Tatimet: Ja pse po ndëshkohet kompania Armo

0
150

Ervin Kaduku

 

armoDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpjeguar në një njoftim për shtyp situatën e krijuar një ditë më parë në ambientet e Kompanisë “Armo”. Institucioni më i lartë tatimor përgënjeshtron lajmin e transmetuar në televizionin “Top Channel” dhe shpjegon se Drejtoria e hetimit tatimor në DPT në zbatim të detyrave të saj funksionale ka monitoruar aktivitetin e shoqërisë duke verifikuar dokumentacionin e lëvizjes së mallit.

“Në lidhje me incidentin, mjetet që dolën nga ambientet e shoqërisë u tentuan të kontrolloheshin për dokumentacionin që i shoqëronte. Punonjësit e hetimit, në krye të detyrës, kanë kërkuar dokumentacionin e mjeteve, veprim i cili ka irrituar drejtuesit dhe punonjësit (të thirrur prej tyre) të cilët kanë dalë duke rrethuar mjetet dhe një prej tyre e kanë spostuar forcërisht duke penguar në këtë mënyrë ushtrimin e detyrave funksionale”, – thuhet në njoftim shpërndarë sot mediave. Në këto rrethana, sipas DPT-së është kërkuar ndihma e Policisë së shtetit duke bërë kallëzim penal për pengim të ushtrimit të detyrës për punonjësit në detyrë. “Mbi bazën e situatës financiare subjekti “Armo” rezulton me detyrime tatimore të papaguara (kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, taksa nacionale dhe akcizë të prapambetur)”, vijon më tej shpjegimi zyrtar.
Kompania “Armo” ka vetëdeklaruar, duke i mbajtur punonjësve të saj kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, po nuk ka i derdhur këto detyrime në buxhetin e shtetit, sqarohet në njoftim.
DPT informon se kompanisë “Armo” i është ofruar edhe mundësia e marrëveshjes se pagesës me këste, e cila nuk është pranuar nga ky subjekt.
Në bazë të Akt-Marrëveshjes së përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave “Mbi informimin reciprok për pezullimin e operatorëve ekonomike deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve”, – i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pezullimi i aktivitetit ekonomik të kompanisë Armo sh.a. deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore.
“Administrata Tatimore është e vendosur, ne baze te ligjit, të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, si ndaj subjektit në fjalë,ashtu edhe ndaj subjekteve të tjera me detyrime të papaguara, përfundon reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency