Shoqata e Eksportuesve: Zgjedhjet e qeta, u treguam pozitivë në sytë e të huajve

0
180

Ervin Kaduku

alban”Ne e vlerësojmë si shumë pozitiv faktin që nuk ka për të pasur ndikime negative në sezonin veror, sepse në këtë situatë prodhimi shqiptar ka pikun e vet dhe në vitet e kaluara sa herë ka pasur zgjedhje, kjo nuk është arritur”

 

Mënyra se si e menaxhoi qeveria procesin e zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë ka marrë tashmë vlerësimin nga të huajt dhe opinioni vendas. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, vlerëson se situata e zgjedhjeve ishte shumë e mirë dhe kjo ndikon shumë pozitivisht. “Kishte interes nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë sesi po zhvilloheshin zgjedhjet këtu dhe ata morën një lloj sigurie. Ne e vlerësojmë si shumë pozitiv faktin që nuk ka për të pasur ndikime negative në sezonin veror, sepse në këtë situatë prodhimi shqiptar ka pikun e vet dhe në vitet e kaluara sa herë ka pasur zgjedhje, kjo nuk është arritur. Kjo fillon të krijojë ndjesinë e normalitetit tek ne, sepse në sytë e partnerëve ndërkombëtarë ne deri më tani jemi parë si Egjipti”, thekson ai.

 

Deklarata

 

Zusi shton se tani qeveria e re ka një mori nismash dhe sfidash të reja që e presin me qëllim rigjallërimin e biznesit dhe ekonomisë në tërësi. Gjëja e parë që duhet të bëjë qeveria e re është të respektojë të drejtat e biznesit, kjo do të thotë rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pagesat ndaj punëve të papaguara dhe të krijojë menjëherë strukturat e komunikimit me biznesit. Krijimi i strukturave të komunikimit me biznesin është një çështje kryesore për të ardhmen dhe duhet të ketë kujdes të veçantë në vendosjen e njerëzve të duhur tek to dhe jo akademikë që nuk i njohin nga afër problemet tona. Pagesat e detyrimeve duhet të bëhen menjëherë, sepse do kthehen në investime. Edhe biznesi do të ketë përfitime materiale nga shlyerja e detyrimeve sepse kështu do të rritet punësimi dhe qeveria nga ana tjetër do rrisë të ardhurat në buxhet.

Sigurisht, thekson ai, që ka edhe shumë gjëra të tjera që duhen bërë, por le fillohet me krijimin e strukturës së komunikimit me biznesin, me qëllim që edhe ne të na kthehet besimi dhe të kemi një derë të hapur ku të adresojmë problemet dhe kërkesat tona.

Këtë e shohim me shumë pozitivitet, thekson kreu i Shoqatës së Eksportuesve.

 

 

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency