Çiljeta, mami sensuale, ëndrra e çdo mashkulli

0

ciljeta1ngëtarja Çiljeta Xhilaga, pavarësisht se është bërë nënë, vazhdon të ruajë linjat e saj seksi edhe pas lindjes. Kjo duket qartazi edhe nga seti fotografik që seks-simboli shqiptar ka bërë përpara fotografit Juxhin Kurti. Në showbiz-in shqiptar, hyjnë dhe promovohen çdo vit personazhe të reja… Disa prej tyre, të bukur, të suksesshëm e me një filozofi të qartë për karrierën që do të ndërtojnë. Megjithatë, ndonëse cilësia e prurjeve të reja është mjaft e mirë, asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë të zërë vendin e saj. Kjo, sepse atë e duan të gjithë. Të rinj e të vjetër, vajza e djem, burra e gra, pleq e plaka… Janë përpjekur shumë, por asnjë deri tani nuk e ka gjetur dot arsyen se përse e duan kaq shumë Çiljetën. Ndoshta për thjeshtësinë, sinqeritetin, modestinë… Çiljeta është femra që shet më shumë në showbiz. Nëse do të pyesnit gazetarët se cili është personazhi më i mirë, ai që e përdorin sa herë janë në rrezik për një kopertinë të shitshme, e sigurt është që të gjithë do të thoshin Çiljeta. Fotot e Çilit i sheh çdo javë në kopertina gazetash e revistash dhe nëse në vend të saj do të ishte një personazh tjetër, me siguri publiku do të lodhej… Në këtë set fotografik Çiljeta shfaqet përkrah vogëlushit të saj Fernando, shumë sensuale dhe e përkushtuar njëkohësisht në detyrën e nënës. Nuk mund ta shihnim ndryshe, pavarësisht gjithçkaje Çiljeta vazhdon të jetë femra më e kërkuar dhe në formën e saj më të mirë trupore. Për shumë meshkuj Mami Çiljeta është ëndërr në sirtar. Fotot e fundit e publikuara prej saj kanë bërë që shumica e meshkujve të vazhdojnë të ëndërrojnë për të pavarësisht se ajo është martuar dhe ka një djalë nga kjo martesë. Këngëtarja duket shumë e lumtur me jetën e saj deri më tani, ndaj përpara opinionit publik shfaqet në gjendjen e saj më të mirë, plot klas dhe sharm.

Loading...

 

Rozana Radi, përballë komenteve ofenduese

Komentet e bëra për Rozana Radin në rrjetin social Instagram nuk janë shumë të hijshme për këngëtaren Rozana Radi. Përdoruesit e rrjetit social të specializuar për fotot, Instagram, janë duke e tallur keqas këngëtaren dhe aktoren e njohur Rozana Radi, duke përdorur ndaj saj gjuhë të ashpër dhe vulgare. Situata në të cilën po gjendet Rozana është e pakëndshme për të gjithë, duke qenë se ajo po vishet me epitete nga më të ndryshme këto ditë. Disa nga personat që e ndjekin në llogarinë e saj në Instagram, e kanë ofenduar këngëtaren Rozana Radi duke e quajtur “lopë”. Nuk dihet cili ishte qëllimi i vajzave që e kanë ofenduar Rozanën, por disa orë pas publikimit të tyre, Rozana i ka fshirë komentet ofenduese. Ishin disa nga fotot, ato që pasi u publikuan nga Rozana në Instagram u pasuan me komente negative. Duket se dialekti i përdorur është kosovar ose nga veriu i Shqipërisë. Vajzat hedhin e presin me njëra-tjetrën, njëra e quan “lopë”, tjetra ia pret: “Është e sëmurë”, Fyerjet vazhdojnë: “Lopës madje ia han mishin”, për të pasuar: “Kjo është mushtjerr…”

 

Angela Martini ndahet nga i dashuri milioner

Topmodelja e famshme shqiptare, Angela Martini, është ndarë nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhjeje. Pushimet në St.Tropez i kishin filluar bukur. Topmodelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar të kalonin disa ditë të lumtura në Cote d’Azur. Ndoshta edhe për të sjellë dashurinë e tyre përsëri në rrugë. Por do të mjaftonin “20 minuta” që Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes së tyre këtë javë. Në një drekë romantike në St.Tropez çifti është parë duke u grindur me zë të lartë. Martini dhe Voegele braktisës kështu dhe mbrëmjen romantike që kishin planifikuar.Çfarë ndodhi më pas, e di vetëm Tim Vogele dhe Angela Martini. Modelja shqiptare ishte parë të shtunën përsëri në shtepinë e saj në Nju Jork. Edhe menaxheri i Angela Martinit ka konfirmuar ndarjen e saj nga i dashuri. Modelja shqiptare me origjinë nga Shkodra nuk do të thotë asgjë për shkëputjen e saj me Time Voegelen. Sipas një burimi kanë qenë mosmarrëveshjet mes tyre që kane cuar deri tek prishja e lidhjes. Angela Martini është e lindur në Shkodër. Ajo ka jetuar në Zvicer para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelimit në Nju Jork. Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse, ku ka publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin “Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet më të mëdha të botës si Gisele.

Nora, nga e zhveshur bëhet e veshur

Këngëtarja nga Kosova, Nora Istrefi, gjatë qëndrimit në Abu Dabi ka vizituar një xhami, ku edhe i është dashur që të mbulojë të gjitha pjesët e trupit, ashtu siç e do vendi. Duket se veshjet tradicionale myslimane Norës i kanë bërë shumë përshtypje aq shumë sa ka postuar dhe një foto në rrjetet sociale gjatë vizitës që i kishte bërë Xhamisë. Këngëtarja kohët e fundit është duke zhvilluar një udhëtim në vendet arabe. Duke qenë se këngëtarja bukuroshe Nora Istrefi është mësuar të jetë gjatë gjithë kohës e zhveshur, këtë herë ka menduar të dalë përpara publikut e zhveshur. Jemi mësuar ta shohim me pantallona shumë të shkurtra dhe bluza, të cilat i nxjerrin në pah barku e sheshtë plot muskuj!

 

Anaidi i lë makinën që fitoi kushëririt, kapet me pistoletë

Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother Albania 6, i cili fitoi një makinë tip “Peugeot”, ia ka dhënë atë për ta përdorur djalit të hallës së tij, Mario Lushnja, 28 vjeç. Në orët e para të ditës së enjte, në 02:00, Mario ishte duke ecur me makinën e Anaidit dhe në një moment që po kalonte tek Fakulteti Filologjik, e ka ndalur policia për një kontroll rutinë. Mario ishte në timon dhe shoqërohej në makinë nga një shok i tij dhe ishin nisur për te një klub nate, “Mai Tai”, ku i priste Anaidi. Por gjatë kontrollit, policia i ka gjetur 25-vjeçarit një pistoletë të cilën e kishte pa leje dhe bashkë me të edhe pesë plumba pistolete. “Pistoletën e mbaja për qejf”, – mësohet të ketë thënë Mario gjatë marrjes në pyetje në ambientet e komisariatit nr. 1 të Tiranës, sipas burimeve nga ky komisariat. Ndaj tij pritet të merret masa e arrestit në flagrancë për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pak javë më parë, Parlamenti miratoi ndryshime në Kodin Penal ku akuza e armëmbajtjes pa leje dënohet me jo më pak se shtatë vjet heqje lirie. E ky incident ndoshta i ka prishur rehatin dhe argëtimin Anaidit i cili me të mësuar që kushëriri i tij ishte kapur me armë në makinën që fitoi nga Big Brother, është vënë në lëvizje për të mësuar ecurinë e ngjarjes.

 

 

Loading...