Ngjarjet që kanë bërë historin, nga personi që varros veten, deri te nëna që shet fëmijët për 3 euro

0
148

Futet me makinë poshtë kamionit

foto 1 te koka e pare (1)

Të apasionuarit pas sporteve ekstreme gjithmonë kanë mahnitur me veprimet e tyre të guximshme. Këtë herë ka qenë një shofer i çmendur i cili futet me makinën e tij poshtë një kamioni. Skena e cila është em denjë për filma hollivudianë është fotografuar nga një fotograf profesionist, Ben Ellis,i cili ishte lajmëruar enkas për të fiksuar këtë moment. Sic shihet qartë i riu amerikan me një Mazda MX-5 futet poshtë një kamioni me 18 goma ndërkohë që të dyja makinat kanë qenë në lëvizje.

Mbyt fëmijën “live” në Skype

Një nënë e zhyti vajzën e saj në një kovë me ujë ndërsa fliste me të dashurin e saj britanik në internet. Ngjarja ndodhi në Norvegji kur Yasmin Chaudhry vendosi që në kohën kur po fliste me të dashurin të fuste kokën e vajzës në kovë. 26 vjeçarja tha se me këtë veprim dëshironte që ta bënte vajzën ti bindej dhe të ishte më e disiplinuar. Por, Chaudhry dhe i dashuri i saj britanik i cili nuk rezulton të jetë babai i fëmijës, kanë mohuar tentativën e qëllimshme për të mbytur fëmijën. Oficerët e policisë udhëtuan nga Oslo drejt Britanisë për të marrë në pyetje të dashurin e gruas i cili ishte një i dashur interneti pasi vetëm një herë ishin takuar fizikisht.

Martohet me burrë, përfundon me grua

Një çift në Jorkshire të Britanisë vendosi që të rinovojë betimet e tyre të martesës, 9 vjet më vonë nga dita që ishin martuar. Por këtë herë kishte një ndryshim të madh: në vend të dhëndrit dhe nuses, kishte nuse dhe nuse!!! Ata të dy u njohën nëpërmjet një njoftimi për zemrat e vetmuara dhe që atëherë nuk janë ndarë më. Por pas disa vjetësh jete martesore, filluan problemet në lidhjen e tyre. Ann filloi të kishte dyshime mos vallë bashkëshorti i saj, që është më i vogël në moshë. kishte marrëdhënie paralele me femra të tjera.Por nuk qëndronte tek tradhtia problemi. Bashkëshorti i saj, shofer autobusi në profesion, kishte qejf të vishte rrobat e bashkëshortes, duke shfaqur kështu, botën femërore që fshihte brenda vetes. Kur i njoftoi bashkëshortes se donte të ndryshonte gjini, ajo pësoi shok. Por me kalimin e kohës, pamja e të shoqit me rroba femrash dhe emri i ri i tij, nga Bar në Jane, me të cilin u pagëzua, mesa duket e zbutën zemrën e saj. Kështu Ann u kthye përsëri në krahët e bashkëshortit të tij Bar, por të shndërruar në femër si Jane, për të jetuar së

“Varroset” nën tokë për rekord, por s’del dot më

Të vdesësh, duke u munduar të thyesh një rekord të kotë. Protagonist i kësaj historie është bërë një burrë nga Sri Lanka, i cili humbi jetën, teksa mundohej të thyente rekordin për kohën më të gjatë të kaluar si i varrosur për së gjalli. Janaka Basnayake, 24 vjeç, e varrosi veten në qytezën e Kantales, me ndihmën e familjes dhe miqve në një vrimë të mbyllur me drurë e rërë, në një thellësi 3 metra. Si përfundim s’ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Në një situatë të tillë, qeveria vendase i ka bërë thirrje publikut të mos përpiqet të ndërmarrë më tentativa të tilla, me rrezik të lartë. Faktikisht, vetë Basnayake s’ishte i ri në sipërmarrje të tilla, përderisa sipas asaj që ka bërë të ditur familja e tij, e kishte provuar edhe dy herë më parë të qëndronte nën tokë, respektivisht 2 orë e gjysmë dhe 6 orë. Mirëpo këtë herë, përpjekja për të thyer ato 6 orët, mesa duket ka rezultuar fatale.

I shet tri vajzat e saj për vetëm 3 euro

Një nënë indiane ka shitur tri vajzat e saj për vetëm 3 euro, pasi bashkëshorti i dehur e ka nxjerrë jashtë shtëpie. Purnima Halder, 35 vjeçe, tha në rrëfimin e saj në Polici, se nuk do të kishte kurrë mundësi për të blerë bukë për fëmijët e saj. Ajo i shiti dy vajzat e mëdha, me moshë 10 dhe 8-vjeçare për 185 rupi, gati 3 euro, dhe vajzën e vogël katërvjeçare e dha falas. Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Bengalit Perëndimor. Policia i shpëtoi të tria vajzat, pasi banorët e fshatit Malancha i informuan për shitjen e fëmijëve për shkak të varfërisë. Vajzat tani janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Purnima, pasi u nxor jashtë shtëpisë nga bashkëshorti i saj prej 12 vitesh, Utam Halder, i dha tri vajzat e saj te tre persona të ndryshëm, në mënyrë që ato të kishin bukë dhe strehë. Utam u arrestua mbi akuzat se kishte torturuar gruan dhe vajzat e tij.

Çifti kinez e quajti vajzën “@”

Pekin, 30 prill – Një çifti kinez vendosi ta thërrasë vajzën e sapolindur “@”, ose më mirë “et”, sipas simbolit të adresës së postës elektronike. Prindërit e rinj thonë se ky simbol i bën jehonë dashurisë së tyre për fëmijën. Emri i pazakontë ka kuptim të veçantë, veçanërisht në gjuhën kineze, e cila nuk ka alfabet por përdor dhjetëra mijëra karaktere për të prezantuar fjalët.

Kasapi vret gruan e tij dhe shet mishin e saj

Të ngjethurat të përshkojnë trupin, vetëm ta mendosh. Sesi një burrë, me profesion kasap, në një nga ditët e tij të punës, nuk ka therur ndonjë kafshë, por pikërisht gruan e tij. Për ta shitur më pas trupin e saj, copa-copa. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Egjipt, ku ka qenë pikërisht një kasap, i cili për arsye xhelozie ka vendosur ta therë gruan e tij dhe ta presë, duke e shitur pastaj për mish. Në fakt, ky i fundit, u zbulua nga një klient i tij, i cili vuri re se mishi që po i tregonte kasapi, nuk ishte aspak i një qengji, por mish njeriu . Kështu, policia ndërhyri menjëherë në vend, duke marrë një mostër të mishit dhe duke e dërguar atë në laborator. Ku të gjithë kanë mbetur të çuditur, pasi u vërtetua se kasapi po shiste mish njeriu, madje mishin e gruas së tij.

Tre vjet burg 15 vjecarit, puthi dy vajza

Një djalë 15-vjeçar është dënuar me tre vjet burg në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u kap duke puthur dy vajza të cilat janë motra mes vete. Babai i dy vajzave 13-vjeçare ka njoftuar policinë pasi ka gjetur 15-vjeçarin në shtëpinë e tij, në Abu Dhabi. Përveç akuzës për ngacmim seksual, djali u akuzua edhe për hyrje me dhunë në banesë, derisa ai i tha gjykatësit se vajzat e kishin lënë me dashje të hynte brenda. Dy nvajzat kanë refuzuar të përgjigjen dhe nuk e pohojnë e as e mohojnë akuzën. Djali është shprehur se ajo nuk ishte hera e parë që vajzat e kishin ftuar në shtëpi me dëshirën për ta puthur. Gjykata vendosi se djali do të qëndrojë në burgun e të rinjve derisa të mbushë 18 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency