Standard.al

Martino, basti i katalanasve

Jurges Veizaj

Pas ikjes së Vilanovës tashmë Barcelona duket se ka gjetur teknikun e ri që do ti drejtojë në sezonin pasradhës.

Martino teknik i denjë për të drejtuar Mesin

 

Gerardo-Tata-MartinoPas lajmeve të këqija te Barcelona duket se po vine edhe ringritja.Pas lajmërimit tronditës të Vilanovës i cili u be prapë viktimë e sëmundjes së kancerit dhe kësaj radhe është në një luftë me jetën, u detyrua që të largohej nga posti i trajnerit. Kjo situatë nuk është aspak e lehtë as për bordin drejtues, per stafin teknik apo dhe për vetë lojtarët të cilët tashmë duhet të mësohen me një stil tjetër drejtimi.Por duket se tashmë katalanasit e kanë gjetur zvëndësuesin e tyre.Bëhet fjalë për Tata Martino i cili aktualisht është pa skuadër dhe po shikohet si basti i madh i skuadrës katalanase. Vetëm dje dy nga drejtuesit e skuadrës spanjolle Andoni Zubizarreta dhe Raul Sanlehi ka udhëtuar drejt Buenos Aires për tu takuar me teknikun, në ,menyrë që ta mbyllin kontratën sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të fillojë dhe puna me lojtarët. Një argument tjetër që tekniku mund të jetë së shpejti trajneri i ri është arsyeja Mesi. Lojtari e ka hedhur si sygjerim trajnerin argjentinas për të drejtuar skuadrën. Strategu ka një histori të suksesshme tashmë në amerikën latine. Ai Njuells është shpallur kampion në kampionatin argjentinas dhe ka arritur që të shkojë deri në gjysmëfinalen e kupës Libertadores ku humbi përballë ekipit të Atletiko Mineiro ku aktiviozhet dhe Ronaldinjo. Skuadra e Njuells tashmë njihet në amerikën latine për estetikën e lartë që paraqet në lojë duke ruajtur modelin e futbollit të bukur siç ndodh te Barcelona. Trajneri I përshtatet shumë mirë lojës që bëjnë katalansit pasi ai I mëshon fortë futbollit të bukur por gjithashtu nuk neglizhon as pjesën defensive e cila është shumë e rëndësishme.Gjithashtu të gjithë e njohin për skuadrën e fortë të Paraguajit që ai krijoi që arriti të shkojë deri në çerikfinlaet e botërorit të afrikës ku u eleminuan nga Spanja. Ai gjithashtu është shprehur dhe më parë se e adhruon stilin e lojës që bën Barcelona dhe për mënyrën se si punonte Guardiola. Mesi është shprehur dhe me parë për teknikun ku ka shprehur dhe admirimin që ai ka për punën e tij. “Tata Martino më pëlqen, është një trajner I madh e pashë se si ai punoj me skuadrën dhe më pëlqeu menyra se si e mbylli sezonin. Vetëm kjo intervistë ka mjaftuar që ta kthejë teknikun në preferencën e parë per katalanasit.Tashmë tekniku pritet që në ditët në vijim të mbylli dhe marrveshjen dhe te fillojë punën me skuadrën. Për teknikun dhe për skuadrën do jetë pak e vështir pasi do t’i duhet që të përballen me menyrën e re të trajnimit, ndërsa teknikut do t’I duhet që të studioj lojtarët për ti nxjerrë në fushë.Koha është tepër e shkurtër duke pasur parasysh se vetëm për një muaj fillojnë angazhimet me kampionatet apo kupat çka ja vështirson punët katalanasve.Por klubi beson se do arrij që të marri forcë nga ato çka I ndodhën me teknikun dhe që ta shfaqi fuqinë e saj në fushë edhe pse drejtohen nga një teknik i ri. Me përforcimin e Nejmar dyshja me Mesin duket e frikshme dhe argëtuese në të njëjtën kohë.Pritet që ekipit t’I afrohet si përforcim edhe një mbrojtës qëndror që deri tani ka qënë një hulumtim I kotë drejt shumë lojtarve.Duke pasur parasysh se Pyjol nuk është në formë të mirë duhet një zvëndësues.Në skuadër është Bartra por që akoma është tepër I ri për t’i dhënë një  përgjegjsi kaq të madhe në formacion kryesor kështu akoma janë në kërkim të një mbrojtësi të denjë për Kamp Noë.Tashmë pritet që me mbrojtësin e ri dhe me teknikun e ri që do vijë skuadra katalanase të kthehet në nivelin e saj më të mirë e denjë për të konkurruar Real Madrid në La liga dhe skuadrat e tjera në kompeticionin europian Çampions Ligë.

Comments are closed.