10 mijë breshka të gjalla në një valixhe

0
154

15nw.turtleDoganierët indianë arrestuan dy kontrabandistë, të cilët u përpoqën të transportonin në 3 valixhe më shumë se 10 mijë breshka të gjalla të llojeve të rralla, njofton gazeta “Indian Express”. Dy qytetarë nga India, të cilët po udhëtonin nga Kina për në Singapur, u arrestuan në aeroportin e qytetit indian të Kalkutës. Autoritetet indiane kanë nisur një hetim lidhur me incidentin. Gjuetia pa lejë konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në zhdukjen e shumë specieve të breshkave detare.
 

 

Sulmon komshiun se tregoi sekretin e tij
sulmon komshiun23-vjeçarja Kristina Michelle Broën sulmoi komshiun e saj, 72-vjeçarin Elmer Morrison, ngaqë ai dinte sekretin e saj! E reja, kur u arrestua nga policët u tha atyre: “Sulmova Morrison ngaqë ai e dinte sekretin tim. Ai i kishte thënë të gjithë lagjes se unë kam bërë seks me… macen time!”. Pas një testi që ju bë vajzës, ajo vërtet kishte kryer marrëdhënie me një mace pohuan informacione nga policia. 23-vjeçarja Kristina jeton në një shtëpi në Oklahoma të SHBA-ve, të cilën e ndanë me një numër të madh kafshës shtëpiake.  “The Sun”, i rezervon një artikull të posaçëm kësaj ngjarje që u konsiderua si e “çuditshme”.

 

 

Plumbat që u përplasën në ajër

plumbat qe u perplasenNjë gjahtar thesaresh nga Ukraina, zbuloi një pjesë të mrekullueshme të historisë. Dy plumba (njëri plumb vjen nga arma e një ushtari francez dhe plumbi tjetër nga një ushtar rus i shekullit të 19-të) u përplasën në ajër dhe u “shkrin”! Sipas specialistëve, shansi të ndodh diçka e tillë, është të paktën një herë në një miliardë. Kjo që ka ndodhur na kujton se sa e ashpër ka qenë beteja. Shkëmbimi i zjarrit nga dy palët ka qenë në formë shiu, pasi është e vetmja mundësi të na jap këtë ngjarje.
Madje specialistët thonë se edhe në laboratorët më të mirë të botës, diçka e ngjashme është e pamundur të ndodh!

 

 

 

Bima që ngjan me kafkën e njeriut

bime-kafke Bima Antirrhinum është e njohur si Snapdragon, ose i “Lulja e Dragoit”, veçanërisht të popullarizuara në mesin e kopshte urbane. Emërtimi i kësaj bime vjen nga ngjashmëria e saj me kokën e një dragoi. Madje kur bima piqet dhe frytet e saj thahen, marrin formën e një kafke njerëzore! Nuk është çudi atëherë, që civilizimet e lashta besonin se Snapdragon posedonte fuqitë mbinatyrore, për këtë ata përdornin farat për të sfiduar magjitë dhe për të vrarë shtrigat, por edhe për të rifituar gratë freskinë e tyre rinore dhe qëndrueshmëri, duke pirë lëngjet e kësaj frut, diçka si filtër anti-plakje! Përveç gjithë kësaj, megjithatë, imazhi i farave të thata mund të jetë vetëm një përshtypje dhe ndjenjat duket se kanë qenë të lidhura me mitet dhe legjendat e ndryshme në të kaluarën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency