Kosova: 2.8 milionë euro nga rishikimi i tenderave, fund problematikës së ilaçeve

0
165

Qytetarët, mundësi denoncimi për çdo pakënaqësie

 

halim kosvaMinistri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka bërë dje daljen e tij në publik, duke sqaruar arsyet e vonesave me medikamente të spitaleve. Sipas tij, qytetarët nuk do të vuajnë më nga ky problem. Me nënshkrimin e kontratave brenda muajit korrik, problematika e ilaçeve do të marrë fund. Falë rishikimit të procedurave tenderuese, u arrit sigurimi nga kursimet i 2.8 milion eurove të cilat do t’u rikthehen pacientëve. Ministri Halimi falënderoi dje të gjithë donatorët që mundësuan sigurimin falas të disa medikamenteve të shtrenjta. “Deri tani kemi kursyer 2.8 milionë euro dhe këto do rriten dhe pak nga këto tenderat e fundit. Me këtë fond që ne na krijohet i kemi të gjitha mundësitë që në mënyrë shumë të shpejtë të sigurojmë interferonin për të gjithë pacientët me probleme nga dializa. Këto dy ditë na vijnë nga SHBA katër ilaçe shumë të rëndësishme, për të cilët duhet të jem i sinqertë, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT ka paguar vetëm transportin dhe ato vijnë të gjitha falas”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij Kosova listoi edhe proplematikat që shëndetësia shqiptare ka, duke pohuar se komunikimi korrekt me personelin mjekësor dhe pastërtia e ambienteve janë dy nga hallkat më të rëndësishme të shëndetësisë, që përmirësojnë me 65 % imazhin e sektorit.

Numri në dispozicion

Për t’i dhënë fund akteve korruptive ministria e shëndetësisë ka vënë në dispozicion një numër kontakti( 08008111) për të gjithë qytetarët. Tek ky numër mund të denoncohet çdo ankesë që ka të bëjë me shërbimin mjekësor të bluzave të bardha. Për të monitoruar rrugëtimin e medikamenteve nga magazina spitalore deri tek pacienti do të ngrihet edhe një task-forcë e posaçme. “Sistemi shëndetësor do të ketë të gjithë këtë listë medikamentesh, sepse kam informacione që përpara hynin e dilnin fatura, pa qenë malli fare brenda, por kjo është procedurë në vazhdim që Ministria e Shëndetësisë ka në vëmendje”, – tha Kosova. Aparaturat e reja diagnostikuese nëpër spitale do të funksionojnë 24 orë pa ndërprerje duke parë edhe mundësinë e shtimit të stafit mjekësor, thekson Kosova. Kreu i shëndetësisë i bëri thirrje strukturave më të larta shëndetësore që të vijojnë me përkushtim punën, pa u ndikuar nga rotacioni politik. “Rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit nuk duhet të na uli ritmin dhe nuk duhet të na çmobilizojë për të bërë gjënë më të mirë për pacientin”, – deklaroi Kosova.

 

Vrasjet e ditëve të fundit, protestë kundër dhunës ndaj grave

“Ndal dhunën ndaj gruas”. Nën këtë moto është zhvilluar dje në mesditë një protestë përpara ministrisë së Drejtësisë. Protesta është organizuar nga një grup të rinjsh në Tiranë.

Protestuesit janë lyer me bojë të kuqe si simbol i gjakut të grave të dhunuara dhe të vrara. Organizatorët kanë theksuar se protesta zhvillohet duke marrë shkak nga krimet ndaj grave të shënuara gjatë ditëve të fundit.“Kjo është një protestë jo vetëm kundër dhunës ndaj grave por edhe kundër mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë”, kanë theksuar organizatorët e protestës. Ky është reagimi i parë i shoqërisë civile pas ngjarjeve tronditëse që janë shënuar gjatë javëve të fundit në vend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency