Pyetje që e lëndojnë një femër…

0

Në marrëdhëniet e përditshme të një çifti, një kategori pyetjesh në dukje shumë normale, në të vërtetë kanë një ndikim të tërthortë të cilat asnjë femre nuk do t’i pëlqenin.

Loading...

 

Bored WomanSi mendon sikur të fillosh të bësh pak palestër?

Këtë pyetje mendja e një femre e përkthen pak a shumë në këtë mënyrë. Duhet të biesh pak në peshë. Je shëndoshur shumë. Femrat e urrejnë këtë pyetje, sepse lidhet me imazhin e tyre. Mashkulli jep idenë se paraqitja e femrës ka ndryshuar dhe ai nuk e pëlqen më.

Çfarë ka sot për drekë?

Këtë pyetje që burrat e bëjnë shpesh dhe pa e vrarë mendjen për femrat është njëlloj sikur t’u thuash: Vendi yt është në kuzhinë. Ti di dhe duhet të kujdesesh vetëm për enët dhe gatimin dhe asgjë tjetër. Kjo pyetje femrat i bënë të ndihen si shtëpiake të dëshpëruara. Ndërsa kjo pyetje i acaron më shumë nëse dhe ajo ka qenë në punë po aq orë sa mashkulli.

Si ishte ish-i dashuri?

Këtë pyetje vajza e dëgjon sikur ju i ankoheni se përse kini pasur të dashur më parë dhe se jeni mjaft xheloz. Është ndër pyetjet që vajzat i urrejnë më tepër. Femrës i duket sikur hyni në një territor shumë privat në të cilin nuk keni të drejtë të shkelni. Secili prej njerëzve ka sekrete që nuk do që t’i ndajë me askënd.

Kush është personi për të cilin po flisje me miken tënde?

Këtë pyetje vajza e dëgjon sikur i thua: Unë nuk kam besim tek ty. Ti je imja dhe mos e harro këtë. Nuk më pëlqen kur diskuton për një burrë tjetër. Kjo pyetje e irriton femrën pasi i lë të kuptojë se ju jeni një tip posesiv dhe nuk i lini aspak hapësirë.

Do të vonohesh shumë?

Një pyetje të tillë një femër e kupton si shprehjen më të madhe të mërzisë së një mashkulli. Duket sikur mashkulli i ankohet për faktin që do të rrijë në shtëpi dhe do merret me gjëra që s’i takojnë, ndërkohë që ajo del.

Burimi: Ylli Press

 

Të bëni xheloze një femër

Të ngjallësh xhelozi te dikush mund të jetë dëfryese. Por nëse bëhet fjalë për një femër që do të të pëlqente ta bëje xheloze, atëherë lexo këto këshilla:

1. Në radhë të parë duhet të kuptosh përse dëshiron ta bësh xheloze. Ndoshta sepse të pëlqen? Ndoshta sepse do të doje t’i pëlqeje? Nëse nuk arrin t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, atëherë duhet ta lësh, thjesht pa e provuar.

2. Duhet të qeshësh kur je me një tjetër femër. Kjo është mënyra më e garantuar për të bërë xheloze një njeri të gjinisë së kundërt. Nëse “shënjestra” jote do të shohë duke u dëfryer me një tjetër vajzë, ndoshta do të donte të ishte “ajo tjetra”. Mos e ekzagjero për ta bërë xheloze ose përndryshe mund të mos i pëlqesh më.

3. Dil me vajza të tjera dhe provo të shfaqesh i interesuar, teksa xhelozia do të pushtojë “shënjestrën” tënde në distancë.

4. Teksa kërkon ta bësh xheloze, ajo mund të vazhdojë të hiqet sikur nuk është e interesuar për ty. Atëherë hiqu sikur po i kërkon këshilla për një tjetër vajzë, që të pëlqen dhe e konsideron shumë tërheqëse… Kjo është metodë e sigurt për të kuptuar nëse i pëlqen: do të jetë aq e kapur në befasi dhe e impenjuar për t’u hequr indiferente, sa që vështirë se do të arrijë të japë ndonjë këshillë.

5. Gjithsesi, ki parasysh se është një ide jo e mirë që të bësh xheloze një femër. Ka edhe shumë mënyra të tjera për të kuptuar nëse i pëlqen një vajzë apo për ndonjë arsye tjetër. Është më mirë që të sillesh si njeri i rritur.

Burimi: Indeks

 

Problemet në çift nuk duhet të diskutohen me miqtë. Ja pse.

Kur gjërat nuk shkojnë mirë në çift, në përgjithësi të gjithë mendojnë të flasin me miqtë më të afërt për të marrë ndonjë këshillë. Po a është kjo një ide e mirë?

Kur gjërat nuk shkojnë mirë në çift, në përgjithësi të gjithë mendojnë të flasin me miqtë me të afërt për të marrë ndonjë këshillë. Po a është kjo një ide e mire?

Ja arsyet pse nuk duhen diskutuar me miqtë problemet në çift.

Ju nuk jeni dhe aq të sigurtë nëse ato që do thoni nuk do dalin në shesh

Asnjëherë nuk mund të jeni të sigurtë se informacioni që do t’i thoni dikujt nuk do dalë në dritë. A do dëshironit ju që të gjithë të merrnin vesh se historia juaj e dashurisë nuk po shkon ashtu si duket? Duke treguar problemet do e humbni me patjetër kontrollin e këtyre problemeve.

Partneri juaj mund të ndihet i tradhtuar

Kur u tregoni miqve tuaj gjithçka që ndodh me ju është një gjë, por kur jeni në çift dhe keni dikë në krah ndryshojnë punët. Për çdo gjë duhet të merrni edhe mendimin e partnerit sepse në një moment apo në një tjetër ai do ndihet i tradhtuar nga ju dhe situata mund të përkeqësohet.

Do ta zmadhoni më shumë sesa duhet problemin

Ndonjëherë problemet dhe debatet lindin thjesht nga kokëfortësia, lodhja gjatë ditës apo stresi. Mos shkoni menjëherë të flisni për çdo mosmarrëveshje në çift me miqtë tuaj sepse do ta lëndonit partnerin duke treguar anët negative te tij. Gjithçka mund të kalojë shpejt duke folur me të qetësisht.

Nuk do tregoheni objektivë

Në përgjithësi të afërmit tuaj apo miqtë do t’ju japin juve të drejtë dhe në këtë mënyrë nuk do ta gjykonit situatën me objektivizëm. Mos lejoni të ndikoheni nga të tjerët.

Mund të mos merrni këshillat e duhura

Jo gjithmonë miqtë mund t’ju japin këshillat e duhura. Ndonjëherë historia juaj e dashurisë mund t’ju sjellë atyre ndërmend historitë e tyre të trishta. Njerëzit e lënduar nuk mund të japin gjithmonë këshillat e duhura dhe të menduara mirë.

Ikub.al/femra

 

Jetesa në çift zvogëlon stresin e punës

Jetesa në çift zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme stresin, sidomos në punë. Ky rezultat ka ardhur sipas një studimi amerikan të kohëve të fundit të kryer nga Universiteti Çikago dhe Northuestern.

Sipas studiuesve kjo shpjegohet me faktin se martesa dhe jeta në çift, ndonjëherë stresuese, lehtëson menaxhimin e faktorëve të tjerë të stresit. Prej kohësh kompanitë kanë qenë të interesuar për pyetjen sesi mund të reduktonin stresin e punonjësve të tyre. Hulumtuesit amerikanë kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem: Të jetosh në çift.

Për realizimin e këtij studimi janë përfshirë 500 studentë në një test të stresit përballë vendimeve ekonomike, duke iu shpjeguar se rezultatet mund të ndikonin seriozisht në karrierën e tyre të ardhshme, shkruan Civitas. Nga këta studentë, 40% e meshkujve dhe 53% e festave ishin të martuar ose jetonin me një partner. Mostrat e pështymës u analizuan para dhe pas testit për të matur nivelet e hormoneve të stresit. Nga ky studim i gjerë u arrit në përfundimin se burrat dhe gratë e vetme kishin një nivel të stresit më të lartë se ata që jetonin në çift.

Loading...