Grafitet, mes artit dhe vandalizmit

0
143

Lindita Arapi

Speciale/ Pjesë e kulturës apo thjesht vandalizëm?

Jashtëtokësori i pikturuar me ngjyrë të gjelbër ka dhëmbë të mprehtë peshkaqeni dhe zgërdhihet. Diabolik? Debil? Ndoshta këtë përcaktim e bën më mirë vizitori. Një pamje e tillë mund të jetë edhe thjesht shprehje e një kënaqësie të thellë, sepse ky jashtëtokësor është një “alien legal” – me të drejtë të plotë ekzistence si grafit mbi një mur të posaçëm në Shtëpinë e Rinisë në ish-kryeqytetin gjerman, Bon.

 

grafite-meninaPjesë e kulturës apo thjesht vandalizëm? Mbi grafitet në Gjermani ekziston prej kohësh një debat i ndezur mes pronarëve dhe sprucuesve. Në Bon një artist angazhohet për mirëkuptim.

Jashtëtokësori i pikturuar me ngjyrë të gjelbër ka dhëmbë të mprehtë peshkaqeni dhe zgërdhihet. Diabolik? Debil? Ndoshta këtë përcaktim e bën më mirë vizitori. Një pamje e tillë mund të jetë edhe thjesht shprehje e një kënaqësie të thellë. Sepse ky jashtëtokësor është një “alien legal” – me të drejtë të plotë ekzistence si grafit mbi një mur të posaçëm në Shtëpinë e Rinisë në ish-kryeqytetin gjerman, Bon.

Por ky qytet ka mjaft probleme me figurat apo shkronjat e sprucuara kudo në mure ndërtesash kuti shpërndarjesh elektrike e tunele. Rreth 90.000 euro në vit shpenzon bashkia për fshirjen e tyre. Siegfried Hoss, menaxher i mirëmbajtjes në bashkinë e Bon-it shprehet se kjo shifër është mbajtur konstante në vitet e fundit. Ai është bashkorganizatori i fushatës javore që po zhvillohet aktualisht në këtë qytete kundër grafiteve ilegale. “Janë akte penale, është dëmtim i pasurisë së tjetërkujt”, – thotë Hoss.

Dëme milionëshe

Siegfried Hoss përmend një shembull: Kutitë gri të shpërndarjes së rrjetit elektrik, apo kutitë e postës apo telekomit, të preferuara nga artistët e grafiteve. “Në rast të sprucimit të një kutie të tillë shpërndarëse, atëherë kjo i kushton autorit rreth 200 deri në 300 euro”. Për ata që nuk munden të paguajnë vihen si dënim orë sociale”. Hoss shpjegon se edhe raste të tilla ka pasur. Autorët e grafitit kanë pastruar vetë duke kuptuar njëkohësisht se sa e mundimshme është një punë e tillë”.

Shpresat në Bon janë vënë tek një koordinim më i mirë i punës mes bashkisë, policisë, policisë federale dhe organizatave vendore duke përmirësuar shkëmbimet e përvojave në luftë kundër grafiteve ilegale. Në të gjithë Gjermaninë dëmet e shkaktuara nga grafiti arrijnë vlerën e 200 milionë eurove.

Grafitet legale: Më artistike dhe jetëgjata

Në afërsi të sheshit “Bertha von Sutner” në Bon, sheh në mure të gjatë dhe jo aq qendrorë statujën e birit më të famshëm të Bon-it, i njohur në të gjithë botën me fytyrën e tij serioze dhe flokët e shpupuritur. Ludwig van Beethoven shihet në një portret grafit të stilit klasik. Art i porositur nga bashkia. Ngjyra të qarta dhe një sfond i errët e nxjerrin në pah fisnikërinë e figurës së kompozitorit. Artisti Benjamin Sobala shprehet se grafitet me porosi mund të bëjnë që autorët e grafiteve ilegale të përmbahen me dëshirën e tyre për t’u përjetësuar kudo në qytete. “Beethovenin e kemi pikturuar para tre vitesh, e deri më sot ka mbetur i pastër e i palerosur”.

Sobala është një piktor grafitesh i pasionuar prej vitesh. I ngarkuar nga bashkia e qytetit ai duhet të kujdeset tanimë për më shumë mirëkuptim mes sprucuesve dhe bashkisë. Ai informon në seminare të ndryshme mbi mundësitë e grafiteve legale. Megjithatë artisti e sheh me sy kritik qëndrimin e bashkisë së Bon-it, krahasuar me atë të qytetit Këln. “Po qe se krahasoj Këlnin me Bonin, duket se në Këln gjen shumë sipërfaqe legale të ofruara nga pronarët e firmave. Më vjen keq që nuk e gjen të njëjtën gjë edhe në Bon”.

Motivet e autorëve të grafiteve

Por në Bon nuk jemi të bindur tek kjo mundësi, shprehet Siegfried Hoss nga administrata e bashkisë: “Sipërfaqet legale nuk janë të pafund. Një tjetër që vjen më vonë, kur sheh një ndërtesë të lyer, mendon se mund të nisë të bëjë të njëjtën gjë tek ndërtesa përbri. Pra ja ku kemi të bëjmë me një akt penal”. Artisti Sobala mendon se kur grafitet janë bërë ato duhen larguar menjëherë. “Mundësisht duhet vepruar shpejt, sepse sprucuesit e shohin veten të afirmuar në atë që kanë bërë, në rast se grafitet mbeten një kohë të gjatë”.

Motivet e sprucuesve ilegalë arrijnë nga vandalizmi deri tek arti dhe aksioni politik. Ndërkohë që shkurtesat në mure, “tags”, madje edhe në sytë e sprucuesve shihen si shkarravina, ka shumë shembuj të tjerë me status të pasqaruar. Grafitet me banane të artistit gjerman Thomas Baumgärtel zbukurojnë ndërkohë hyrjet e 4000 ndërtesave dhe kopshteve gjermane.

Në Lajpcig një grafit tjetër, “Madona me foshnje” u restarua dhe ndërkohë është trashëgimi e mbrojtur e qytetit. Në Afganistan artistja Shamisa Hassani angazhohet kundër shtypjes së gruas me grafitet e saj me burkat blu me rrjetë. Në Najrobi aktivistët sprucojnë me grafiti shtëpitë e politikanëve të korruptuar. Sobala shprehet se angazhohet për grafitet legale, ai vetë i sheh në radhë të parë punime të tilla si një vepër arti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency