SHBA: Nëna e këngëtarit Jackson akuzon promotorin

0
174

1057643_522110184528674_1706929964_nKatherine Jackson, nëna e yllit të ndjerë të muzikës, Michael Jackson, mbrëmë ka dëshmuar në procesin lidhur me padinë e saj për vendim të gabuar për vrasje, me ç’rast e ka akuzuar promoterin e koncerteve AEG Live, se ka dështuar që djalit të saj t’i jepej kujdes përkatës mjekësor, kur ai ishte sëmurë derisa përgatitej për turneun e kthimit në vitin 2009. Zonja Jackson, 83 vjeçare, e ndali dëshminë e saj, pasi ishte ndjerë shumë keq, në momentin e përkujtimit të vdekjes së djalit të saj, dhe më vonë kërkoi që të pezullohet paraqitja e saj, për shkak të stresit gjatë seancës së procesit të pyetjeve e përgjigjjeve. Kjo ishte hera e parë që Katherine Jackson ishte paraqitur në gjykatë në procesin, në të cilin ajo dhe fëmijët e këngëtarit të ndjerë, Michael Jackson, e padisin promotorin AIG Live.

 

 

 

 

 

 

 

Shpat Kasapi me “Zogu Ti”

1062380_522110604528632_1303187049_nPop ylli shqiptar, Shpat Kasapi, ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me Blerinën të titulluar “Zogu Ti”. Kënga e re është dinamike, me ritme verore ku Shpat Kasapi shfaqet në formën më të mirë, përkrah Blerinës, një bjondine me zë impresionues. Klipi është transmetuar në kanalet tona muzikore, duke u pritur mjaftë mirë nga të gjithë shikuesit dhe dëgjuesi. Askujt nuk j’a priste mëndja që Shpati do të vinte këtë herë në një bashkpunim më Blerinën, por sido qoftë mund të themi që këngëtarët janë kanë arritur qëllimit, duke përcjell emocion  tek të gjithë ne.  Videoklipin e kësaj kënge e ka punuar Max Production. Bravo, suksese!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency