Temperaturat, probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe fëmijët

0
137

Mjekët: Kujdes me ilaçet për të sëmurët kronikë

Masat që duhen marrë

 

temperaturat-e-larta-shkaktojne-viktimen-e-pare-ne-durresFluks pacientësh të moshës së tretë hasen çdo ditë në emergjencat spitalore të Tiranës gjatë këtyre muajve të nxehtë të verës. Gjendja jo e mirë shëndetësore e tyre i bën ata të jenë mjaft të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta të verës. Të moshuarit dhe fëmijët shpesh nuk janë në gjendje të kuptojnë domosdoshmërinë e mbrojtjes nga të nxehtit ndaj kërkojnë një kujdes më të veçantë. Moshave të treta iu shkaktohen probleme shëndetësore si pasojë e çrregullimit të temperaturës trupore. Djersa tek njeri ka rol të rëndësishëm për rregullimin e temperaturës trupore, duke ftohur trupin, në momentin që djersa del ngadalë trupi nuk arrin të ftohet sa duhet duke sjell dëmtimin e organeve të njeriut.

Mosha e tretë

Të moshuarit goditen më lehtë nga i nxehti i diellit, shkaku rritja e temperaturave sjell rëndimin e sëmundjeve kronike, pasi vapa ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut, humbjen e kripërave minerale, vështirësimin e frymëmarrjes. Të gjitha këto vështirësojnë punën e zemrës, duke bërë që ajo të rrah më shpejt dhe të lodhet. Të sëmurët kronik mund të përkeqësohen edhe më tepër gjatë këtyre muajve të nxehtë. Personat që vuajnë nga hipertensioni, sëmundjet e zemrës, të enëve të gjakut, diabetin, sëmundje aspiratore, janë më të rrezikuar nga temperaturat e larta. Sipas mjekëve personat e moshës së tretë duhet të tregojnë kujdes me shëndetin e tyre gjatë kësaj periudhe, duke u treguar përkujdesje të veçantë ndaj vetes. Mjekët theksojnë se duhet pasur kujdes me ilaçet e hipertensionit dhe zemrës nga të moshuarit, pasi ashtu si hipertensioni dhe sëmundja e zemrës shfaq komplikacione në përdorim gjatë sezonit të verës. Personat që vuajnë nga hipertensioni i larte duhet të tregojnë kujdes, pasi me uljen e metabolizmit të trupit ndodh dhe ulja e tensionit, ndaj në të tilla raste duhet treguar kujdes me ilaçet, për të mos dyfishuar uljen e tensionit. Një tjetër problem që është konstatuar nga mjeket është ajo e debulesës apo e gjendjes së pafuqisë. “Ndryshimi i temperaturave sidomos kur është i menjëhershëm është shumë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve sidomos për ata të cilët e kanë një sëmundje”, – pohojnë mjekët e urgjencës së Tiranës. Mjekët në këto raste këshillojnë qëndrim në hije, konsumim të lëngjeve, dhe evitimin në diell gjatë pikut të vapës. Sipas tyre personat e moshës së tretë, fëmijët, nuk duhet të shkojnë në plazh gjatë orareve të drekës.

Fëmijët

Probleme shëndetësore në këto muaj janë hasur edhe tek fëmijët. Reparti i Pediatrisë ka pritur këto ditë qindra fëmijë që kanë pasur ndërlikime shëndetësore. Janë të paktën 250 fëmijë që paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas mjekëve të këtij reparti fluksi ka qenë më i larte gjatë fundjavës për shkak të luhatjeve të menjëhershme të temperaturave. Sipas mjekëve pediatër të gjithë pacientet paraqesin pothuajse të njejtat simptoma, me ndryshimin e vetëm të gjendjes së momentit kur ata dërgohen në spital. “Është e nevojshme mbajtja e fëmijës në një ambient sa më të freskët, dhënia e lëngjeve dhe kryesisht lëngjeve të përgatitura në kushte shtëpie dhe jo ato të blera nëpër tregje”, – këshillojnë mjekët pediatër. Në momentin e përkeqësimit të gjendjes së fëmijës me temperaturë të lartë këshillohet, dërgimi i menjëhershëm tek specialisti. Simptomat e vapës nga mjekët pediatër shihen si viroza të stinës.

Temperaturat

Luhatjet e temperaturave herë të ulëta, herë të larta kanë sjell çrregullime trupore, duke çuar në mosfunksionimin e duhur të organeve dhe shfaqjen e komplikacioneve të ndryshme. Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave kërkojnë disa ditë kohë që të adoptohen në trupin e njeriut. Këto janë edhe përfundimet që mjekët kanë nxjerrë gjatë shtimit të rasteve tek pacientët të cilët kanë probleme me shëndetin dhe kryesisht me dobësitë. Ndërlikimet shëndetësore priten të rriten me rritjen e temperaturave. Javët në vijim priten të jenë më të nxehta sipas parashikimit të sinoptikanëve.

Çrregullimet trupore

Dhimbje Koke

Gjumë i çregullt

Humbje kontrolli

Tension i ulët

Lodhje

Marrje mëndsh

Të vjella

 

Marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme, rritje të aborteve

Marrëdhëniet e hershme seksuale përbëjnë problemin kryesor sot të shoqërisë shqiptare. Shtatzënia e hershme tek adoleshentet është një nga shqetësimet kryesore sot edhe në vendin tonë. 5% e adoleshenteve janë bërë nëna, ndërsa problemi shqetësues shihet fenomeni i abortit ku një në katër lindje është abort. Marrëdhëniet e pambrojtura, por edhe martesat e hershme duke filluar që nga mosha 13 vjeç janë pikënisja e këtyre shtatzënive, të cilat në më të shumtën e rasteve çojnë në aborte apo në lindjen e fëmijëve të cilën më pas nuk njihen ligjërisht. Këto janë disa nga pikat e ngritura pas një studimi të kryer në tre rrethe të vendit në Lezhë, Kuçovë e Berat. Të rinjtë nuk kanë kulturën e duhur, por edhe informacionin se si duhet t’i shmangin shtatzënitë e padëshirueshme të cilat dëmtojnë shëndetin riprodhues. Rreth 10% e adoleshentëve kanë kryer marrëdhënie seksuale qysh në moshë të hershme, rezultat ky që i referohet sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Martesat që në vogëli përbëjnë një problem serioz për shëndetin riprodhues të adoleshentëve, veçanërisht ata të komunitetit romë. “Për martesat e hershme kufiri ka zbritur tek 13 vjeç. Kemi raste edhe 10 dhe 12 vjeç në komunitetet rome. Në shumicën e rasteve janë diku tek 14-15 vjeç, që është goxha poshtë kufirit të lejuar për martesat. Martesat e hershme sjellin në jetë edhe fëmijë që duhet të regjistrohen dhe mbeten të paregjistruar. Këtu fillon problematika e mosregjistrimit”, – thotë Holta Koci, koordinatore e studimit. Por problemi i shtatzënive të hershme ka prekur gjithë botën. Sot në vendet në zhvillim sipas statistikave që jep Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, rreth 16 milionë vajza të moshës 15-19 vjeç çdo vit sjellin në jetë fëmijë dhe komplikacionet nga shtatzënitë dhe lindja e fëmijëve janë shkaku kryesor i vdekjes së vajzave të kësaj grupmoshe. Drejtori i shëndetit publik në Ministrinë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja duke iu referuar statistikave zyrtare tha se marrëdhëniet seksuale të hershme janë vërtet shqetësim pavarësisht fushatave sensibilizuese. 11 korriku shënon ditën e popullsisë në të gjithë botën ku te folurit mbi seksin për prindërit përbën ende një tabu, sa i përket të rinjve këta janë neglizhues ndaj masave që duhet të merren për mbrojtje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency