Përse femrat duan të bëjnë më tepër seks

0
243

girl-talking-to-boy-mainThuhet se meshkujt mendojnë për seksin çdo sekondë të jetës së tyre, por sipas një studimi të fundit nga “Relate” mësohet se dëshira e meshkujve për seks ulet gjithnjë e më tepër.

Nina Bryant, psikoterapiste seksuale, pranon se problemi është duke u rritur dita-ditës dhe po kërcënon lidhjet.

“Kur fillova punë në këtë fushë, ishte shumë e rrallë të takoje meshkuj që të rrëfenin për ulje të interesit ndaj seksit. Tani këto raste përbëjnë 1/3 e të gjithë rasteve të mi”. Specialistët mendojnë se ka disa arsye që çojnë në këtë pasojë.

Disa syresh besojnë se meshkujt kanë filluar të përmirësohen në rrëfimin e ndjenjave krahasuar më brezat e mëparshëm, ndërsa disa të tjerë mendojnë se meshkujt ndihen më nën presion nga përgjegjësitë moderne.

“Ne kërkojmë shumë nga meshkujt në ditët e sotme. Jo vetëm që duhet të mbajnë familjen financiarisht, të merren me rregullimet shtëpiake, të bëjnë baballarët por edhe të bëjnë bashkëshortët që dhurojnë orgazma përrallore.

Meshkujt pritet të duan seks që nga puberteti e deri në vdekje, por në realitet dëshira seksuale e tyre mund të bjerë për gjithë ato arsye që nuk funksionojnë për femrat. Mund të jenë të stresuar, të palumtur, të lodhur apo nën presion në punë”, – ka thënë psikologia e lidhjeve dhe seksit Petra Boynton.

Specialistja tjetër Nina Bryant ka thënë se të fokusuarit tek seksi është gjëja më e keqe që femrat mund të bëjnë. “Mos blini të brendshme seksi apo lodra seksi. Femrat shpesh përpiqen ta rregullojnë marrëdhënien e dhomës së gjumit, kur shpesh ajo është shkaku i problemit në çift.

Nëse kjo gjendje e mungesës së dëshirës për seks ju shqetëson mënyra më e mirë është të flisni me partnerin. Pyeteni nëse do të flasë për atë qe e shqetëson, apo thoni që ju mungon, se ndiheni të frikësuara dhe kini parasysh që dhe ai është i frikësuar”.

Thuhet se një në dy meshkuj do të vuajnë impotencën në një moment të jetës së tyre dhe kjo mund të jetë një pasojë e diabetit apo sëmundjeve të zemrës që mund të përkeqësohet akoma më tepër nga duhani apo alkooli. Nëse meshkujt nuk kanë këto probleme shëndetësore, atëherë opsioni tjetër është të flisni me të.

Terapistët profesionalë të seksit janë trajnuar për të parashtruar zgjidhje të ndryshme çiftit dhe t’i ndihmojnë ato të ri zbulojnë dëshirën në mënyrë që t’i rikthehen zakonit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Burimi: Indeks

 

Vajza! Meshkujt duan që ju t’i dini këto shtatë gjëra

Dan Cook, djali i pashëm dhe karizmatik që ka punuar për faqen “Cosmo Fun Fearless Male” në revistën “Cosmopolitan” rrëfen disa mënyra për të gjetur çelësin e vëmendjes mashkullore.

1. Lejojani këtë dhuratë: Djali i vogël brenda meshkujve gjithmonë është i dashuruar me lojërat elektronike (video-games).

2. Edhe ata besojnë në dashurinë (ose të paktën tërheqjen) me shikim të parë.

3. Një grua që sheh punën e vet është shumë seksi.

4. Edhe ata i adhurojnë romancat (rezervoni një darkë romantike në bregdet).

5. Bëni diçka kur ai qan: Kur i dashuri juaj qan (dhe në fakt meshkujt qajnë), bëni diçka, blijini atij një çokollatë për shembull.

6. S’ka më keq se heshtja juaj kur diçka ju shqetëson.

7. Një shaka “e tepruar” është mënyra më e mirë për të tërhequr një djalë.

 

13 zakonet e meshkujve që i acarojnë më shumë femrat

Ai është i bukur, i kujdesshëm, i dashur, por ndonjëherë është aq acarues, saqë nuk mund të durohet. Zbuloni cilat janë disa nga zakonet e meshkujve që i nervozojnë femrat.

Ai është i bukur, i kujdesshëm, i dashur, por ndonjëherë është aq acarues, saqë nuk mund të durohet. Ka raste që mundoheni të ruani gjakftohtësinë, por ka edhe momente ku debatoni ashpër. Që nga higjiena, çorapet në shtrat apo rrëmuja, ja cilat janë zakonet më të këqija të meshkujve që i nervozojnë aq shumë femrat.

Kur thonë: “Ja të thashë të mos e kishe bërë kështu…”

Kur flenë me çorapet që kishin mbajtur gjithë ditën

Kur nuk e ngrenë kapakun e WC-së dhe e bën pis atë

Kur lënë gjithçka rrëmujë nëpër shtëpi

Kur nuk e mbyllin kapakun e pastës së dhëmbëve

Kur bëjnë sikur dëgjojnë, por mendjen e kanë diku tjetër

Kur nuk janë të zotët të bëjnë dy gjëra njëherësh

Kur thonë “erdha” dhe as që kanë dalë nga zyra

Kur e shtyjnë çdo gjë për nesër

Kur ftojnë në shtëpi miqtë e tij pa pyetur fare

Kur shohin vajzat që kalojnë në rrugë

Kur inatosen ndërkohë që i jep makinës

Kur nuk paguajnë asnjëherë

 

Përse meshkujt preferojnë seksin në vend të fjalëve të ëmbla?

Femrat dhe meshkujt e perceptojnë ndryshe dashurinë. Nëse femrat u japin shumë rëndësi fjalëve, meshkujt veprojnë.

Femrave gjithmonë u është mësuar ta shprehin pa turp dashurinë me përkujdesje delikate dhe fjale të ëmbla. Që prej shekujsh ky ndryshim të vepruari ndërmjet te dy sekseve ka sjelle mosmarrëveshje ne çift. Ne fakt këto debate nuk janë gjë tjetër veçse debate gjuhesh: gjuha e fjalëve dhe ajo e trupit. Dashuria e femrave është verbale, ndërsa meshkujt e kanë të vështirë të shprehen. Po përse ndodh kjo?

Sipas terapistëve amerikanë, për meshkujt, një marrëdhënie dashurie kuptohet menjëherë si një marrëdhënie seksuale. Në të përfshihet frika se mund të lëndohen, mund të braktisen apo se nuk mund të jenë aq “të mirë” sa duhet për të ndezur pasionin. Sipas specialistëve, një mashkull që ndihet seksualisht i padëshirueshëm, ndihet po aq i brishtë sa një fëmijë që kërkon të merret në krah. Dashuria për meshkujt është fjalëpakë.

Për disa psikologë, emocionet e disa meshkujve përkthehen në mënyrë mekanike me dëshirën për të bërë dashuri. Kjo lidhet edhe me një faktor biologjik në fakt. Kontakti fizik shton sasinë e oksitoksinës në tru. Në momentin e orgazmës, truri çliron edhe këtë hormon, por edhe vasopresinë, të dyja këto hormone të një lidhjeje të fortë. Për meshkujt sa më shumë orgazma të ketë, aq më shumë rritet sasia e testosteronit dhe aq më mirë ndihen ata. Nëse atyre u mohohet seksi, atëherë do të ndihen të privuar nga të ndierit mirë.

Burimi: “Terrafemina”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency