Braktiset kryeqyteti jo vetëm në fundjavë, qytetarët drejt bregdetit

0
129

Ekspozimi i gjatë në diell, nxirësit artificial, rrëzik për 20 vjeçarët

Night-Cityscape-Tirana-AlbaniaJemi në fund të muajit korrikë dhe gjëndja e trafikut në Tiranë, duket mëse e qetë. Ky fenomen nuk po ndodh vetëm gjatë fundjavës por edhe në ditët e tjera në vijim. Duket qartë se nëpër rrugët e kryeqytetit mbizotëron një qetësi olimpike. Nëpër rrugët kryesore të saj nuk ka trafik, por thjesht lëvizje makinash. E ndërsa në sheshin “Nënë Tereza”, makinat që lëvizin janë të rralla, po ashtu edhe në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë zonat që i qëndrojnë gjithmonë besnik trafikut, janë ato në dalje të Tiranës. Duket se një pjesë e mirë e kryeqytetasve dhe jo vetëm, i janë drejtuar plazheve të Durrësit dhe më tej. Temperaturat  kanë favorizuar diçka të tillë dhe kanë bërë që qytetarët t’i harrojnë për pak kohë rrugët e Tiranës. E ndërsa duke e krahasuar me javën e kaluar, duhet theksuar fakti se këtë javë Tirana dukej edhe më e zbrazët. Një lajm i keq ky për bizneset dhe një lajm i mirë për drejtuesit e automjeteve që i qëndrojnë fanatik pjesës së rrugëve të Tiranës. Kryeqytetasit i janë drejtuar bregdetit për të kaluar sa më mirë këto ditë të nxehta. Këtë e tregon edhe numri i lartë i automjeteve në autostradë dhe trafiku i dendur që është krijuar që në orët e para të mëngjesit. Fluksi i madh i qytetarëve që dalin jashtë Tiranës përveç trafikut ka shkaktuar edhe aksidente por pa pasoja në njerëz. Gjatë kësaj fundjave 8 automjete janë përplasur me njëra tjetrën në autostradë  në afërsi të Gërdecit por pa shkaktuar dëme të mëdha edhe tek automjetet. E gjithë kjo situatë vjen nga dyndja e madhe e automjeteve në rrugët kryesore, të cilat i janë drejtuar njëherazi vëndeve bregdetare. Rrugët e Tiranës në ditët e zakonshme janë burim stresi dhe momente të gjata pritjesh në trafikun e zhurmshëm, tani të gjithë ne shohim  një panoramë tjetër.  Ku edhe qepenat e disa dyqaneve në kryeqytet janë të mbyllura.Tashmë është kthyer në në traditë që gjatë verës kryeqyteti  të boshatiset nga banorët të cilët i drejtohen detit për të pushuar e për të përballuar më lehtë temperaturat e larta të këtyre ditëve. Policët e trafikut pohojnë se trafiku në Tiranë është duke rënë ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, ku sipas tyre boriet e makinave nuk përbëjnë më një problem shqetësues për banorët e kryeqytetit. Tirana po boshatiset tashmë jo vetëm nga studentët por edhe nga vetë banorët aktual të saj.

Këshillat e mjekëve

Mjekët dermatologë  gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës këshillojnë kujdes ndaj lëkurës.Nëse jeni gati të niseni për në plazh, kujdesi ndaj lëkurës nuk është kurrë i tepërt. Mjekët dermatologë këshillojnë të ruhemi nga vajrat që ofrohen si nxirës artificiale. Melanoma apo kanceri i saj tashmë ka filluar të shfaqet edhe tek moshat e reja. Mjekët këshillojnë përdorimin e rrezeve të diellit, duke shmangur nxirësit artificial. Një krem mbrojtës me faktor 30 i mjafton një lëkure mesdhetare. Për shkak të ekspozimit pa kujdes në diell melanoma apo kanceri i lëkures tashmë nuk është vetëm një sëmundje e 50 apo 60 vjeçarëve. Sipas specialistëve ajo gjithnjë e më tepër po shfaqet tek moshat 20- 25 vjeç. Prandaj mjekët apelojnë që nëse vini re që diçka nuk shkon në lëkurën tuaj, është shfaqur ndonjë shënjë që nuk e keni pasur më parë apo një nishan ka ndryshuar formë, edhe nëse nuk ndjeni dhimbje duhet të vizitoni dermatologun.

 

 

 Muçollari: Mungojnë testet e drogës për varësit

Testet për diagnostikimin e personave të varur nga drogat e ndryshme mungojnë. Ndërkohë që edhe fondet për trajtimin e këtyre personave janë drejt fundit. Ky shqetësimin ngrihet nga Aksion Plus, organizata që merret prej kohësh me trajtimin e qindra personave narkomanë. Genci Muçollari thotë se situata është tepër kritike dhe deri tani gjithçka është siguruar nëpërmjet Fondit Global i cili përfundon aktivitetin e tij në mars të 2014. “Nuk kemi teste. Deri dje i kemi pas blerë me Fondin Global, por Fondi është tkurrur. Pritet të bëhet një aplikim pas 2014, por nuk është siguria do të fitohet apo jo. Këto teste nuk janë as në burgje pasi edhe personat që bien në burg janë përdorues. Duhet bërë testi në çast”- thotë drejtuesi i Aksion Plus, Genci Muçollari. Testet e urinës thotë Muçollari nuk janë të kushtueshme, por janë tepër specifike dhe mezi sigurohen. Ndërkohë që farmacitë në Tiranë nuk e disponojnë. “Nuk para gjehet shumë në farmaci sepse nuk është shumë i qarkullueshme. Ne kemi pasur një mundësi me dy farmaci, por njëra prej tyre nuk e disponon më, tjetra e sjell dhe nuk e sjell, sepse nuk ka shumë tregë shitje. Mund të kushtojë deri në 1000 lekë. Varet sa lloj drogash ka brenda, nëse është me një substancë ose me pesë. Një element  tjetër shumë i rëndësishëm është terapia me metadon.  Aktualisht në vend sipas statistikave më të fundit  janë rreth 50 mijë përdorues të drogave  të ndryshme nga të cilët 5000 janë vartës të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency