Pse meshkujt e martuar ëndërrojnë femra të tjera?!

0

Primp_BeautySleep_ManWomanSleepingNë çdo çift që të ndodhi fshehurazi ose haptazi, që lidhja të jetë e gjatë ose e shkurtër; shumë e kënaqshme ose në krizë, meshkujt kanë fantazi seksuale me femra të tjera, gjë e cila shfaqet ndonjëherë si film porno. A duhet patjetër të bëheni merak?

Loading...

 

 

Është e kotë që të bëni luftë me partnerin tuaj, nëse e kapni duke parë ndonjë video porno në internet, edhe pse jeta në çift nuk ka probleme dhe pasioni midis jush është akoma i zjarrtë. Gjithashtu është e kotë që të gjeni ndonjë defekt tek vetja.

Duhet të mendoni për fantazitë erotike si një tip tradhtie, edhe pse jo gjithmonë funksionon. Meshkujt më pas janë tipa shumë vëzhgues dhe pra, për t’i dhënë sa më shumë hapësirë imagjinatës përdorin videot hard.

Kurse ana vëzhguese tek femrat në përgjithësi është me turp dhe me snobizëm, sidomos kur videoja në fjalë ka si protagoniste vajzat ose figurat femërore ndryshe nga ato vetë. Por dhe kjo është pjese e mekanizmit.

Fantazitë duhet të jenë këto: larg nga realiteti i përditshëm. Që mashkulli të ëndërrojë femrat që janë e kundërta e partneres së tyre, nuk duhet të konsiderohet si një fyerje, edhe kur mund të ketë dëshirë dikë tjetër.

Kjo duhet të merret ashtu siç është; thjesht një fantazi, por është dhe aq natyrale të pyesësh veten nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon nga jeta juaj seksuale në çift. Pra duhet t’i thoni vetes suaj që nuk ka asgjë të keqe dhe që janë dy shkallë të ndryshme: realiteti dhe fantazia.

Atëherë përse nuk jeni objekt fantazie seksuale për atë?

Është e thjeshtë, sepse ëndërrohet diçka që është e re dhe jofamiljare. Megjithatë, edhe femrat bëjnë të njëjtën gjë, por në mënyra më pak evidente.

Ndërkohë që burri drejtohet drejt imazheve dhe filmave, femrat thjesht zgjedhin mënyra të tjera dhe gjejnë më shumë kënaqësi në imagjinatën më pak të rrënjosur, si librat dhe filmat romantikë, duke imagjinuar se protagonisti është partneri juaj.

Burimi: Infoalbania

 

Të jesh e qetë, ja çfarë i duhet një martese!

Këshilla më e mirë të cilën e japin personat e sprovuar, kur është fjala për jetën në martesë, është që të mësoni aftësinë e shmangies së konfliktit. Si duket, çelësi për martesë sa më të gjatë (jo domosdo edhe i lumtur) është që të jesh e qetë. Kjo këshillë është në kundërshtim me atë që zakonisht na këshillojnë të bëjmë në martesë apo në jetën e përbashkët, – të jemi të sinqertë dhe të kemi komunikim të hapur. Mirëpo, psikologët thonë se si për çiftet e vjetra kjo mënyrë është më e mira që qetësia të ruhet pas shumë vitesh hidhërimesh dhe grindjesh.

Shkencëtarët kanë hulumtuar zhvillimin e 127 çifteve të martuara dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve i kanë xhiruar debatet 15-minutëshe midis tyre, duke i analizuar se çfarë komunikimi kishin.

“Ka mundësi që mosha dhe kohëzgjatja e martesës kanë rol në shmangie më të madhe të konflikteve”, – konkludon autorja kryesore e hulumtimit, doktoresha Sara Holi, nga Universiteti Shtetëror i San Franciskos.

 

 

Përse meshkujt nuk kuptojnë ndjenjat e femrave

Trurit të meshkujve i duhet dyfishi i kohës për të kuptuar nga shikimi ndjenjat e një femre në ato momente, në krahasim me kohën që i duhet për të kuptuar një mashkull tjetër nga sytë. Këtë përfundim e ka nxjerrë një grup kërkuesish të LWL Univerity Hospital ne Bohum, Gjermani, pasi kanë vërejtur një grup meshkujsh prej 22 vetash dhe një seri eksperimentesh. Drejtuesi i grupit, doktor Henrik Walter, ka monitoruar trurin e pjesëmarrësve, nga mosha 21-52 vjeç, rezonanca magnetike ka zbuluar mungesën e disa zonave në tru.Rezultatet e studimit, që u publikuan në revistën “Plus One”, kanë treguar se kur një mashkull gjendej përballë tyre, aktivizohej ajo pjesë e trurit që kupton emocionet. Me sa duket, meshkujt vërtet nuk arrijnë të kuptojnë emocionet e femrave dhe se vështirësia e tyre nuk vjen nga mungesa e ndjeshmërisë, por nga limitet fizike. Trurit të meshkujve i duhet dyfishi i kohës për të kuptuar shikimin e një femre dhe ndjenjat që ato kanë.

Burimi: Yourself

 

Dhjetë shenja, të cilat tregojnë se keni lindur për njëri-tjetrin

Disa shenja të vogla mund të tregojnë se a jeni me të vërtetë “shpirti binjak” i partnerit tuaj (dhe anasjelltas). Lexoni këto shenja, duke i aplikuar ato te lidhja juaj.

1. Kur gjatë fundjavës, i keni bërtitur të dashurit tuaj, ai del nga banesa, por jua lë një DVD me një film që e di se do t’ju pëlqejë.

2. Motoja e tij është: “Ajo është në rend të parë”.

3. E pastron banesën, pasi ju bëni rrëmujë.

4. Kurrë nuk ju thërret në telefon, kur e di se jeni me shoqet.

5. Kushti i vetëm që jua parashtron, është që të mos e mashtroni me dikë tjetër.

6. Sikur edhe ju, po ashtu edhe ai nuk mund ta kontrollojë qeshjen në ato situata kur të tjerëve nuk u qeshet edhe aq.

7. I pëlqejnë shoqet tuaja dhe kurrë nuk ka bërë komente negative për to.

8. Edhe pse nuk është e vërtetë, ai insiston se darka që keni përgatitur është e mrekullueshme, përkundër asaj se fytyra e tij tregon diçka tjetër.

9. As tani, kur jeni në lidhje me një kohë të konsiderueshme, nuk e keni parë kurrë duke kthyer kokën prapa femrave të tjera.

10. Nëse nuk jetoni bashkë dhe keni shkuar pa paralajmërim te ai, nuk do të vëreni as shenjën më të vogël të shqetësimit.

Loading...