Ançeloti:Dua të ringjall Kaka

0
127

Jurges Veizaj

Duket se tekniku Italian ka si synim që me ardhjen në krye të stolit madrilen të të sjelle në formë edhe brazilianin Kaka që ka tre vite që vuan nga forma jo e mirë.

AC+Milan+v+Hamburg+SV+Friendly+Match+lOMLBkYRH6ZlDuket se gjithçka po shkon mirë te skuadra madrilène.Ardhja e Ançelotit dhe blerja e lojtarve te rinj duket se po i jep një pasqyrë të re skuadrës. Një imazh ndryshe më i bukur dhe jo i zymtë nga ajo që  paraqiste Murinjo. Një sezon I kaluar dhe që duhet harruar.Galaktikët u shfaqën në superformë gjatë gjithë sezonit por nuk rezultuan qitës të mirë përballë trofeve.Kjo I dha një zhgënjim të madh skuadrës që tashmë I duheshin fytyra të reja në skuadër. Isko me Karvahl dhe Irrala janë tre lojtarët që pritet ti bashkohen formacionit kryeqytetas.Por çfarë pritet të ndryshojë tjetër në kampin e të bardhve.

 

Ringjallja e Kakasë

Raporti i mirë që qëndron midis Kaksë dhe Karlo Ançeloti duket se mund të ndryshojë shumë gjëra për lojtarin dhe vetë skuadrën. Tekniku Italian ka shumë besim në fantazistin brazilian dhe do ta mbështesi në maksimum. Kaka ishte në listën e lojtarve që do të largoheshin por tashmë pritet që ti jepet edhe nje shans që mund ta shtyjë drejt suksesit. Tashmë ish-milanisti ka mundësinë që tu tregojë galatikve se çfarë është i aftë të bëjë.Qëllimi I tij është që të luaji mirë në klub dhe më pas të ketë mundësinë të luaj në Botërorin e 2014 të zhvilluar në Brazil.Problemi i vetëm është konkurrenca. Gjermani Ozil dhe ardhja e Iskos mund ta bëjë pothuajse të pamundur depërtimin e lojtarit në formacionin e parë. Por kjo mund të shikohet dhe si positive që ti sjelli lojtarit forcën e duhur për të luftuar. Duke pasur parasysh se ardhja e Isko ndryshon gjithçka mund të bëhet edhe zgjidhja midis Kaka dhe Ozil. Lojtari gjerman me origjinë turke sheh si opsion edhe Bajernin e Pep Guardiolës duke qënë se është lojtar perfekt për mënyrën se si luan mesfushori. Tekiniku Italin ka në përbërje arsenal shumë të fuqishëm me lojtar por dhe shumë enigma se kë do të vendosi per të luajtur.Të martën pritet që të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore.

Kheidira: Me Ançelotin, një hap para

Sezoni ri, shpresa të reja. Këto ishin fjalët që përmblidhnin deklaratën e Gjermanit.Në një intervistë për “Die Ëelt” shkatërruesi deklaroi “Fillon një kapitull i ri, trajner i ri, ide të reja dhe një filozofi ndryshe e të luajturit. Jam shumë krenar për Real Madrid. Kushdo që luan në këtë klub luan për të fituar tituj. Jam i sigurt që me Ançelotin do bëjmë një hap para”.Ai gjithashtu ju referua dhe eksperiencës që ka trajneri për sa i përket aspektit teknik. “ Aty ku ai ka punuar ka qënë i suksesshëm.Skuadra që ka drejtuar gjihtmonë ka luajtur mirë. Kemi një trajner me eksperiencë,me personalitet te mirë dhe që e fokuson punën e tij mbi taktikën dhe disiplinën.Gjithashtu Gjermani me origjinë Tuniziane foli edhe mbi vitin e kaluar dhe Murinjon. “ Ne dështuam të gjithë bashkë.Duhet që atij ti japim respekt. Për mua akoma mbetet një trajneri dhe njeri I mrekullueshëm”. Gjithashtu nuk harroi as që ta falenderonte “ Më dha shansin tre vite më parë për tu zhvendosur nga Bundesliga në Ligën Spanjolle.Unë kam një kontratë me Realin dhe do vazhdoj që tranohem me Ançelotin tashmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency