdo produkt tjetër i ngjashëm. Mes fanatikëve të biçikletave vazhdon debati nëse skeletet duhet të jenë prej çeliku apo prej karboni, por bambuja po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes atyre biçiklistëve që duan ta veçojnë veten nga përdoruesit e zakonshëm të këtij mjeti transporti. Në punishten e vogël që ndodhet në lagjen Friedrichshain të Berlinit gjatë tre viteve të fundit janë montuar rreth 70 biçikleta prej bambuje. Themeluesit e kompanisë thonë se pesha e vogël e skeletit është një ndër avantazhet kryesore të produktit të tyre.

 

 

 

Anijet kozmike kanë qënë në sistemin tonë

Eksplorimin e sistemit tonë diellorë janë lëshuar para miliona vitesh nga civilizime shumë të zhvilluara jashtëtokësore, që dispononin teknologji inteligjente, thonë shkencëtarët. Ky është konkluzioni në të cilën kanë përfunduar shkencëtarë nga Skocia, pas një studimi 10-vjeçar të gjithë të dhënave dhe duke shfrytëzuar të gjithë formulat matematikore. Sipas tyre këto civilizime kishin krijuar një flotë makinerish automatike eksplorimi për distanca shumë të gjata. Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut, pohojnë gjithashtu se ka një boshllëk shumë të madh midis teknologjisë që qenieve tokësore dhe atyre jashtëtokësore. Sipas inspektorëve, duke u bazuar në disa gjetjeve dhe ngjarjeve të cilat nuk mund të shpjegohen me inteligjencën, shkencën apo teknologjinë tokësore, paaftësia e qenies njerëzore është kaq e madhe saqë nuk është akoma në gjendje të diktojë apo të zbulojë ekzistencën e trupave të ndryshëm në sistemin tonë diellorë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency