Vendimet e fundit, të pastrehët që përfitojnë banesa në gjithë vendin

0
163

Tiranë, Vlorë, Leskovik, Orikum, Korçë dhe Gramsh, emrat e të pastrehëve që përfitojnë

 

1298198152Janë publikuar vendimet më të fundit të qeverisë, të cilat u adresohen të pastrehëve. Kjo kategori do të përfitojë shtëpi në objekte të ndryshme që do të ndërtohen nga Enti Kombëtar i Banesave. Objekt i vendimeve të qeverisë ka qenë një pjesë e të pastrehëve në Tiranë, Vlorë, Leskovik, Orikum, Korçë dhe Gramsh. Ka disa muaj që qeveria miraton objekte që janë në pronësi të ushtrisë apo objekte që nuk përdoren më, në favor të të pastrehëve. Me këtë politikë synohet që brenda disa vitesh një prej shtresave në nevojë të strehohet sipas kushteve bashkëkohore. Këto objekte merren nga EKB-ja dhe më pas nis ndërtimi për t’u bërë pallat. Pasi përfundon ndërtimi, në to strehohen të pastrehët sipas listave që miraton Këshilli i Ministrave.

Vendimet

Objektet “Ish-posta e policisë Leskovik”, “Ish-depoja e pikës autonome, Vlorë”, “Stalla e ish-ekonomisë ndihmëse, Orikum”, “Reparti i objekteve, Korçë” dhe “Ish-lavanteria, Vaqarr, Tiranë”, të dala të lira nga ristrukturimi i Ministrisë së Brendshme, kalojnë në fond banesash për Entin Kombëtar të Banesave. “Pas kalimit të këtyre objekteve në fond banesash dhe regjistrimit të tyre në ZVRPP-të e Vlorës, Korçës dhe Tiranës, Enti Kombëtar i Banesave ngarkohet të lidhë pa kundërshpërblim (vlerën e objektit dhe truallit funksional), kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. E njëjta formë është ndjekur dhe me ish-objektin ushtarak në Qesarakë. “Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, të ish-objektit reparti ushtarak nr. 3400, Qesarakë, Tiranë, prona nr. 103, me qëllim privatizimin në favor të banorëve të cilët banojnë në këto godina”, – përcakton vendimi i qeverisë.

 

Lista emërore e ish-punonjësve të Ministrisë së Rendit Publik që banojnë në objektet “Ish-posta e policisë Leskovik”, “Ish-depo e pikës autonome” Vlorë, “Stalla, ish-ekonomi ndihmëse, Orikum” dhe “Ish-reparti i objekteve Korçë”

 

Objekti “Ish-posta e policisë Leskovik”

1. Mestan Cenolli

2. Roland Malushi

3. Kastriot Nure

4. Thanas Perici

Objekti “Ish-depo e pikës autonome, Vlorë”

1. Bardhosh Nuraj Vlorë

 

Objekti “Stallë, ish-ekonomi ndihmëse, Orikum”

1. Hektor Shena

2. Dritan Zagani

Objekti “Reparti i objekteve, Korçë”

1. Ilirjan Hamza

2. Orhan Sulollari

3. Sali Bracellari

Objekti “Ish-lavanteri, Vaqarr, Tiranë”

  1. Astrit Sinanrrapaj

 

  1. Lista e banorëve që banojnë në pronën nr. 103, ish-reparti ushtarak nr. 3400, Qesarakë, Tiranë
OBJEKTET: Emër Mbiemër
1 Bujar Ahmeti
2 Gani Halili
3 Sabedin Kurti
4 Selim Metra
5 Ermir Beqiri
6 Ardian Saliasi
7 Nurie Memia
8 Hysni Gjergji
9 Ferit Ndregjoni

 

10 Zef Gjikolaj
11 Arjan Lusha
12 Meleq Fifo
13 Myrteza Paja
14 Agim Thanasi
15 Jak Smaci
16 Ali Cela
17 Isuf Lusha
18 Bujar Allkaj

 

 

Tokat që kalojnë në pronësi në qytetin e Gramshit

Zona kadastrale

1842

Sipërfaqja e parcelës ndërtimore që i hiqet bashkisë në m2 Pronari
Nr. pas 8/401

Nr. pas 8/400

181.3

180.8

Maliq Mestan Mane
Nr. pas 8/386 148.2 Ilia Hysen Dragoti
Nr. pas 8/373 134.1 Hyqmet Sherif Pole

Sosije Kostandin Pole

Neshat Bajram Nasufi

Arjan Gani Latifi

Nr. pas 8/317 306.6 Fatmir Nezir Dragoti
Nr. pas 8/45

Nr. pas 8/46

Nr. pas 8/38

39

155.18

103.5

Oran Gllavina
Nr. pas 8/137 11 Ferit Toçila
Nr. pas 2/27 204 Privat
Nr. pas 2/60 180 Privat
   

 

 

Ministria e Shëndetësisë, këshilla përgjatë muajve të nxehtë të verës

Si çdo vit, Ministria e Shëndetësisë këshillon të rriturit dhe fëmijët të kenë kujdes nga temperaturat e larta. Duke filluar që nga qëndrimi në mjedise të freskëta deri te pirja e ujit janë vetëm disa nga këshillat që do ti bënin mirë sidomos individëve me problem shëndetësore. Duke filluar nga java e ardhshme sipas të dhënave meteorologjike pritet që i nxehti të pushtojë vendin. Temperaturat pritet të arrijnë 37-39 gradë dhe t’i afrohen pikut të të nxehtit.

Këshillat:

-Qëndroni në mjedise të mbyllura gjatë nxehtësisë së ditës.

-Kaloni disa orë në ditë në mjedise të freskëta ose me ajër të kondicionuar.

-Mbroni shtëpinë tuaj nga nxehtësia.

-Ushqehuni normalisht (me fruta, perime, bukë, supe etj.)

-Pini rreth 1.5 litra ujë në ditë, dhe evitoni pijet alkoolike.

-Evitoni sforcimet intensive fizike.

-Rrini larg rrezeve direkte të diellit.

-Mbroni shtëpinë tuaj nga nxehtësia.

-Evitoni pijet alkoolike.

-Mbani nën kontroll bashkëpunëtorët, kolegët, si edhe veten tuaj.

-Rrini në kontakte të rregullta me familjen, shokët dhe fqinjët.

 

Karburantet, reagon Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

Pak ditë më parë ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë e cila ka denoncuar mashtrimin e karburanteve. Sipas Drejtorisë së Metrologjisë shumë pika karburantesh abuzonin me sasinë që hidhnin në makinë duke ndryshuar shifrat e pompës. Në këtë mënyrë qytetarët paguanin më shumë se sa merrnin. Këtë radhë ka qenë Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit e cila nëpërmjet drejtorit të saj Altin Goxhaj ka denoncuar mashtrimet e pikave të karburanteve. “Drejtoria e Metrologjisë ka toleruar në mënyrë të rregullt vjedhjen e konsumatorëve, duke e trajtuar si një çështje teknike administrative kolaudimi të pompave furnizuese ndërkohë që kjo është një vjedhje masive e përditshme nga grupe të strukturuara kriminale në bazë të një hierarkie ku viktimat janë 3 milionë shqiptarë. ZMK po përgatit kallëzim penal për vjedhjen masive që po i behët konsumatoreve shqiptarë dhe tashme pranë DPM ekzistojnë raste të shumta konstatimesh që fatkeqësisht trajtohen si shkelje procedurash dhe jo më emrin që kanë: vepra penale më shumë palë të dëmtuara! Nga ana tjetër DPM është në një gjendje të plotë anomie administrative”, – thuhet në deklaratën e ZMK-së. Prej disa muajsh në vendin tonë, çmimi i naftës është 1.32 euro për çdo litër naftë, çmim ky më i shtrenjtë se në Mal të Zi, Maqedoni apo dhe në Serbi. Me këtë kosto i afrohemi tregut grek, ku nafta kushton 1.37 euro për litër. Prej disa muajsh, nafta ne vend kushton mbi 180 lekë për litër.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency