Grabitësi i varëseve të grave plagos me 4 thika 21-vjeçarin

0
184

Elton Qyno

Indrit Zebi i la thikën në trup Jurton Suparakut. Palët u zunë për një femër

 

vrasje_me_thike_71124Konflikti për një femër, ka bërë që një 21-vjeçar të plagoset rëndë nga shtetasi Indrit Zebi, person ky që njihen nga policia si kontigjent krimi, kryesisht në vjedhjen e çantave të grave. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e pallateve 9-të katëshe, tek tuneli ku ndodhet kafe “Europa”. Duke shfrytëzuar mungesën e pak njerëzve, 25-vjeçari Indrit Zebi, ka sulmuar 21-vjeçarin Jurton Suparaku, duke e goditur disa herë me thikë. Si pasojë e këtyre goditjeve, Suparaku, është rrëzuar i përgjakur në tokë, ndërkohë që autori i krimit është larguar me shpejtësi, por që disa metra me larg është arrestuar nga shërbimet e autopatrullës “Shqiponja”. Suparaku, është drejtuar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, ku i është nështruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por ende shëndeti i tij ka qënë i përkeqësuar. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në drejtori, personin e arrestuar të cilin pasi e ka marrë në pyetje ka mësuar se mes të dëmtuarit dhe Indrit Zebit, ka pasur një debat lidhur me ngacmimin e një vajzë. Pas kësaj palët kanë filluar të debatojnë akoma dhe më tepër, derisa konflikti erdhi duke u përkeqësuar, pasi Zebi qëlloi me katër thika në trup 21-vjeçarin.

Thika në këmbë

Gjatë goditjes me thikë, autori i krimit goditjen e fundit ja ka dhënë në këmbë 21-vjeçarit. Teksa e ka qëlluar, thika ka hyrë në kofshë dhe ka mbetur brenda në këmbë, ndërkohë që autori i krimit është larguar në drejtim të srrugës që të nxjer tek institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. Pikëirisht në këtë moment ka ndërhyrë një patrullë policie e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit, Indrit Zebi. Ky i fundit gjatë marrjes në pyetje, ka deklaruar se ishte konfliktuar me Jurton Suprakun për një femër. Ky debat sipas tij kishte lindur katër muaj më parë dhe se sa herë i dëmtuari dhe autori i krimit shiheshin me njëri-tjetrin atëherë, ata xhironin gomat e makinave. Pas këtyre veprimeve, ditën e djeshme, si Suparaku dhe Zebi kanë lënë një vend takim për tu sqaruar. Ata kanë lënë takim në zonën e pallateve 9-katësh, ku sapo janë takuar kanë filluar të goditen me grushta me njëri-tjetrin. 25-vjeçari Zebi, nuk ka duruar me tej dhe ka nxjerë nga xhepi një thikë që e mbante me vehte, duke e qëlluar tre herë në bark dhe herën e fundit e ka qëlluar me thikë në pjesën e këmbës, ku dhe i ka mbetur thika në koshën e 21-vjeçarit. Ngjarja e rëndë, është rregjistruar rreth orës 11:30, kur në këtë zonë ka pasur shumë lëvizje. Aktualisht ndaj Indrit Zebit është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë”, ndërkohë që sipas burimeve të policisë së Tiranës autori i krimit njihet si kontigjent kriminal, dhe se është dënuar dy herë nga gjykata e Tiranës.

Vjedhja e varses

Në 28 prill të vitit 2011, autori i plagosjes së 21-vjeçarit Jurton Suparaku, Indrit Zebi është dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, pasi i ka vjedhur nga qafa varësen e floririt një shtetase. Nga provat e adminsitruar në dosje në cilësinë e provës shkresore rezultoi e provuar se shtetasi Indrit Zebi, më datë 22 nëntor 2010, rreth orës 11:20 minuta ka vjedhur një varëse floriri, shtetases Tefarie Mullai, në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, pranë ambulancës Nr.9, tek rruga e “Kavajës. Menjëherë pas kësaj ngjarje, shtetasia Tefarie Mullai i është drejtuar Koisaritatit të Policisë Nr.2 Tiranë, për të bërë kallzimin për këtë ngjarje, ku ka përshkruar disa karakteistika të personit të dyshuar. Menjëherë, pas dhënies së informacionit nga ky komisariat për vjedhjen e ndodhur, se bashku me përshkrimet e personi, patrulla e policisë që po patrullonte ne rrugën “Myslym Shyri”, deri në rrugën e “Kavajës” ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka parë një person që po vraponte, i cili i kishte karakteristikat e përkshkrimit të dhëna nga salla operative. Menjëherë nga kjo patrullë është bërë ndalimi i tij, në momentin që ai po hynte në makinën, mjetin tip “Benz”, që ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas kontrollimit të mjetit, është gjetur një varëse floriri, e këputur në dy pjesë. Në vëndgjarje, menjëherë pas ndalimit të pandehurit Indrit Zebi, ka ardhur shtetësia Tefarie Mullai, e cila e ka indentifikuar  të pandehurin, si personin që i ka vjedhur varësen. Në këto kushte, punonjësit e policisë kanë bërë edhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në fjalë, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”.

 

 

Kërkimet për Kupën, grekët vijonë kërkimet rreth rrjedhës së lumit “Kalama”

Policia greke po vazhdon me intesitet të lartë operacionin për të arratisurin nga burgu i Trikalas Ilir Kupa. Kërkimet janë përqëndruar në zonën e Vrosina, në afërsi me Janinën. Sipas mediave greke që i referohen burimeve nga policia thonë se i arratisuri shqiptar ende vazhdon të jetë i fshehur në këtë zonë, pa ushqim, pa ujë, pa rroba dhe të kesh vetëm një kallashnikov me vete. Policia beson se Kupa nuk është larguar në një rreze prej 20 km përreth lumit Kalama, si e vetmja rrugë që ai mund të përdorë për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Kërkimet në shtëpitë e braktisura të zonës deri tani nuk kanë sjellë asgjë pasi sipas policisë Ilir Kupa fle jashtë për të mos rënë në gjurmët e policisë. Autoritetet greke besojnë se Kupa ende nuk ka arritur të shkelë territorin shqiptar.  26-vjeçari arriti t’u shpëtonte policisë në përplasjen e armatosur ku mbeti i vrarë njëri prej të arratisurve shqiptarë, Marian Kola. Ilir Kupa është njëri prej 11 shqiptareve te arratisur nga burgu i Trikalas, në fund të marsit. Tre prej tyre janë vrarë nga policia greke, katër janë kapur, ndërsa katër të tjerë janë ende në kërkim. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve gjatë një vizitë në siptalin ku ndodhte oficeri i policisë që u plagos në operacionin për kapjen e Marian Kolës  dhe Ilir Kupës tha se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon sigurinë e qytetarëve grek.

 

 

Grabitja Tiranë

Dhjetë vjeçari, i merr varësen italianes

Një shtetase italiane 30-vjeçare është sulmuar për t’u grabitur dje pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë. Dhunuesi ka tentuar t’i marrë me forcë varësen nga qafa duke e gjakosur dhe është larguar me vrap. Shtetesja italiane ka kërkuar menjëherë ndihmën e policisë rrugore dhe e ka denoncuar dhunën në Komisariatin Nr. 3. Sipas dëshmisë së dhënë në polici të italianes, ajo është sulmuar nga një fëmijë rreth 10-vjeç dhe më pas autori është larguar, duke i lënë në qafë një gërvishtje. Policia ka bërë me diije se gërvishtja nuk është bërë me mjet prehës, por me thonj. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme janë kryer kontrolle në zonë për kapjen e minorenit. Shtetësja italiane është viktimë e rradhës së grabitësve në Tiranë, që janë bërë thuajse të përditshme në kryeqytet. Në një rast të tillë, në përleshje me hajdutët, qytetarja Fatbardha Tafa humbi jetën një vit më parë.

 

Dhuna në familje

Zihen krushqit në Rinas, pas ndrjes së çiftit

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin Nijaz Gjona, banor i fshatit Lin. Ai ishte duke dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Kajuziza Gjona, duke konsumuar veprën penale të dhunës në familje. Policia ka kryer arrestimin e tij të menjëhërshëm, e sensibilizuar më fort nga ngjarjet e fundit macabre që kanë ndodhur në vend, ku krimi brenda familjes mori përmasa të papara.Ndërkohë, po ditën e djeshme një rast dhunë në familje ka ndodhur në aeroportin e Rinasit. Burime nga policia bëjnë me dije se sherri ka ndodhur si pasojë e ndarjes së një çifti, ku katër persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga hetimet paraprake mësohet se vëllai i nuses ka rrahur bashkëshortin e motrës së tij si dhe kunatën dhe kunatin e motrës, pasi nuk ishte dakord me ndarjen. Sherri ka shqetësuar udhëtarët që ndodheshin në aeroportin e Rinasit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Policia ka shoqëruar dhunuesin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency