Është shpëtuar përfundimisht euro? Çfarë suksesi ka arritur Mario Draghi

0
153

Mario Draghi-euro“Brenda mandatit tonë Banka Qendrore Europiane do të bëjë çdo gjë që duhet për të shpëtuar euron. Dhe më besoni kjo do të mjaftojë. Kështu u shpreh kreu i BQE Draghi në Londër para investitorëve më 26 korrik 2012.

Takimi i 26 Korrikut 2012, ku kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi mbajti një fjalim të rëndësishëm dukej i rastësishëm, por vendi dhe koha kur u zhvillua ai dukej se ishin zgjedhur me shumë kujdes. Të ulur në publik ndodheshin figura të rëndësishme të politikës europiane si kryeministri britanik, David Cameron, drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, apo të ftuar si Princi Charles. “Banka Qendrore Europiane do të bëjë çdo gjë që duhet për të shpëtuar euron brenda këtij mandati. Dhe më besoni, kjo do të mjaftojë!”

Thomas Meyer, kryekëshilltari ekonomik i Bankës Gjermane, “Deutsche Bank” e vlerëson deklaratën e Draghit si të efektshme në dy drejtime. “Në plan afatshkurtër ai ia doli të qetësojë tregjet financiare. Ndërsa në plan afatgjatë ai inicioi me këtë fjalim kthesën në modelin e unionit monetar europian.”

Mesazhi i parë i Draghit ishte: Kush do të spekulojë kundër euros do të marrë një grusht turinjve. Dhe fjalë të tilla patën efekt. Tregjet u qetësuan, normat e interesit për obligacionet shtetërore zbritën në nivele të përballueshme, ndërkohë që u frenua edhe eksodi masiv i kapitalit nga vendet jugore të Europës. Por qetësia e tregjeve u ble shumë shtrenjtë – me ndryshimin fundamental të strategjisë brenda Bankës Qendrore Europiane!

Mayer: “Në qoftë se deri në ditën e këtij fjalimi prioritet kryesor ishte respektimi i kritereve të Maastricht-tit – pra që çdo shtet është përgjegjës për financat e tij – që nga ky fjalim prioriteti ndryshoi: Në radhë të parë qëndron euro, dhe pas asaj vijnë kushtet, në të cilat emetohet ajo.”

Michael Heise, kryeekonom i koncernit Allianz SE është i bindur se: “Në rast se Mario Draghi nuk do të kishte ndërmarrë asnjë hap, rreziku i shpërbërjes së eurozonës do të ishte shumë realist. Një skenar i tillë do t’i kishte kushtuar Gjermanisë një kosto shumë më të lartë se sa kreditë për shpëtimin apo përkrahjen e vendeve në krizë, të ofruara në vitet e fundit.”

Pra euro është e para, dhe për këtë BQE është e gatshme të blejë obligacione shtetërore në rast nevoje, dhe në mënyrë të pakufizuar. Ky ishte mesazhi i dytë i fjalimit të Mario Draghit. Pikërisht ky mesazh është i pakapërdishëm për pjesën konservatore të politikës së euros. Një Bankë Qendrore duhet të kujdeset për çmime të stabilizuara – kaq mjafton. Por Michael Heise nuk e sheh kaq ngushtë spektrin e veprimit të të BQE-së.

“Në të njëjtën kohë duhet parë se BQE ishte e vetmja bankë që në 16 muajt e fundit nuk bleu asnjë obligacion shtetëror. Siç thamë, fjalët e Draghit ishin aq të forta dhe mjaftuan për t’i hequr panikun tregjeve. Unë mendoj se këtë duhet ta vlerësojmë si sukses.”

Ndërkohë që kritikët thonë se thjesht mundësia e blerjes së obligacioneve shtetërore la shijen e financimit të shtetit, nga ana tjetër ajo lejon rritjen e inflacionit dhe së fundmi shteteve në krizë iu hiqet presioni për të bërë reforma të mëtejshme. Thomas Mayer thekson: “Po qe se përmes kësaj garancie bie presioni për reforma dhe nevoja për konsolidimin fiskal, po qe se kjo garanci paralizon pra reformat, atëherë më duhet të them se skeptikët kanë të drejtë.”

Një vit pas fjalimit të Draghit – çfarë ka ndodhur që atëherë? Optimistët thonë: Asgjë. Euro ekziston, dhe 17 – së shpejti 18 vendet që operojnë me këtë valutë nuk e kanë humbur atë. Fjalimi i Draghit solli qetësinë e nevojshme dhe iu dha shteteve kohë të kujdesen kohë për reformat. Për optimistët bota lëviz në orbitën e duhur.

Ndërsa skeptikët thonë: Që atëherë kanë ndodhur shumë gjëra. Presioni për reforma është dobësuar, dhe është çështje kohe se kur BQE do të hedhë në treg monedha për të nxjerrë nga balta shtetet në krizë. Nga ana tjetër kriteret e marrëveshjes së Maastricht-it me këtë hap janë shkatërruar. Kryekonomisti Michael Haise i kundërpërgjigjet këtij skenari: “Edhe fondet e mëdha të shpëtimit te qeverive nuk përputhen më frymën e marrëveshjes së Maastricht-it. Kështu nuk kemi pse t’ia ngarkojmë BQE-së barrën se ishte ajo e para që i interpretoi këto kritere sipas nevojës.”

Detusche Wellw

 

Habit politikani francez: Hitleri nuk vrau aq romë sa duhet

Adolf Hitler nuk vrau aq ciganë sa duhej, sipas një politikani francez, i cili shkaktoi një stuhi zemërimi dje me deklaratën e tij.  “Ndoshta Hitleri nuk vrau aq sa duhej,” u shpreh anëtari i Asamblesë Kombëtare të partisë së qendrës UDI, Gilles Bourdouleix, për median pasi pa një kamp të komunitetit rom, të cilëve u referohet gjerësisht me termin ciganë. Disa anëtarë të partisë së Bourdouleix, kërkuan përjashtimin e tij. Bourdouleix është ish-kryetar bashkie i qytetit Cholet, pranë të cilit ai vuri re kampin e ciganëve.

 

BE në një linjë: Hezbollah një organizatë terroriste

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për ta futur krahun ushtarak të grupit shiit libanez Hezbollah në listën e organizatave terroriste.  Kjo lëvizje kërkonte akordimin e të 28 vendeve anëtare të Unionit. Tani do të jetë joligjore për simpatizantët e Hezbollahut në Evropë për t’i dërguar para grupit, si dhe për diplomatët që të takojnë stafin e tij.  Disa vende anëtare shprehën shqetësimin për këtë masë, pasi mund të çojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës në Liban.  Korrespondenti i BBC në Bruksel deklaron se disa shtete argumentuan se do të jetë i vështirë dallimi mes krahut ushtarak dhe atij politik të grupit. Hezbollah ka një organizatë të plotfuqishme politike që bashkë me aleatët e saj dominoi kabinetin e fundit qeveritar libanez, që u tërhoq në muajin mars. Zyrtarët e BE kishin propozuar një kompromis për të bindur anëtarët skeptikë, përmes një deklarate të tipit: “Blloku duhet të vazhdojë dialogun me të gjitha palët politike në Liban”. Ditën e premte qeveria libaneze i bëri thirrje Brukselit që të mos ndërmarrë veprime kundër Hezbollahut, duke e cilësuar grupin militant si një “përbërës jetik të shoqërisë libaneze”. Por përfshirja e grupit në luftën në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al Assad, ka bërë që Unioni të ndryshojë mendje, raporton më tej korrespondenti i BBC.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency