Pasuritë e paluajtshme, lista e pronarëve që duhet të bëjnë regjistrimin

0
168

16349023Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka publikuar emrat më të fundit të qytetarëve që duhet të bëjnë regjistrimin e pasurisë. Emrat e mëposhtëm i përkasin zonës së Sarandës dhe do të kenë 45 ditë kohë për të kryer procedurat. “Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në zonën kadastrale nr. 8642 dhe zonën kadastrale nr. 8641, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e mëposhtme”-thuhet në njoftimin e ZQRPP-së. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sarandë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së afishimit publik. Procesi i regjistrimit fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

 

Listën  e plotë e gjeni në brëndësi të gazetës  ” Standard “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency