Miku im Admiral

0

liberNë kufijtë e legjendës dhe surreales një shqiptar shumëbrezash gjen gjurmët për të ringjallur këtë botë. Bëhet fjalë për rrënjët e librit “Miku im Admiral” me autor Liviu Lungu përkthyer nga Adriana Tabaku, që promovohet sot në mjediset e Ministrisë së Kulturës. Në pak biografi ky autori i lindur në Konstancë, ka një prejardhje shqiptare; I ati i gjyshes nga ana e nënës, Andrei Vangjeli, tregtar me origjinë nga Krina e Gjirokastrës, mbërriti në Rumani, dhe u vendos në Konstancë (1905). Gjyshja e tij, Sevasta, lindur në 1903 në Shqipëri, ishte fëmija i dytë. U martua në Konstancë dhe pati dy vajza, njëra syresh ishte Aretia, e ëma e shkrimtarit Liviu Lungu. Në fëmijërinë e tij kanë lënë gjurmë rrëfimet e gjyshes, legjendat me lëndë shqiptare. Ja…pse të mos jetë: “[…] strategjinë mbizotëruese konceptuale e paraqet synimi drejt misterit, ezoterismit, drejt sugjerimeve të inicimit dhe metafizike që gjakojnë domethënie absolute”. “Liviu Lungu është një prozator i thellë, i interesuar në mënyrë të posaçme për hapësirën arkitekturale të epikes, të udhëhequr me inteligjencë dhe imagjinatë”, shkruan Dorin Măran, “Forca dhe proliksitet”, Romania Literara, nr. 50, Bukuresht, dhjetor 2000.

Në kufijtë e legjendës dhe surreales një shqiptar shumëbrezash gjen gjurmët për të ringjallur këtë botë. Bëhet fjalë për rrënjët e librit “Miku im Admiral” me autor Liviu Lungu përkthyer nga Adriana Tabaku, që promovohet sot në mjediset e Ministrisë së Kulturës. Në pak biografi ky autori i lindur në Konstancë, ka një prejardhje shqiptare; I ati i gjyshes nga ana e nënës, Andrei Vangjeli, tregtar me origjinë nga Krina e Gjirokastrës, mbërriti në Rumani, dhe u vendos në Konstancë (1905). Gjyshja e tij, Sevasta, lindur në 1903 në Shqipëri, ishte fëmija i dytë. U martua në Konstancë dhe pati dy vajza, njëra syresh ishte Aretia, e ëma e shkrimtarit Liviu Lungu. Në fëmijërinë e tij kanë lënë gjurmë rrëfimet e gjyshes, legjendat me lëndë shqiptare. Ja…pse të mos jetë: “[…] strategjinë mbizotëruese konceptuale e paraqet synimi drejt misterit, ezoterismit, drejt sugjerimeve të inicimit dhe metafizike që gjakojnë domethënie absolute”. “Liviu Lungu është një prozator i thellë, i interesuar në mënyrë të posaçme për hapësirën arkitekturale të epikes, të udhëhequr me inteligjencë dhe imagjinatë”, shkruan Dorin Măran, “Forca dhe proliksitet”, Romania Literara, nr. 50, Bukuresht, dhjetor 2000.

Ndërsa për kritikën ky libër mund të konsiderohet një roman historik dhe, në të njëjtën kohë, një roman-parabolë,.që gjendet në zonën e fantastikes, të onirikes…një himn lutje për Detin..”.

“Një personazh, sikur ka dalë nga teatri ekspresionist i Lucian Blaga-s, e kuptojmë më thellësisht në tekstin e Liviu Lungu-t..”., Vasile Spiridon, në vëll. “Regjistrimi në orbitë”, Jash, 2008.

Ndërsa studiuesi shqiptar dr. Luan Topçiu shprehet se “Në veprat e Liviu Lungut takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë në kufijtë e legjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peizazhe shqiptare, me dashuri shqiptare. Prozatori ndërton një gjeografi shpirtërore, duke ruajtur të gjalla viset e ëndrrave të gjyshes, dashurinë për vendlindjen e munguar dhe kërshërinë për të gjetur një pjesë të rrënjëve gjenetike..”.

Re. Ku.