Universitet, si ndahen 700 kuotat e trojeve

0
172

Mundësi për të rinjtë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja

 

Universiteti-i-TiranesPas miratimit të kuotave për vitin akademik 2013-2014, Shqipëria u ka dhënë përsëri mundësinë kandidatëve nga trojet të kenë mundësi të studiojnë në vendin tonë. Nëpërmjet kuotave të veçanta, 700 kandidatë mund të konkurrojnë për një vend në universitetet publike. Për të aplikuar secili duhet t’i drejtohet fakultetit ku dëshiron të studiojë për të mësuar rregullat e konkurrimit. Kuotat e mëposhtme janë miratuar nga qeveria dhe në muajin shtator do të nisë aplikimi. “Kandidatët nga Republika e Kosovës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. E njëjta procedurë ndiqet edhe për kandidatët nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Kriteret e vlerësimit dhe të pranimit të tyre në këto programe studimi përcaktohen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

 Protesta e veçantë

ZMK: Do të bëjmë plazh te shatërvani i Bashkisë së Durrësit

Një iniciativë e veçantë është ndërmarrë ditën e djeshme nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. Drejtoi i kësaj zyre, Altin Goxhaj, si shenjë proteste për mungesën e plazheve publike, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me të përpara shatërvanit të Bashkisë Durrës. Sipas Goxhajt, vetë ai, por edhe persona të tjera do të bëjnë plazh pikërisht te shatërvani i bashkisë. “Të dielën në orën 11:00, një protestë para Bashkisë Durrës si simbol i bashkive dhe komunave që çdo metër katror plazh ua morën qytetarëve dhe ua dhanë privatëve, duke i hequr çdokujt të drejtën të gëzojnë pakëz pushime konform të ardhurave… se jo për gjë, por në një popull me 1 milion të papunë siç kanë thënë vetë kryetarët e bashkive dhe komunave të bregdetit, u është hequr e drejta e plazhit… dhe ky është një akt i pastër diskriminimi klasor”, – thotë Goxhaj në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook.

 

Bebet “in vitro”, vetëm 30% e çifteve bëhen me fëmijë

Në vendin tonë ka shumë çifte të cilat nuk arrijnë të bëjnë dot një fëmijë. Rreth 12% e çifteve kanë probleme me lindshmërinë dhe 33 mijë e 300 kërkojnë fertilizim “in vitro“.
Por sa efikase është kjo? Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm 30% e atyre që i nënshtrohen këtij procesi arrijnë të bëhen me fëmijë.
Në studimin e ISHP u përfshinë 246 çifte me probleme. Nga ai rezultoi se 45% arrinin në një shtatzëni dhe 14.7% e grave nuk mund ta çonin deri në fund atë. Shkalla e lindjeve të gjalla ishte 67.3%, ndërkohë që 3.9% e tyre lindnin binjakë dhe 2.6% trinjake.
Ndër shkaqet e infertilitetit specialistët rendisin infeksionet seksualisht të transmetueshme, rritja e moshës së lindjes së fëmijës së parë, por edhe stili i jetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency