Tarifat e studimit për të gjitha degët, ja kush përjashtohet nga pagesa

0
161

3 studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit

 

ambasada-italiane-oraret-e-takimeve-per-studentet-qe-duan-te-perfitojne-bursa-studimiËshtë publikuar lista me tarifat e studimit për vitin akademik 2013-2014. Vihet re se tarifat janë rritur në shifra të papërfillshme, duke filluar nga 500 lekë deri në 1500 lekë për çdo degë. Tarifat çdo student do t’i paguajë me 2 këste. Kësti i parë do të paguhet përpara fillimit të sezonit, në muajin janar, ndërsa kësti i dytë do të paguhet në fillim të muajit qershor. Ata studentë, që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë në një program tjetër, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet. Ata studentë të cilët nuk plotësojnë kreditet dhe quhen ngelës do të ripaguajnë tarifën e studimit.

Program të dytë studimi

Për ata kandidatë që do të vazhdojnë një program të dytë studimi, tarifat do të jenë disa herë më të larta. Kështu nëse një kandidatë studion për herë të parë në degën e historisë atëherë ai do të paguajë 23 mijë e 900, por nëse studion për histori si program të dytë studimi do të paguajë 107 mijë lekë. “Kandidatët, që kanë përfunduar me sukses provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të Maturës Shtetërore, si dhe programin e parë të studimeve me rezultate të shkëlqyera, gëzojnë të drejtën të vijojnë studimet në një program të dytë studimi, brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit”, – thuhet në vendimin e miratuar nga qeveria. Shtetasit e huaj, që vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë.

Kategoritë që nuk paguajnë

Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në,institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013-2014, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Po kështu, në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013-2014, 3 studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Raundi i fundit i aplikimit

Raundi i fundit i aplikimeve për në universitet do të jetë formulari A3. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët:

– kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2

– kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013

– kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore

– kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

 

BOX

Kuotat

– Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë                   30 130

– Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit                       29 390

– Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit                           700

– Kuotat për të verbrit (të veçanta)                                                           20

– Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët                                               20

-Kuota për program të dytë studimi                                                          300

– Kuota për transferim studimesh                                                                       500

– Kuota për shtetasit e huaj                                                                      100

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency