INSTAT: Tremujori i parë 2013, Shqipëria sfidoi situatën negative globale

0
152

Ervin Kaduku

 

punesimiShifrat e statistikave afatmesme të tremujorit të parë, të publikuara nga ana e Institutit të Statistikave pak ditë më parë, flasin për një vend që jo vetëm i ka shpëtuar tashmë krizës, por edhe që shfaq tendenca të dukshme rritjeje në treguesit kryesorë ekonomikë e socialë.

Papunësia

Gjatë tremujorit të parë 2013, numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë ishte 141,939. Numri i të papunëve të regjistruar në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier dhe Elbasan ishte më i madh sesa në qarqet e tjera të Shqipërisë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2012, në tremujorin e parë 2013 numri i të papunëve të regjistruar që përfituan pagesë papunësie u ul me rreth 7.67%. Në qarkun e Tiranës përfituan pagesë papunësie rreth 23.6% e totalit të të papunëve të regjistruar që përfituan pagesë papunësie në të gjithë vendin ose 9.6% e të papunëve të regjistruar në qarkun e Tiranës.

Më pas renditet qarku i Shkodrës ku të papunët e regjistruar që përfituan pagesë papunësie përbëjnë 12.4% të kësaj kategorie ose 5.4% të totalit të të regjistruarve në të gjithë qarkun.

Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e parë 2013

ishte 12.79%.

Ndihma ekonomike

Numri mesatar i familjeve që përfituan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të parë 2013 është rritur me rreth 2%krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Po ashtu dhe fondi mesatar mujor i ndihmës ekonomike është rritur me rreth 2%. U trajtuan me ndihmë ekonomike mesatarisht 102,290 familje nga të cilat 69,555 familje me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 32,736 familje me ndihmë ekonomike të plotë.

Edhe gjatë këtij tremujori qarqet Shkodër, Dibër, dhe Elbasan vazhdojnë të kenë numrin më të madh mesatar të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Po t’i referohemi madhësisë së familjes, si në bashki ashtu edhe në komuna, familjet me nga katër pjesëtarë përbëjnë pjesën më të madhe të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Lejet e ndërtimit

Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa gjatë tremujorit të parë 2013 është 22 nga të cilat 20 leje janë miratuar për ndërtesa banimi dhe 2 për ndërtesa të tjera si hotele, ndërtesa tregtare, etj.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2012 ky tregues është ulur 69.8 për qind ndërsa krahasuar me njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 15.7 për qind

Në totalin e vlerës së ndërtimit, ndërtesat zënë 100 për qind të vlerës, ndërsa punimet inxhinierike zënë 0 për qind të kësaj vlere.

 

Transporti

Transporti hekurudhor gjithsej i mallrave në volum/km është rritur 74.2 për qind në tremujorin e parë 2013 ndaj tremujorit të katërt 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2012 ky aktivitet është rritur 171.4 për qind. Transporti hekurudhor i mallrave në volum/km me jashtë ulet 9.3 për qind në tremujorin e parë 2013 ndaj tremujorit të katërt 2012 dhe rritet 42.6 për qind ndaj të njëjtit tremujor të një viti më parë. Transporti hekurudhor i pasagjerëve ulet nga 3,318 mijë pasagjerë/km në tremujorin e katërt 2012 në 2,570 mijë pasagjerë/ km në tremujorin e parë 2013, një ulje prej 10.6 për qind.

Volumi i ngarkim shkarkimit të mallrave në porte është ulur 4. Për qind, në tremujorin e parë të 2013 ndaj tremujorit të katërt 2012, ndërsa ndaj të njëjtit tremujor të një viti më parë, është rritur 5.7 për qind.

Në transportin ajror operojnë 14 shoqëri fluturimi nga të cilat 1 e përbashkët dhe 13 të huaja.

Gjatë këtij tremujori janë kryer 4.335 fluturime, nga të cilat 2,029 fluturime të kryera me shoqëri të përbashkëta dhe 2,126 fluturime të kryera nga shoqëri të huaja. Numri i mbikalimeve gjatë këtij tremujori është 28,340.

Aksidentet

Aksidentet në tremujorin e parë 2013 janë ulur me 15,6 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë janë rritur 8.7 për qind. Ulja ndaj tremujorit të parë 2013 e aksidenteve në tremujorin e katërt 2012 është shoqëruar me uljen e numrit të personave të aksidentuar me 10.6 për qind.

Posta dhe Telekomunikacioni

Shërbimi postar me letra dhe objekte të thjeshta është rritur 10.3 për qind në tremujorin e parë 2013 krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të një viti më parë është ulur 3.6 për qind. Numri i pajtimtarëve telefonikë të telefonisë fikse në fund të muajit mars 2013 arriti 217,567 pajtimtarë, nga të cilët 201,498 janë pajtimtarë familjarë.

Tregtia e jashtme

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, u eksportuan 53,293 milion lekë mallra ose 17.3 për qind më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe 5.5 për qind më pak se tremujori i mëparshëm. U importuan 105,715 milion lekë mallra, 11 për qind më pak se në të njëjtin periudhë të vitit të kaluar dhe 24.1 për qind më pak se tremujori i mëparshëm.

Përqindja e mbulimit të eksporteve nga importet, është 50.4

Për qind.

Gjatë këtij tremujori 30.9 për qind të eksporteve dhe 10.8 për qind

të importeve i zuri grupi “Tekstile dhe këpucë”. Grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” përfaqëson 18.9 për qind të importeve, duke u ulur 22.4 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Partnerët kryesorë tregtarë vazhduan të jenë Italia dhe Greqia,me

të cilat është kryer respektivisht 35.6 e 10.4 për qind e importeve dhe 48.6 e 2.8 për qind e eksporteve.

Me vendet e Bashkimit Evropian është kryer 80.9 për qind e eksporteve dhe 66.9 për qind e importeve.

Çmimet

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në tremujorin e parë të vitit 2013 arrit në 116.2 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007 = 100), duke shënuar një rritje prej 2.5 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012 indeksi shënoi një rritje prej 2.5 për qind.

Rritja më e madhe tremujore vërehet në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 6.1 për qind. Ndërsa ulja më e madhe tremujore prej 1.6 për qind vërehet në grupet ”Mallra dhe shërbime të ndryshme.

Në grupet e tjera ndryshimet tremujore luhaten nga -1.5 për qind në +1.0 për qind.

Turizmi

Hyrjet e vizitorëve në Shqipëri në tremujorin e parë 2013 janë rritur 18.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga toka hyrjet e të huajve zënë 82.3 për qind të ndjekur nga hyrjet nga ajri dhe deti respektivisht me 13.5 dhe 4.2 për qind. Daljet e shtetasve shqiptarë në tremujorin e parë 2013 janë

ulur 3.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kryesisht ndikuar nga daljet nëpërmjet pikave kufi tare tokësore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency