Aksidenti tragjik në Xibrakë, gjykata lë në burg drejtuesin e automjetit BMV

0
131

Sonja Caka

Hetimi, drejtuesi Edvin Çuçuli, shkaktar i aksidentit, lihen të lirë drejtuesit e kamionit dhe furgonit, Haskurti e Torollari

 

aksidenti_buqlizeKatër ditë pas aksidentit tragjik, me pasojë katër të vdekur dhe tri të plagosur, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e arrestit për drejtuesit e automjeteve të dyshuar si shkaktarë. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Edvin Çuçuli, drejtuesin e mjetit tip BMV, për të cilin dyshohet se ka qenë personi që ka shkaktuar parakalimin e gabuar që solli më pas përplasjen tragjike, ndërsa për shoferin e furgonit Eduart Haskurti dhe shoferin e kamionit, Romeo Torollari vendosi të hetohen në gjendje të lirë. Hetimet e deritanishme dëshmojnë se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të parakalimit të gabuar të drejtuesit të automjetit BMV. Nga përplasja e tre mjeteve mbetën të vdekur 4 pasagjerët e furgonit Fetah Çela 50 vjec dhe bashkëshortja e tij Ryfete Çela, 48 vjeç, si dhe nënë e bijë Nasibe Shehi 69 vjeç dhe vajza e saj, Alushe Kullafi 49 vjeçe.

Ngjarja

Aksidenti i rëndë është shënuar në orët e pasdites së 8 korrikut në vendin e quajtur Xibrakë, të Elbasanit. Furgoni është përplasur teksa ka tentuar të parakalojë një maune me targa të Korçës. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale. Katër kanë qenë viktimat e para, dy burra dhe dy gra, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që një orë pas përplasjes të nxirrnin nga furgoni trupat e pajetë dhe ata të plagosur, për shkak se goditja e maunes ka qenë në anën e djathtë të furgonit, pra nga ana e pasagjerit. Trupat e pajetë janë transportuar për në morgun e qytetit, ndërsa të plagosurit për në spital;in e Elbasanit, ku mësohet se të paktën dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Një prej të plagosurve rëndë është edhe shoferi i furgonit të pasagjerëve, i identifikuar si Eduart Haskurti, ndërsa të plagosurit e tjerë u përkasin si furgonit, ashtu dhe automjetit veturë me ngjyrë gri. Sipas burimeve nga spitali i Elbasanit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, shoferi i furgonit Haskurti është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar.

Hetimi

Parakalimi i gabuar, shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë janë tri momentet ku po hetohet për aksidentin e Xibrakës në Elbasan. Grupi i ekspertëve ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, dinamikën e trajektores së përshkruar nga tri automjet, në mënyrë të veçantë 2 prej tyre, maunes dhe furgonit të pasagjerëve. Fillimisht u dyshua se shkak për përplasjen ishte shoferi i furgonit por ekspertiza nxorri se shkaktar ka qenë drejtuesi i BMV gri, Edvin Çuçuli. Megjithatë, deri në zbardhjen e plotë të hetimeve, në dispozicion të akuzës do jenë edhe dy shoferët e tjerë, drejtuesi i furgonit Haskurit dhe drejtuesi i maunes Torollari.

 

I mbaron dënimi/ Prej një jave në burg padrejtësisht, Apeli liron të dënuarin

Prej një jave mbahej padrejtësisht në qelitë e burg ndërsa nuk shqyrtohej për të kërkesa për shuarje të masës së sigurisë, edhe pse i kishte përfunduar dënimi. Njëra gjykatë ia linte topin tjetrës, duke deklaruar se nuk ishte kompetente për ta shqyrtuar kërkesën e të dënuarit. Gjykatës nuk i interesonte aspak se një person po rrinte padrejtësisht ditë të tëra në burg, edhe pse dënimin e kishte përfunduar. Dje, Gjykata e Apelit vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu të Ardian Myrtos, i cili dhe pse e kishte përfunduar dënimin, prej një jave mbahej në qeli për shkaqe doktrinare, duke qenë se Gjykata e Shkallës së Parë shpalli moskompetencen dhe ia postoi këtë dosje Gjykatës së Apelit. Procesi ne Apel u ndoq dje edhe nga ndihmëskomisioneri i Avokatit te Popullit, Hajredin Hysaj, i cili deklaroi dy ditë më parë se mbajtja në burg padrejtësisht e Myrtos është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Në përfundim të procesit, Hysaj deklaroi se Avokati i Popullit për këtë rast të paprecedentë ka përfunduar rekomandimin në të cilin do kërkojë nga KLD masë disipilonore për gjyqtarin që nuk e liroi 25-vjeçarin. “Nuk është vakum. Gjykata ka praktika që i ka pushuar dhe i ka nxjerrë, i ka liruar. E njëjta gjykatë ka qëndrime te ndryshme. Një gjyqtar e zbaton, një tjetër jo. Ky që nuk e zbaton, që shkel Kodin e Proceceurës Civile duhet të mbajë përgjegjësi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe për të, të merren masat sipas ligjit”, thotë Hysaj. Ardian Myrto u arrestua ne gusht te vitit te kaluar per armembajtje pa leje. Ai duhet të linte qelinë në datën 5 korrik për shkak të përfundimit të ketij dënimi, të drejtë që ai e fitoi një javë me vonesë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency