Liga e Kampioneve Laçi del nga turi i parë eliminator nga dera “e prapme”

0
210

foto  per taljo

Laçi ka humbur edhe ndeshjen e kthimit me Diferdanzhe, duke i thënë lamtumirë Ligës së Europës pa lënë ndonjë gjurmë, edhe pse për të shorti u konsiderua si më i favorshmi ndër skuadrat shqiptare që marrin pjesë në Europë. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë pësuar tre gola në dy ndeshjet e këtij raundi, duke shënuar vetëm një të tillë, ndërkohë që nuk vazhdojnë dot më tej me humbjen totale 3-1. Skuadra e Nicës ka vuajtur presionin e luksemburgasve në kthim, megjithatë ka arritur ta mbyllë pjesën e parë në epërsi. Fraksioni i dytë ka qenë shumë i pafat për Laçin, që ka goditur tre herë shtyllën e portës së Diferdanzhit, por pa shënuar dot. Dhe ligji i pashkruar në futboll, po nuk shënove do ta pësosh, futet në fuqi. Luksemburgasit barazojnë me anë të Er Rafik në 55′, pastaj kalojnë në epërsi me të njëjtin autor, në 75′. Në rastin e golit të dytë ka pasur protestë të bardhezinjve, duke e konsideruar si rrjedhojë të një faulli ndaj mbrojtësit Buljan shënimin e golit, por kjo vetëm sa e ka detyruar kryesorin të akordojë kartonë të verdhë, madje të mos kursejë edhe nga një të kuq për Ndrekën, Vucajn dhe Sefgjinin. Merr kësisoji fund aventura e Laçit në Ligën e Europës, duke ia lënë “stafetën” skuadrave tona të tjera në këtë kompeticion, Teutës dhe Kukësit, që luajnë pasnesër. Presidenti i bardhezinjve, Pashk Laska, u duk se nuk ishte dorëzuar aspak nga humbja 1-0 e të tijve në ndeshjen e parë në Korçë, pasi kishte vendosur të dyfishonte premion për skuadrën në rast kualifikimi në turin e dytë. Nga 20 mijë dollarë që premtoi përpara sfidës së parë, Laska e rriti shumën në 40 mijë. Një fakt të tillë ai ua pohoi lojtarëve në një mbledhje të zhvilluar dje në hotel “Gulliver” në Diferdanzh, para stërvitjes së fundit të kurbinasve në stadiumin “Stade Municipal de la Ville”, ku edhe u zhvillua prej orës 19:30 ndeshja mes kurbinasve e luksemburgasve. Megjithatë, asgjë nuk bëri punë, sepse bardhezinjtë dolën sërish të mundur.

 

DIFERDANZH – LAÇI   2-1 

Golat: Er Rafik 55′, 75′ / Nimani 38′

Diferdanzh: Weber, Rodrigues, Bukvic, Caillet, Pedro Ribeiro (Bastos 84′), Bisevac (Kettenmeyer 90′), Jänisch, Lebresne, May, Er Rafik (Luisi 90+2′), Franzoni.

Trajner: Mishel Lefloshman

Laçi: Bakaj, Danaj, Buljan, Doku, Ndreka, Kastrati, Sefgjini, Shazivari (Rovcanin 85′), Zefi, Vucaj, Nimani. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: R.Malek, K.Myrmus, M.Lis (Poloni)

Kartonë të verdhë: May 63′, Bastos 86′ / Vucaj 60′ 86′, Sefgjini 70′, 90+4′, Bakaj 76′, Ndreka 76′ 78′

Karton i kuq: Ndreka 76′, Vucaj 86′, Sefgjini 90 +4

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency