Standard.al

Hapet tenderi ndërkombëtar për rehabilitimin e lumit të Tiranës

Afati për aplikime, deri në 2 gusht

Projekti, zgjatimi i bulevardit të ri do të përfshijë edhe ndërtesën e bashkisë

 

95362Bulevardi i ri i tiranesBashkia e Tiranës ka hapur dje zyrtarisht tenderin ndërkombëtar për rehabilitimin e lumit të Tiranës dhe punimet respektive civile, një projekt që është firmosur në datën 21 prill 2013 midis qeverisë shqiptare dhe fondit të zhvillimit Abu Dabit, në vlerën 55.000.000 euro. Data 2 gusht shënon edhe ditën e fundit të dorëzimit të aplikimeve për këtë konkurs nga kompanitë e interesuara. Ky është tenderi i dytë ndërkombëtar për projektet strategjike që është hapur nga Bashkia e Tiranës, pas atij për ndërtimin e bulevardit të ri. Interesi i kompanive prestigjioze nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe nga Shqipëria, me ofertat e tyre financiare, priten të jenë të mëdha ashtu si tek projekti i ndërtimit të bulevardit.

Projekti

Synimi i projektit për bulevardin verior dhe lumin e Tiranës është të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të kryeqytetit, duke ndërhyrë në disa vende, të cilat janë shndërruar në grumbullim të mbetjeve urbane. Zbatimi i këtij projekti përfshin ndërtimin e urave mbi lum që do të sigurojnë lidhjen e pjesës jugore me atë veriore, duke mundësuar zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në një zonë të banuar, 14 km2. Në fazën e parë të punimeve parashikohet ndërtimi i një parkimi të madh nëntokësor për bulevardin që nis nga Stacioni i Trenit, duke mundësuar edhe kalimin e linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, ndërtesa e re e bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj. Kompania që do të shpallet fituese për këtë tender do të jetë zbatuese e studimit të firmës arkitekturore “Grimshaw Architects” në ndërtimin dhe sistemimin e shtratit të lumit dhe skarpateve anësore të tij në një hapësirë prej 8 km. Ky projekt vlerësohet si më i rëndësishmi në Tiranë gjatë 80 viteve të fundit, pasi dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, duke shtuar mundësitë e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

Projekti i bulevardit të ri

Projekti i studios britanike “Grimshaw Architects” është shpallur fitues i konkursit për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës në vitin 2012. Shpallja e fituesit mes dy finalistëve “Grimshaw” dhe “Dar Group” u bë nga kryebashkiaku Lulzim Basha.
Projekti
Bulevardi do të jetë i ndarë në tri hapësira urbane në formën e xhepave ose siç quhen në maket “Dhoma ndenje urbane”. Hapësira e parë që nis nga Stacioni i Trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe kafene përreth. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe ndërtimi i disa ndërtesave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon ndërtimin e hapësirave për qendra tregtare. Në brezin e tretë, ka një park me gjelbërim dhe ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga biblioteka, bashkia e re, opera dhe në fund është parashikuar të ngrihet Pallati i Drejtësisë. Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse mes parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të ri që do të ngrihet në Paskuqan. Prioritet tjetër i kësaj studioje do të jetë edhe ndërtimi i parkingjeve me kate.

 

 

Vlorë, mbetjet urbane problem për qytetarët, digjen afër qytetit

Prej vitesh mbetjet urbane në Vlorë grumbullohen dhe digjen pranë qytetit. Për këtë gjendje bashkia dorëzohet duke thënë që fondet e akorduara për landfilldin nuk mjaftojnë. Situata alarmuese ndeshet çdo ditë teksa kalon nga fusha e aviacionit. Mbetjet urbane në Vlorë digjen vetëm 300 metra larg nga qendra historike e qytetit. Veç grumbullimit të tyre, mbeturinat gjenden prej vitesh në këtë zonë, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e qindra banorëve përreth. Për këtë shqetësim bashkia është në dijeni, duke pohuar se ekziston një projekt me fond të kufizuar. Nga institucionet vendore premtohet që shume shpejt do të merren masa që këto mbetje të mos digjen më por të riciklohen ose të groposen. Nga grumbullimi i mbetjeve urbane deri tek djegia e tyre në afërsi të qytetit për banorët e Vlorës një problematik e tillë përbën rrezikshmëri të lartë për jetën.

Vitamina B17 parandalon kancerin

Çdo ditë kemi dëgjuar raporte për shtimin alarmant të rasteve me kancer. Shifrat e organizatave shëndetësore në botën e zhvilluar tregojnë se një në çdo tre njerëz do të zhvillojë të paktën një herë kancer gjatë jetës së tij. Dhe në një kohë kur mjekësia thuhet se ka përparuar, së bashku me teknologjinë mjekësore, sëmundja nuk bën prapa, po përpara. Kanceri është së pari një sëmundje e kequshqyerjes, që shkaktohet nga mungesa në ushqimin e njeriut modern të një lënde. Kjo lëndë njihet me emrin vitamina B17, Amigdalin ose Laetrile. Nëse analiza është e saktë, atëherë trajtimi dhe parandalimi i kancerit është më i thjeshtë. Mjafton të shtosh në dietën e përditshme këtë faktor ushqimor. Një numër përherë e më i madh mjekësh në mbarë botën po analizojnë dhe provojnë nëpër klinikat e tyre faktin se koncepti i trajtimit të kancerit me vitaminën B17 është i vërtetë.

Comments are closed.