Çmimi i zbuluesit – “Whistleblower” për Edward Snowden

0
140

Ai zbuloi aksionet e përgjimit të shërbimeve sekrete amerikane. Prej javësh Edward Snowden qëndron në aeroportin e Moskës. Për këtë zbulim ai sakrifikoi shumë. Tani ai nderohet me çmimin.

 

hero-and-traitor-arent-mutually-exclusiveTepër e efektshme, vetëmohuese dhe kërcënuese për ekzistencën, këto kritere duhen plotësuar për t’u cilësuar një zbulues i vërtetë për çmimin “Whistleblower” (nga anglishtja me kuptimin e zbuluesit). Bashkimi i Studiuesve Gjermanë (VDW) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Avokatëve kundër energjisë atomike (IALANA) së bashku me Transparency International kanë gjetur me Edward Snowden-in, laureatin ideal. Zbulimet e tij sollën një aktualitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, si edhe nxorën në dritë praktikat ilegale të përgjimit të të dhënave të qytetarëve. Përveç kësaj ish-punonjësi i shërbimit sekret ka vepruar pa asnjë lloj interesi për përfitim personal, duke rrezikuar një dënim të lartë, që nënkupton edhe fundin e karrierës së tij profesionale.Nëse vetë i nderuari me çmim do të jetë në gjendje të marrë në dorë atë në fund të gushtit në Berlin, kjo nuk dihet për shkak të tymnajës lidhur me vendqëndrimin e tij. Një gjë e tillë nuk përbën problem për jurinë, thekson kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve kundër energjisë atomike, Otto Jäckel. Kur çmimi u ofrua për herë të parë në vitin 1999, ai vetë duhej të udhëtonte tek zbuluesi. Atëherë ishte kapiteni i marinës, Alexander Nikitin, i cili ndodhej para gjyqit për shkak të zbulimeve, që kishte bërë për avaritë atomike në anijet sovjetike më vonë ruse në Detin Balltik. Nikitin nuk lejohej të vinte në Gjermani. Çmimi pati edhe një efekt pozitiv tregon Jäckel: “Është interesante se si ky çmim së bashku me publicitetin, që e shoqëroi, pati ndikimin e vet, që Gjykata e Shën Peterburgut po ashtu edhe Gjykata e Lartë në Moskë e çliruan Nikitin nga të gjitha akuzat”.

Çmim simbolik me efekt të madh

Kush nderohet me këtë çmim, merr një certifikatë dhe 3.000 euro. Përballë rrezikut dhe problemeve, që ndeshen të nderuarit me çmim, shuma duket shumë e vogël. Por pikërisht kjo i dallon whistleblower-at, thotë Jäckel. Ata veprojnë me vetëmohim, nga bindja dhe jo për hir të çmimit.

Përkundrazi, shpeshherë zbuluesit duhet të paguajnë një çmim të lartë për vendimet e tyre. Rainer Moormann, një shembull konkret. Kimisti i Qendrës së Studimeve Atomike në Jülich të Gjermanisë u nderua me këtë çmim në vitin 2011. Eksperti i sigurisë kishte bërë publike në vitin 2009 faktin, që teknologjia e reaktorëve me temperatura të larta nuk është aq e sigurtë siç prezantohet. Me këtë zbulim ai bëri që të dështonte një marrëveshje prej 1.5 miliardë dollarësh mes Gjermanisë dhe Afrikës Jugore për ndërtimin e disa reaktorëve të tillë.

Për punëdhënësin dhe kolegët e tij ai shihej si tradhtar. “Unë u mënjanova, qëndroja ulur në korridor dhe nuk kisha më asnjë kontakt. Udhëtimet e punës nuk miratoheshin më, qëndroja vetëm në zyrë dhe nuk më jepnin asnjë punë”. Një situatë e vështirë për studiuesin. Nuk kisha zemërim dhe urrejtje, por më shumë dëshirën për t’iu kundërvënë intrigave dhe gënjeshtrave të palës tjetër, për t’iu qëndruar besnik parimeve të tij. “Po qe se dorëzohesh në këtë moment atëherë, ke çuar dëm një jetë të tërë. Pse punon atëherë kaq gjatë për studimet e sigurisë, kur dorëzohesh në një fazë vendimtare”.

Për Moormann çmimi ishte një vlerësim i vonuar: “Ai më solli shumë kontakte, edhe me shtypin, ftesa për leksione. Dhe tjetra më ofroi mundesinë që ta mbroja pozicionin tim edhe më tej në Gjermani për të mbështetur kthesën energjitike, kjo ishte e rendësishme për mua”.

Në të njëjtën kohë çmimi shihet si një sinjal, është shprehur anëtari i jurisë, Otto Jäckel”. Për shumë nga të nderuarit ai ka qenë një mjet për t’i stabilizuar ata nga psikike, se nuk janë vetëm, se ka njerëz që e vlerësojnë veprën e tyre”.

Çmim si deklaratë politike

Juria e çmimit Whistleblower merr në konsideratë në përzgjedhjen e saj edhe zhvillimet politike. Qoftë skandali me mishin në vitet 90-të, BSE, apo skandalet e trajtimit të të sëmurëve të moshuar në Berlin, evazionit fiskal në bankat e mëdha në fillim të mijëvjeçarit zbuluesit e nderuar me çmim gjithmonë trajtojnë tema delikate.

Për këtë arsye çmimi ka efekt politik. Në rastin e Edward Snowden madje ai është një mesazh për qeverinë gjermane. Otto Jäckel: “Ne duam ta shohim këtë si shenjë inkurajimi, që zonja Merkel të marrë masa dhe duam t’i bëjmë thirrje qeverisë gjermane të ftojë Snowden-in si dëshmitar”.

Megjithatë kultura e zbulimit në Gjermani nuk është aq e zhvilluar si vendet anglosaksone. Rainer Moorman: “Duhet thënë se tek ne ai nuk ka vlerësimin e duhur si në vendet anglosaksone. Tek ne ai shihet si prishje foleje”. Prandaj duhet të ekzistojë një rregullore ligjore për të gjithë këta zbulues në Gjermani.

 

Një aksident hekurudhor trondit Spanjën

Treni ishte rrugës nga Madridi për në El Ferrol, kur ndodhi aksidenti. Disa kilometra para Santiago de Kompostela treni me më shumë se 200 pasagjerë doli nga shinat. Ka shumë të vdekur dhe të plagosur. Fotografitë nga vendi i aksidentit bëjnë të qarta përmasat e tij. Autoriteteve u duhej të korrigjonin vazhdimisht numrin e të vdekurve, duke e ngritur atë. Sipas qeverisë së krahinës autonome të Galicias të paktën 77 njerëz kanë humbur jetën, më shumë se 140 vetë janë plagosur. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Në disa njoftime thuhet se treni mund të ketë shtuar shpejtësinë në një kthesë. Kompania spanjolle e hekurudhave “Renfe” e quajti këtë deklaratë “shumë të rrezikshme”. Pamjet e vendit të aksidentit tregonin vagonë të përmbysur dhe të ngatërruar me njëri-tjetrin, prej të cilëve të paktën njëri është shkatërruar tërësisht. Nga çatia e lokomotivës shpërthyen flakët. Sipas zëdhënësit të hekurudhave, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, pak kilometra para stacionit hekurudhor të Santiago de Kompostelës. Treni me 238 pasagjerë ndodhej rrugës nga Madridi për në El Ferrol.

Santiago de Kompostela është kryeqyteti i rajonit autonom të Galicias dhe një qendër e rëndësishme pelegrinazhi. Të enjten atje do të zhvillohej një festë për nder të shenjtorit mbrojtës të rajonit, Shën Jakobit. Autoritetet i anuluan festimet e planifikuara për shkak të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency