Gjobë 5 dollarë për çdo ulërim të grave gjatë lindjes

0
139

bebe_023

Sipas gazetës amerikane Ëashington Post, në një raport ndërkombëtar mbi korrupsionin, në një rast të pabesueshëm, rezulton se një spital në Zimbabve i detyron gratë të paguajnë pesë dollarë për çdo të bërtitur gjatë lindjes. Në teori, kjo rregullore absurde shërben për të shmangur alarmet false të grave që presin të lindin fëmijë, por në realitet ka të bëjë me “marrjen e parave”.  Spitalet në Zimbabve kanë një tarifë 50 dollarë për çdo lindje, një tarifë sërish absurde, sepse është sa një e treta e të ardhurave mesatare vjetore për një punëtor të thjeshtë në këtë vend, sipas “Transparency International”.  Kjo ndihmon të shpjegosh pse shumë gra zgjedhin të lindin në shtëpi, dhe në raportet e OKB-së thuhet se një në tetë gra nga Zimbabveja vdes gjatë lindjes.

 

Rusia me flotë të bazuar në central bërthamor

Brenda tri vitesh, Rusia do ta ketë centralin e parë bërthamor lundrues në botë, i cili do të mundësojë sigurimin e energjisë dhe ngrohjes në zona të cilat janë të vështira për tu depërtuar, si dhe do ta bëjë sigurimin e ujit të pijshëm në rajonet e thata nëpër botë. Anija unike thuhet se nuk do të të jetë operacionale deri në vitin 2016, u tha gazetarëve Aleksandr Voznesensky, drejtori i përgjithshëm i ndërtuesit të anijeve më të mëdha të Rusisë, Baltic Plant në Shën Petersburg. Lomonosov Akademik do të bëhet anija kryesore e një serie të anijeve lundruese të cilat bazohen në energjinë bërthamore, të cilat Rusia ka në plan për t’i vënë në prodhim masiv. Njësia lundruese e cila do të gjenerojë energji, synon sigurimin e energjisë për ndërmarrjet e mëdha industriale, qytetet portuale dhe krijimin e gazit në det të hapur dhe në platformat vaj-nxjerrëse, të cilat janë hartuar mbi bazën e reaktorëve bërthamorë.

Së shpejti komunikimi me celular, pa valë

Projekti Serval, softueri i hapur i të cilit u mundëson telefonave të mençur të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë SMS pa përdorur ndonjë rrjet valësh, shihet si shumë tërheqës për zhvillimin e një pajisje e cila do t’i ngjante një ruteri, e cila do ta bënte qasjen e re të komunikimit edhe më praktike. Përmes një fushate me të cilën synohet mbledhja e 300 mijë dollarëve për zhvillimin e Mesh Extender, që mundëson krijimin e rrjeteve lokale ad-hoc, të cilat krijohen nga Serval për tu zgjeruar në distanca më të largëta. Pajisja gjithashtu e bën të mundur për telefonat që të bashkohen në rrjetet e përbashkëta pa u modifikuar nga kufizimet e mbetura për lidhje në Ëi-Fi, në sistemin operativ mobil të Google. Aplikacioni mobil i Serval për platformën Android mund të shkarkohet falas. Ndërsa funksionimi i aplikacionit është zhvilluar në atë mënyrë që telefonat lidhen me njëri tjetrin duke përdorur rrjetin ËiFi, duke krijuar një rrjet “mesh” në të cilin secila pajisje mobile mund të jetë një pikë e cila e ndihmon tjetrën për transferimin e të dhënave mes vete.

Gati   tuneli nënujor 123 km i gjatë

Autoritetet kineze kanë vendosur të fillojnë ndërtimin e tunelit më të gjatë nënujor në botë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Në këtë projekt parashihet të investohen 42 miliardë dollarë, ndërsa tuneli do të jetë i gjatë 123 kilometra.
Tuneli, sipas njoftimeve, do të lidhë qytetin Dalian, në provincën Liaoning, me Jantain në provincën lindore Shandong.  Sipas projektit, tuneli do të ndërtohet nën ngushticën Bohaj.  Nuk saktësohet se kur parashihet të përfundojë, ndërsa ndërtimi i tij është zënë në gojë për herë të parë më 1994. Por që atëherë e deri tash ishte heshtur puna e tij.  Projektuesit kanë llogaritur se duke pasur parasysh kohën aktuale të nevojshme  për të kaluar rrugën ndërmjet dy qyteteve, që do t’i lidhë tuneli, 6-7 orë, që do të shkurtohet në rreth 40 minuta, shpenzimet për ndërtimin e tij do të shpaguhen brenda 12 vjetësh.  Aktualisht tuneli më i gjatë është ai Seik, i gjatë 54 kilometra dhe lidhë ishujt Honshu me Hokaido, i cili është inauguruar më 1988 pas 20 vjetësh nga fillimi i ndërtimit të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency