BSH: Politikat e guximshme fiskale sollën rritjen ekonomike

0
142

 Ervin Kaduku

 ekonomiNjë analizë nga Gerti Shijaku dhe Arlind Gjokuta, ekspertë në Bankën e Shqipërisë, fokusohet në mënyrën se si përbërja e shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë ndikon normën e rritjes afatgjatë

 

Cili ka qenë ndikimi konkret i politikave fiskale në rritjen ekonomike, në rastin e Shqipërisë? A e kanë nxitur ato rritjen ekonomike? Një analizë nga Gerti Shijaku dhe Arlind Gjokuta, ekspertë në Bankën e Shqipërisë, fokusohet në mënyrën se si përbërja e shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë ndikon normën e rritjes afatgjatë. Raporti arrin në konkluzionet se në qoftë se qeveria dëshiron të rrisë të ardhurat, duhet të zgjedhë taksat jodirekte në vend të atyre direkte, për shkak se ndërsa rriten, efekti i tyre në rritjen ekonomike është më i vogël. Nga ana tjetër, ndërsa rritja e shpenzimeve kapitale ka pasur ndikim pozitiv më të madh në rritjen ekonomike dhe ka zbutur efektet e krizës, rezultatet e studimit tregojnë se vlera e koeficientit të barrës së borxhit lidhet negativisht me normën e rritjes ekonomike.

 

Raporti

Sipas materialit, në fund të viteve ‘90 dhe gjatë dekadës së fundit, politikat ekonomike të zbatuara në Shqipëri kanë pasur si qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, reduktimin e varfërisë dhe krijimin e kushteve favorizuese për një rritje ekonomike joinflacioniste, si dhe arritjen e konsolidimit fiskal nëpërmjet zvogëlimit të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. Financat publike pësuan reformime thelbësore dhe të vazhdueshme, duke pasur si qëllim uljen e shpenzimeve të qeverisë dhe rritjen e të ardhurave. Përveç kësaj, të ardhurat tatimore pësuan reduktime të mëdha si pasojë e uljes graduale të tarifave doganore për shkak të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë sipas Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, CEFTA dhe anëtarësimit në Organizatën botërore të Tregtisë. Kjo u pasua nga rritja e nivelit tatimor në nivel vendor dhe kombëtar dhe të taksës së akcizës, zvogëlime të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe të taksës ndaj biznesit të vogël, si dhe ndryshimeve të pragut për regjistrimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së). Ndryshimet në legjislacionin tatimor u finalizuan me eliminimin e të gjitha përjashtimeve dhe lehtësirave fiskale -7-sipas sistemit të vjetër tatimor, miratimin e taksës së sheshtë prej 10% në vitin 2007 dhe zvogëlimin e tatimit mbi fitimin në 10% në vitin 2008.

Për më tepër, ekonomia shqiptare përfitoi nga stimuli makroekonomik në formën e ekspansionit fiskal gjatë viteve 2007 – 2009, kryesisht si rezultat i punës së mëparshme për të konsoliduar pozicionin fiskal dhe ankorimit të politikave makroekonomike dhe të shpenzimeve publike. Kështu, ekonomia shqiptare, u përball me efektet e krizës globale nën ndikimin e një PF kundërciklike gjatë vitit 2009, duke forcuar prirjen që filloi gjatë periudhës 2007-2008. Nga ana tjetër, duket se këto stimuj ekonomikë zbutën efektet e pavolitshme që kriza globale financiare pati në ekonominë shqiptare.

Materiali i diskutimit analizon të dhënat tremujore nga 1998 T1 deri në 2010 T4. Ndikimi i PF-së u vlerësua përpara efekteve të ekspansionit fiskal dhe reformave të pas vitit 2007 dhe gjithashtu para efekteve të krizës së fundit financiare dhe ekonomike që ndikuan aktivitetin ekonomik në Shqipëri.

Nga analiza statistikore rezulton se në qoftë se qeveria dëshiron të rrisë të ardhurat duhet të zgjedhë taksat jodirekte në vend të atyre direkte, për shkak se ndërsa rriten, efekti i tyre në rritjen ekonomike është më i vogël. Nga ana tjetër, po nga analiza rezulton që nëse qeveria dëshiron të zvogëlojë deficitin fiskal nëpërmjet politikave të shkurtimit të shpenzimeve ajo duhet të marrë parasysh uljen e shpenzimeve jo produktive se sa të atyre produktive, pasi e para ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike.

Rezultatet tregojnë se impakti negativ në rritje vjen kryesisht për shkak të efektit zgjerues nëpërmjet politikave tatimore deformuese.

Ndërkohë që rritja e shpenzimeve kapitale ka pasur ndikim pozitiv më të madh në rritjen ekonomike dhe gjithashtu ka zbutur efektet negative që kriza globale financiare dhe ekonomike pati në ekonominë shqiptare.

Rezultatet empirike sugjerojnë se që nga viti 2007 lidhja midis rritjes ekonomike dhe shpenzimeve është më e dobët, ndërsa të ardhurat kanë ndikim më të madh negativ në rritjen ekonomike.

Rezultatet tregojnë se ndikimi negativ në rritje i të ardhurave vjen kryesisht nga politikat deformuese. Politikat e shpenzimeve pasqyrojnë sjelljen e PF kundër-ciklike nëpërmjet rritjes së pagave dhe shpenzimeve kapitale. Më tej, rezultatet tregojnë se vlera e koeficientit të barrës së borxhit lidhet negativisht me normën e rritjes ekonomike. Ky efekt është i statistikisht i rëndësishëm. Ky ndikim është edhe më i madh që prej vitit 2007. Financimi i investimeve kapitale të qeverisë nëpërmjet mekanizmave të huamarrjes ka simuluar rritjen ekonomike, por sipas Cecchetti (2011) kufiri i borxhit është sipër pragut të nxitjes së rritjes ekonomike, përfundon raporti i ekspertëve të BSH-së.

 

 

Në fund të ‘90-ës

Në fund të viteve ‘90 dhe gjatë dekadës së fundit, politikat ekonomike të zbatuara në Shqipëri kanë pasur si qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, reduktimin e varfërisë dhe krijimin e kushteve favorizuese për një rritje ekonomike jo inflacioniste, si dhe arritjen e konsolidimit fiskal nëpërmjet zvogëlimit të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik

 

 

Deri sot

Rezultatet empirike sugjerojnë se që nga viti 2007 lidhja midis rritjes ekonomike dhe shpenzimeve është më e dobët, ndërsa të ardhurat kanë ndikim më të madh negativ në rritjen ekonomike.

Rezultatet tregojnë se ndikimi negativ në rritje i të ardhurave vjen kryesisht nga politikat deformuese… Financimi i investimeve kapitale të qeverisë nëpërmjet mekanizmave të huamarrjes ka simuluar rritjen ekonomike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency