Standard.al

Skënderbeu pret “të tretën të vërtetën”

Altin Vorpsi

Reportazhi i UEFA-s

Ekipi kampion i Shqipërisë, Skënderbeu, ka arritur rregullisht që vitet e fundit të jetë prezent në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Të martën (sot) ata do të kërkojnë që të kalojnë këtë fazë për herë të parë në historinë e tyre.

 

skenderbauNjë javë më parë, Skënderbeu dhe Nefçi barazuan 0-0 në Azerbajxhan duke lënë kështu të hapur “çështjen kualifikim”. Gjithçka do të vendoset në Korçë. “Takimi i dytë do të jetë ndryshe”, – tha portieri i Skënderbeut, Orges Shehi. “Është e vërtetë që ata nuk na shënuan asnjë gol në sfidën e parë, por megjithatë treguan se kanë një skuadër të mirë me sulmues të fortë. Nuk do të jetë aspak e lehtë për ti eliminuar. Në duhet që të shënojmë më shumë se ata dhe të mbrojmë më mirë sesa ata. Tani duhet të vazhdojmë atë që nisëm një javë më parë. Nuk duhet ta lejojmë kundërshtarin që të na godasë nga pozicionet e volitshme. Duhet të qëndrojmë të përqendruar gjatë tërë garës pasi ata janë të shpejtë dhe shumë fortë. Ndërsa ne në shtëpi mund të besojmë në mbështetjen e publikut. Ne kemi fansat më të mirë në Shqipëri”, – përfundoi Shehi.Rezultati i mirë i marrë në Baku do t’u lejojë kampionëve të Shqipërisë që të luajnë me shumë kujdes kundër zerove. Skënderbeu duhet vetëm të limitojë iniciativën e Neçit. “Strategjia jonë funksionoi për mrekulli”, – tha për UEFA.com tekniku Josa. “Rrezultati që morëm në takimin e parë është shumë shpresëdhënës. Tani duhet të fitojmë sfidën e kthimit”.I dobësuar nga largimi i sulmuesit, Plaku (shkoi drejt Polonisë ku e priste ËKS Śląsk Wrocław), skuadra e Skënderbeu ka shënuar vetëm një gol në pesë miqësoret e fundit që të zhvilluara në Austri atje ku është stërvitur i tërë grupi. Kështu drejtuesit për të kapërcyer këtë ngërç, menduan që të merrnin nga Tirana lojtarë si Mario Morina dhe Gilman Lika. Ndërkohë që nga Bylisi mbërriti Jetmir Sefa. “Lojtarët janë. Ne madje krijuam edhe shumë raste shënimi. Tani na duhet që të jemi më cinikë para portës kundërshtare”, – thoi Mirel Josa.Të martën (sot) skuadra e Skënderbeut rikuperon edhe mbrojtësin Ditmar Bicaj, që nuk luajti në takimin eparë për shkak të një dëmtimi. “Në garën e parë e pata të vështirë të shikoja ndeshjen nga tribuna. Por në takimin e dytë them se do jem i gatshëm për të luajtur”, – u shpreh qendërmbrojtësi që vazhdoi: “Kam punuar shumë për të arritur 100% tim. Tani i mbetet teknikut që të më aktivizojë që nga minuta e parë ose jo. Unë mendoj se edhe tifozët tanë do të na ndihmojnë shumë. tani kemi gjithçka në dorë”.Edhe pse pa Bicajn, Skënderbeu arriti që të luante shumë mirë në mbrojtje, madje që mirë sa që arriti të mos pësonte asnjë gol në Azerbajxhan. “Bici është lideri i mbrojtjes. Ne jemi një grup i mirë lojtarësh”, – deklaroi kolegu i tij i repartit, Renato Arapi. “Secili prej nesh ka dhënë gjithçka në Baku, kështu ia dolëm që të linim Azerbajxhanin pa pësuar asnjë gol”, – vazhdoi Arapi.Në 2011, 2012 dhe 2013 kampionët e Shqipërisë kanë nisur aventurën e tyre evropiane nga turi i dytë eliminator. Fazë që kurrë nuk e kanë kaluar. Vitin e kaluara ata prekën mrekullinë pasi mundën Debreçenin 1-0 para se të mundeshin 3-0 në Hungari. “Vitet e kaluara nuk ka ecur mirë. por tani shpresoj që e treta të jetë e vërteta”, – tha presidenti i klubit, Ardian Takaj.

 

 

Liga e Kampioneve, Skënderbeu kërkon të shkruajë historinë

 Te Nefçi ndihen nën presion në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut. Rezultati i sfidës së parë në Baku ishte zhgënjyes për azerët

Sot Skënderbeu do të tentojë që të shkruajë me gërma të arta historinë e vet në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Mirel Josës vjen në këtë takim pas barazimit pa gola që mori në sfidën e parë ndaj Nefçit të Bakut. Sot në Korçë formacioni vendas do të ketë një shans të mirë që të kalojë këtë tur.

 Formacioni

Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, do të luajë para mbrojtjes së formuar nga Soza, Radas, Gvozdenoviç dhe Arapi. Në fakt, kësaj mbrojtjeje i druhen shumë azerët. Të katër këta lojtarë do të bëjnë gjithçka për të mos i lënë kundërshtarët të depërtojnë në rrjetën e tyre. Ndërkohë që në mesin e fushës do të jenë sërish Gilman lika, Lilaj, Orelesi dhe Sefa. Mirëpo, ky i fundit ndoshta mund ta nisë edhe nga stoli, nëse trajneri Josa do të ketë ndërmend të vendosë Tomiçin në të djathtë dhe G. Likën në krahun e majtë. Por sërish rrënja e formacionit do të jetë ekipi që mori barazimin 0-0 në Baku. Ndërsa sulmi do t’i besohet sërish sulmuesit kroat Pero Pejiç. Me skemën 4-1-4-1, trajneri Josa kërkon kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Basti

Te Nefçi ndihen nën presion në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut. Rezultati i sfidës së parë në Baku ishte zhgënjyes për azerët, por megjithatë trajneri Bojukaga Hajijev është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet. Në një prononcim për “azerisport.com”, kreu i pankinës së kampionëve të Azerbajxhanit ka paralajmëruar se do të largohet nga drejtimi i ekipit në rast dështimi kundër Skënderbeut.

Arbitri

Një 37-vjeçar polak, me profesion ekonomist, do të gjykojë takimin e nesërm në Korçë mes Skënderbeut dhe Nefçi Bakusë. UEFA ka përzgjedhur Pauel Gil për këtë sfidë të kthimit, e cila është e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Gil ka marrë stemën e FIFA-s si gjyqtar ndërkombëtar që në vitin 2008. Polaku konsiderohet si arbitër i Kategorisë së Parë të UEFA-s, teksa gjatë viteve të fundit ka drejtuar edhe ndeshje të vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror “Brazil 2014″. Për herë të fundit në Ligën e Kampioneve, arbitri polak ka gjykuar takimin e edicionit të kaluar, PSG-Dinamo Zagreb 4-0. Gil njihet si një gjyqtar që nuk e kursen kartonin e verdhë.

Azerët i besojnë “sambës”

Braziliani Flavinjo dhe mesfushori nga Sierra Leone, Vobai, janë shpresa e Nefçit në ndeshjen e kthimit ndaj Skënderbeut në Korçë. Sipas mediave azere, trajneri Hajijev beson se dy futbollistët e huaj do të bëjnë diferencën në këtë takim vendimtar. Flavinjo konsiderohet si ylli i kampionëve në fuqi të Azerbajxhanit. Nga ana tjetër, Vobai është sulmuesi që mban një peshë të rëndësishme te Nefçi. Edhe pse nuk është një golashënues tipik (vetëm 8 gola realizoi në sezonin e fundit), Vobai shquhet më tepër për shpërthimet e tij nga krahët. Ndërkohë, pas ndeshjes së parë që përfundoi 0-0, mediat azere theksonin më së shumti se te Nefçi u ndie mungesa e sulmuesit kilian Nikolas Kanalez, i cili në sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit azer, me 26 gola.

 

Comments are closed.