Standard.al

Aurela Gaçe, në pishinë me partnerin dhe vajzën

aurelaAjo është një nga këngëtaret më potente të skenës sonë. Energjike dhe më një vokal të pushtetshëm, mbetet një nga artistet më të të vlerësuara e më të kërkuara. Aurela Gaçe është padyshim nga ato artiste që di t’ia bëj “Boom” gjithmonë. Këtë verë artistja është e angazhuar me koncerte, por edhe me biznesin e saj privat.Tashmë nëna e një vajze të bukur, Aurela ka ardhur mjaft në formë siç e shohim edhe nga fotot që ka mundur të shkëpusë paparaci ynë. Ajo së bashku me Gracen e vogël dhe partnerin e saj Skerdi, kanë preferuar të jenë në Tiranë, pikërisht në pishinën që ndodhet në të njëjtin ambient ku Aurela prej gati më shumë se një viti ka hapur klabin e saj me muzikë live. Aurela gjatë gjithë kohës nuk ia ka ndarë sytë vajzës së saj. Megjithatë edhe pse në ditë pushimi Aurela thuajse në asnjë moment nuk ka rreshtur së foluri në telefon. Duket se puna i ndjek më shumë se kurrë artistet tona në stinën e nxehtë, madje edhe në ato pak çaste relaksi.Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që në shtator të organizojë një ceremoni dasme për qejf, tashmë që Grace po mbush dy vjeçe dhe mund ta shijojë martesën e dy prindërve të saj. Më parë Aurela, pasi u bë tullace pohoi se dëshironte të ishte nusja e parë tullace në Shqipëri, ndaj kurioziteti se si do të jetë Aurela nuse do të shuhet në shtator, kur ajo të shkojë në altar krah Skerdit. Ndërsa gjatë kësaj kohe këngëtarja po ushtrohet intensivisht në palestër për të pasur një trup sa më perfekt, edhe pse duhet thënë që pas lindjes ajo arriti një peshë të lakmueshme për çdo femër, ku humbi plot 24 kilogramë.

Comments are closed.