Skënderbeu është i paralajmëruar, Nefçi do të luajë si skuadër

0
138

Altin Vorpsi

Trajneri i Nefçit: Ne do të luajmë si skuadër. Edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur janë në proces përshtatjeje, por për këtë takim do të jenë gati të tërë

 

nefci vs skenderbeuEdhe pse jemi në korrik, për Skënderbeun ka ardhur momenti i së vërtetës. Ekipi i Mirel Josës pritet që të luajë takimin e parë të vlefshëm për turin e dytë eliminator të Ligës së Evropës. Ashtu siç po ndodh prej dy vitesh, korçarët janë të thirrur në kauzë më herët. Nefçi Baku është pengesa e madhe. Nefçi Baku është rivalja e fortë e Skënderbeut që dje mori sinjalin e radhës nga kundërshtarët. “Do të luajmë si grup”, – tha tekniku i skuadrës azere në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të bardhezinjve.

 

Deklarata

Numri një i stolit të azerbajxhanasve, Hakiev Boikaga, është i bindur se skuadra e tij do ta sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e parë që do të luajë në shtëpi. Në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të klubit, tekniku ka deklaruar: “Gjatë kësaj kohe kemi studiuar nëpërmjet pamjeve filmike disa prej ndeshjeve të Skënderbeut dhe mund të them se bëjnë një lojë të mirë, e cila duhet vlerësuar. Ne kemi një ekip më cilësor se ata, megjithatë nuk duhen nënvlerësuar. Loja do të jetë e hapur dhe jam i bindur se miqtë do të luftojnë fort për të arritur fitoren, – ka theksuar Boikaga, i cili më pas ka vazhduar. – Ne do mundohemi ta zgjidhim çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë. Ne do të luajmë si skuadër. Edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur janë në proces adaptimi. Por për këtë takim do të jenë gati të tërë”, – ka përfunduar Boikaga.

Konferenca

Ashtu siç janë edhe rregullat, përfaqësues të Nefçit dhe Skënderbeu duhet që të dalin 24 ora para takimit përballë gazetarëve. Një gjë të tillë do të bëjnë nesër trajnerët dhe kapitenët respektivë të dy ekipeve. Kështu, në orën 18:30 para gazetarëve do të dalin Hakiev Boikaga dhe Resad Sadiqov. Ndërkohë që në orën 19:30 do të jetë radha e Mirel Josës dhe Blendi Shkëmbit.

 Bastet

Kompanitë e basteve kanë nisur kuotimin e ndeshjes mes Nefçit dhe Skënderbeut, e cila do të luhet më 17 korrik në Baku të Azerbajxhanit. Vendësit janë më të favorizuar, duke qenë se kuotohen mes 1.27 dhe 1.33 për fitoren. Barazimi shkon nga 4.4 në 4.8, ndërsa fitorja e Skënderbeut është vërtet e lartë dhe kuotimet për të janë nga 7.5 deri në 10. Në këtë ndeshje të parë azerët janë favoritë për të triumfuar.

 

Dilemat e Josës

Në përgatitjet e fundit Skënderbeu është bri gati për sfidën e madhe. Pak a shumë, Josa e ka të qartë formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë, por është në dilemë vetëm për rolin e qendërmbrojtësit. Nëse do të jetë dyshja e qendrës Radas-Gvozdenoviç, atëherë formacioni nuk do të ndryshojë nga ai që është provuar në ndeshjet miqësore.

 

Merkatoja e legjionarëve

Sadiku, shumë pranë Serisë A

Afrohet ora e transferimit të Armando Sadikut drejt Serisë A. Skuadra e Luganos pjesë e së cilës është sulmuesi shqiptar, ka zyrtarizuar së fundmi blerjen Boran Dubajiçit, një zbulim i kategorisë së dytë serbe, lëvizje kjo që pritet të shoqërohet shumë shpejt kalimin e Sadikut në futbollin elitar italian. Për shërbimet e 22-vjeçarit intereson Fiorentina dhe Lacio, madje pak kohë më parë menaxheri i lojtarit zbuloi se presidenti i Luganos, Anxhelo Renceti, kishte arritur marrëveshjen me një skuadër të Serisë A, por pa e zbuluar emrin. Armando Sadiku nuk u aktivizua me skuadrën e tij në takimin e parë të Challenge League, mes Luganos dhe Biel Bienit, që u fitua 1-0 nga vendasit, çka presupozon se e ardhmja e tij do të jetë larg Zvicrës.

 

 Ujkani, më i fundit i shqiptarëve tek Lacioja

Ndërkohë Lacioja, e cila interesohet për Sadikun pritet të shndërrohet në një koloni shqiptarësh. Aktualisht, në klubin e kryeqytetit italian aktivizohen Lorik Cana dhe portieri i ri Tomas Strakosha, por formacionit të Vladimir Petkoviçit mund t’i bashkohen Elseid Hysaj dhe Saimir Ujkani. Bisedat për mbrojtësin 19-vjeçar të Empolit kanë mbetur prej ditësh në vend numëro, ndërsa emri i Ujkanit ka dalë në skenë orët e fundit. Sipas mediave italiane, valsi i portierëve në Serinë A mund të dërgojë 25-vjeçarin në Romë, pasi portieri Albano Bixarri pritet të transferohet te Kievoja. Gjithsesi, kjo lëvizje e mundshme do të varet edhe nga dëshira e Ujkanit, i cili vështirë se do të pranojë kalimin te Lacio për të qenë zëvendësues i Marketit.

 

Deklarata

Cana fikson objektivat e Lacios

Tashmë në Itali e konsiderojnë si “jolly”-n e Lacios. Lorik Cana po tregon nga dita në ditë që ka qenë një nga blerjet më të mira të Lacios. Tekniku Petkoviç, me një lojtar si Cana, i ka pasur punët edhe më të lehta, pasi ka mbyllur “vrimat” e merkatos duke aktivizuar shqiptarin sa në mbrojtje dhe në mesfushë. Ky fakt nuk e shqetëson fare Canën që thotë se rolin do t’ia caktojnë misteri. Ai është shumë i fokusuar në betejën që e pret me Juven më 18 gusht, që vlen Superkupën e Italisë. Por, para këtij takimi të madh për popullin lacial, ekipi ka një tjetër detyrë për të përmbushur. Nga

Auronco di Kadore, vendi ku po stërvitet Lacio, Lorik Cana ka sfiduar Juven dhe ka treguar objektivat e “shqiponjave” bardhekaltër: “Jemi të përqendruar që çdo ditë të japim maksimumin, pasi vetëm kështu do të mund të jemi gati për 18 gushtin. Triumfi në Kupën e Italisë na ka dhënë një tjetër forcë. Objektivi ynë është që të bëjmë më mirë në kampionat dhe të kapim zonën Champions (në Itali futen vetëm tri vendet e para)”. Më tej në intervistën e dhënë për “Lazio Style Channel”, Cana gjen mënyrën për të ekzaltuar edhe tifozët e Lacios: “ Tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme për ne. Ato janë fondamentalë. Ne do të bëhemi edhe më ambiciozë, pasi kështu do t’u japim shumë atyre. Në vitet e fundit Lacio ka rigjetur rezultate pozitive, prandaj unë jam optimist për të ardhmen”. Në fund të intervistës së tij, Cana i dha “leje” Petkoviçit që ta vendoste ku të donte në fushë: “ Nuk është i rëndësishëm fakti se cili është roli im. Këtë gjë e vendos misteri. Unë do të jap gjithmonë më të mirën. Ne jemi me fat që kemi një staf teknik të tillë. Një staf teknik që gjithmonë kujdeset për ne”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency