Nga Gomezi tek Tevezi, Seria A gjen “sharmin” e humbur

0
137

Në pamundësi për të marrë Falkaon, Kavanin apo Nejmarin, në Itali kënaqen “me pak”. Seria A këtë merkato verore ka tërhequr kampionë të vënë në diskutim nga skuadrat përkatëse.

 Marrë nga “Goal.com”

 

Mario-Gnmez seria a

Për ekipet që marrin pjesë në Serinë A italiane, dikur njëri prej kampionateve më të preferuara si nga lojtarët edhe nga ata që futbollin e pëlqejnë ta shikojnë nga divani, kanë mbërritur lajme të mira. Kategoria më e lartë e futbollit në vendin fqinj po tërheq përsëri lojtarë të një niveli të kënaqshëm. Themi kështu, pasi gjatë kësaj merkatoje verore në Itali kanë mbërritur kampionë që në skuadrat ku ishin nuk konsideroheshin të tillë. Kanë mbërritur lojtarë që po kërkojnë një arenë ku të tregojnë se edhe ata vlejnë.

 

Për fatin e mirë të drejtuesve të skuadrave italiane, edhe sheikët kanë nevojë që të shesin lojtarë, pasi nuk mund t’i koleksionojnë ato si figura në fletore. Flasim për një kategori lojtarësh vendosin se ku do të ikin vetë. I tillë ishte edhe Fernando Jorente. Sulmuesi bask i Atletik Bilbaos fitoi duelin me klubin e tij pasi priti një vit sa t’i mbaronte kontrata dhe u transferua tek skuadra që donte të luante, Juventusi.

“Kafaz i artë”

Po e njëjtë ishte edhe historia e Mario Balotelit që janarin e kaluar bëri çmos që Siti ta linte të shkonte tek Milani, edhe pse “djalli” kuqezi nuk ishte skuadra që ofronte më shumë për të. Skuadra kuqezi arriti që falë presionit të Marios të “zbuste” Sitin. Këto të fundit kanë pranuar që të marrin paratë e shitjes së tij me një formulë të çuditshme. Milani në fillim u dha 6 milionë euro në dorë dhe më pas në katër këste do t’u japë edhe 16 të tjerë. Sherret e shpeshta me Roberto Mançinin nuk “e ndihmuan” Tevezin që të linte Mançesterin një vit e gjysmë më parë. Kësaj radhe prapa nuk ishte më Milani. Kësaj herë ishte “Zonja e Vjetër” ajo që priste krahëhapur në Itali Karlos Tevezin. Por “Apashi” edhe falë kontratës që i skadonte në 2014, ia doli të “lirohej” nga eurot e Sitit dhe kaloi këtë verë në Torino. Bardhezinjtë e blenë për 9 milionë euro (+ 6 bonus).

Fitoi bonsensi

Seria A pati shansin që të afronte edhe një kampion Evrope. Flasim për Mario Gomezin që pas dëmtimit që pësoi në fillim të edicion që u mbyll nuk u rikthye dot si titullarë, pasi vendin ia zuri një tjetër “SuperMarios” (Manxhukiç). Në kalimin e Gomezit tek Fiorentina fitoi bonsensi. Bajerni i Mynihut u kënaq me 16 milionët që mori në dorë (katër të tjerët do ti marrë me këste) pasi i plotësoi dëshirën Gomezit që nga ana e tij u kënaq me 5 milionët që do të përfitojë çdo vit që do të kalojë në Firence.

Përfitimet

Fakti që skuadrat italiane nuk kanë shumë para për të investuar nuk do të thotë se ato nuk kanë mundësi të sigurojë të tjerë talente. Napoli me paratë që do të marrë nga shitja e Kavanit tek PSG ka siguruar Leandro Damiaon. “Pykën” që do të jetë titullarë vitin tjetër tek Brazili. Në Kupën e Konfederatave ai nuk luajti pasi kishte një problem në kofshë por shumë shpejt do të jetë pranë Nejmarit me shokë port të tentuar trofeun aq të lakmuar. Tek një lojtarë i tillë Napoli mund të mbështet pas largimit të Kavanit.

Molla e ndaluar

Por në këtë merkato verore ka edhe nga ato lojtarë që janë një “mollë e ndaluar” për italianet. Ato nuk mund të konkurrojnë me mandatin rus, Dmitrij Rybolovlev që dërgoi në Monako, Falkaon. Ato sigurisht nuk mund të konkurrojnë me Barçën që bleu Nejmarin për 58 milionë euro. apo nuk mund të futen në garë për Kristiano Ronaldon që është “preja” e preferuar e sheikëve të PSG dhe Mançester Sitit. Për momentin italianet i lejojnë vetës lojtarë që duan një tjetër mundësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency