Bashkëpunim i ngushtë mes shërbimeve sekrete

0
158

sherbimet sekreteShërbimet sekrete gjermane e kanë forcuar kohët e fundit bashkëpunimin me NSA-në amerikane dhe përdorin një software spiun të homologëve të tyre amerikanë.

Programi spiun përdoret si prej shërbimit sekret të jashtëm BND edhe prej organeve të Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës, njofton revista “Der Spiegel” duke u bazuar në disa dokumente sekrete të NSA-së. Me programin spiun “XKeyscorewerde” regjistrohet një sasi shumë e madhe të dhënash nga Gjermania në të cilat ka qasje edhe NSA. Programi mund të përcaktojë mbi bazën e të dhënave të lidhjeve në internet, se cilët fjalë përdorin perësona të caktuar në makinat e kërkimit në internet. Përveç kësaj, ajo mund të shihet, të paktën pjesërisht, edhe përmbajtja e mesazheve të dërguara përmes e-mailit dhe internetit.

Thellim i bashkëpunimit

Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, është pajisur me këtë software, “për të zgjeruar kapacitetet e tij dhe për të ndihmuar NSA në luftën e përbashkët kundër terrorizmit,” citon revista “Der Spiegel” nga e dokumentet sekrete të NSA-së. BND-ja nga ana e saj duhet t’u mësojë punonjësve të shërbimit sekret të brendshëm se si përdoret ky program. Shërbimit sekret të jashtëm gjerman BND dhe Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk kanë dashur të japin sipas revistës “Der Spiegel” shpjegime për përdorimin e programit spiun. Gjithashtu edhe NSA-ja nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje.

Sipas raportit presidenti i BND-së Gerhard Schindler ka punuar me “zell” për të thelluar bashkëpunimin me NSA-në.” BND ka punuar për të ndikuar ndaj qeverisë gjermane në mënyrë që ligjet për mbrojtjen e të dhënave të mos jenë në aspekt afatgjatë të forta, për të siguruar kështu mundësi më të mëdha për shkëmbimin e informacioneve të shërbimeve të zbulimit,” raportonin në janar disa punonjës të NSA-së.

Para dekonspirimit nga Snowden bashkëpunim i ngushtë

Sipas revistës “Der Spiegel” në fund të prillit në SHBA kishte qenë për vizitë në zyrat e NSA-së një delegacion i nivelit të lartë nga BND-ja i përbërë prej dymbëdhjetë anëtarësh.

Delegacioni pati takime me një sërë specialistësh për mbledhjen e të dhënave. Disa javë më vonë, ish-punonjësi i zbulimit amerikan Edward Snowden dekonspiroi programin e spiunazhit të NSA-së “Prizm”, me të cilin mblidhen sasi jashtëzakonisht të mëdha të dhënash prej lidhjeve në internet në mbarë botën, përfshi edhe Gjermaninë.

Detusche Wellw

 

Serbët të ndarë rreth “listës së përbashkët”

 

serbetSerbët e Kosovës sërish janë të ndarë lidhur me çështjen e formimit të një liste të përbashkët me të cilën do të hynin në zgjedhjet lokale të Kosovës.Propozimin për një listë të tillë e kishte bërë më parë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pati shfaqur qëndrimin e tij që subjektet politike serbe të mos marrin pjesë veç e veç në zgjedhjet lokale, por të formohet lista e përbashkët serbe.Por, përderisa serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër thonë se lista e përbashkët serbe do ta forconte pozicionin e tyre për mbrojtjen e interesave të komunitetit serb, ata që jetojnë në veri të Kosovës, theksojnë se me një propozim të tillë, zyrtarët e Beogradit po përpiqen, siç thonë ata, “ta pastrojnë tradhtinë”.Njëri prej liderëve të serbëve të veriut, Marko Jakshiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se përfaqësuesit e tyre gjatë bisedimeve me kreun e shtetit të Serbisë, kanë shprehur mospajtimin që serbët e veriut të dalin në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Kosovës.Por, sipas tij, lidhur me këtë çështje, presioni nga autoritetet e Beogradit pritet të jetë i madh.

“Ne në disa raste kemi theksuar se nëse Partia Përparimtare Serbe është partia më e fuqishme në Serbi dhe nëse e ka pranuar marrëveshjen e Brukselit, pse atëherë nuk po e regjistron subjektin e saj në Prishtinë, të shkojë në fushatë parazgjedhore dhe le t’i marrë të gjitha votat e saj. Por, me bërjen e të ashtuquajturës listë të përbashkët serbe, një numër i madh i subjekteve politike, sidomos për Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Përparimtare Serbe, dëshirojnë ta fshehin apo të bëjnë një perde të mjegullt, për ta larë tradhtinë”, ka thënë Jakshiç. Ai ka shtuar se partitë që i përmendi, sigurisht se do ta krijojnë një listë të përbashkët serbe. “Ata me siguri se do ta bëjnë atë listë. Mendoj se aty do të jenë anonimët, por esenca e gjithë kësaj është në atë se ne tashmë e kemi parë se ajo listë do të jetë, para së gjithash një fasadë e jashtme, e cila duhet ta fshehë esencën e vërtetë, ndërkaq esenca e vërtetë është marrëveshja e keqe me Prishtinën”, ka theksuar Jakshiç.  Në anën tjetër, njëri prej liderëve të serbëve të Kosova qendrore, Rangjel Nojkiç, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të nëntorit me një listë të përbashkët, është me rëndësi të veçantë. Kjo, sipas tij,  për faktin se me këtë do të mbrohen në mënyrë të barabartë  interesat e bashkësisë serbe në gjithë territorin e Kosovës. “Lista e përbashkët serbe është zgjidhje e drejtë, në bazë të së cilës do të mbroheshin serbët jo vetëm në komuna dhe në vetëqeverisjet lokale ku serbët janë shumicë, por edhe në ato hapësira ku ata janë pakicë dhe kanë mbetur të harruar”, ka thënë Nojkiç.

Ai gjithashtu ka shprehur mendimin se një listë e përbashkët serbë do të hapte rrugën edhe për zgjedhjet qendrore në Kosovë. “Në këtë mënyrë do të krijohej klima pozitive edhe për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin qendror. Kjo do të ishte recetë dhe udhërrëfyes, që me një listë të përbashkët mund të realizohet një numër i madh i deputetëve. Unë jam i bindur se më pas, asnjë vendim dhe asnjë zgjidhje që ka të bëjë me serbët dhe bashkësitë tjera, nuk do të mund të arrihet pa serbët”, tha Nojkiç.

Ai ka shtuar se serbët e veriut duhet vet ta peshojnë faktin nëse mendojnë se i ashtuquajturi Kuvend i përkohshëm i Kosovës, të cilin e kanë themeluar me vetiniciativë dhe pa përkrahjen e Beogradit, do të jetë i mjaftueshëm për mbrojtjen e interesave të tyre apo faktin se do të bëhen faktorë relevantë, nëse iu përgjigjen zgjedhjeve të Kosovës dhe marrin pozita të caktuara, si në pushtetin lokal, po ashtu edhe në atë qendror.

Evropaelirë.org

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency