Pas pesë ditësh kërkimi dhe lufte me të arratisurit Blindohet kufiri nga të dy anët, të arratisurit synojnë Shqipërinë

0
145

kakaviSonja Caka

EKAM me kamera termike për të zbuluar lëvizjet e tyre

Bashkëpunim greko-shqiptar për kapjen e të arratisurve

Policia, synim i të arratisurve, lirimi i Alket Rizait nga burgu

Greqi-Shqipëri, plan i përbashkët masash për kapjen e të arratisurve

 

Blindohet brenda dhe jashtë Greqisë kufiri që e lidh këtë shtet me Shqipërinë. Synimi i të arratisurve për të kaluar kufirin shqiptar ka bërë që të rrehtohet dhe “mbyllet” kufiri për këta shtetas, pas edhe kërkesës për bashkëpunim drejtuar homologëve shqiptarë. Fakti bëhet i ditur nga mediat online greke, të cilat i referohen policisë greke, por edhe nga zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjiroakstër, Gentian Mullai. I kontaktuar nga gazeta “standard”, z.Mullai bëri me dije se pas një urdhëri të dhënë nga kreu i Policisë së Shtetit, z.Hysni Burgaj, të gjitha strukturat e policisë në këtë qark kanë kaluar në gatishmëri nr.1. Po sipas burime zyrtare nga policia e këtij qarku, tri netë më parë ka pasur në Janinë një takim mes drejtorit të Kufrit për qarkun Gjirokastër, Admir Abrija dhe homologut të tij grek, si dhe një gjenerali drejtues të ushtrisë greke. Gjatë këtij takimi është rënë dakord për zbatimin e një plani të përbashkët masash, si dhe për shërbimet e patrullimit të kufirit të gjelbër nga të dy palët, me qëllim moslejimin e të arratisurve për t’i shpëtuar arrestimit. Ky plan masash dhe bashkëpunim do të vazhdojë të zbatohet deri në kapjen e personave të arratisur nga burgu i Trikallasë. Ndërkohë që gjatë gjithë natës dhe ditës së djeshme ka vazhduar operacion i policisë greke të EKAM-it, të cilët janë mobilizuar në kufirin greko-shqiptar. Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallasë në muajin mars po tentojnë të hyjnë në Shqipëri dhe për këtë arsye, forca të shumta policore kanë ngritur patrulla, që nga Preveza drejt Kakavijës.Policia greke ka njoftuar se Ilir Kupa dhe Marian Kola po tentojnë të hyjnë në vendin tonë dhe ka hamendësime, që Klement Çala dhe Admir Murataj kanë hyrë tashmë në vendin tonë duke marrë me vete edhe 1.2  milionë euro që i kanë grabitur në “Ethniki Bank” në qytetin e Larisës. Ndërsa, për dy të tjerë,  Fatos Sulaj dhe Taulant Luli ende nuk ka gjurmë të tyre.

Dyshimi

Policia greke ka dyshime se shqiptarët e arratisur kishin planifikuar të ndihmonin edhe në arratisjen e Alket Rizait nga burgu i Dhomokos, duke kryer një sulm të armatosur dhe duke shpërthyer murin e jashtëm rrethues, për ta ndihmuar atë të linte burgun. Në këtë përfundim është arritur, pas analizës së një bisede mes Rizait dhe njerëzve që ndihmuan në arratisjen e Trikalas në mars të këtij viti. Policia e lidh këtë me përplasjen e armatosur që ndodhi dy ditë më parë në të gdhirë, mes të arratisurve dhe oficerëve të policisë në zonën e Artës, ku shqiptarët hapën zjarr, ngjarje që sipas policisë, e pengoi planin e tyre dhe i detyroi të vazhdojnë rrugën në zonën drejt kufirit. Sipas policisë, përgjegjës për përplasjen me armë zjarri me policinëështë 36- vjeçari Marian Kola, i cilësuar si shefi i të burgosurve të arratisur dhe Ilir Kupa, 27 vjeç. Nga ky shkëmbim zjarri humbën jetën xhaxha e nip me mbiemrin Lika, të dy të arratisur nga burgu. Madje, policia hedh dyshime se edhe tentativa e Alket Rizait për t’u arratisur nga burgu i Malandrinos nuk ishte një diçka e momentit siçështë komentuar, por një tentativë e mirëorganizuar.

Blindimi i kufirit

Të arratisurit, pas përplasjes me policinë  e patën të pamundur të shkojnë drejt burgut ku gjendet Alket Rizai dhe dyshohet se janë nisur drejt Shqipërisë. Policia greke bën me dije se dy të arratisurit, Ilir Kupa e Marian Kola kanë grabitur një makinë Ford Eskort në Filipada të Prevezës. Po sipas policisë, dyshohet se ata janë vendosur gjatë natës në fshatrat e Lakka Souli dhe pranë  ujërave të ëmbla të Paramythias Thesprotia, 20 minuta distancë nga kufiri greko-shqiptar. Atje mësohet se njëri prej të arratisurve rrëmbeu një motor të vogël, jo në gjendje të mirë për t’u zhvendosur. Policia beson se ata janë larguar dhe kanë lëvizur në këmbë, duke fokusuar në këtë mënyrë kërkimet në fusha e Fanar, në rajonin e Acheron, në afërsi të fshatit Daisy. Zyrtarët policorë konsiderojnë se ka pasur disa përparësi për të evdientuar të kërkuarit, si bimësia që është relativisht i ulët dhe plantacionet memisër, në të cilat mund të identifikohen nga helikopteri Policisë Greke dhe kamerat termike. Policia, për të bërë të pamundurën që të arratisurit të kalojnë kufirin grek e të hyjnë në Shqipëri, kanë paralajmëruar autoritetet shqiptare dhe Rojen Bregdetare, me qëllim që të parandalohet hyrja nga deti apo toka për në Shqipëri. Kështu, me anije janë zhvilluar kontrolle nga Plazhi Prevezës deri në Sagiada Thesprotia, për të parandaluar mundësinë e detit që të arratisurit të hyjnë në Shqipëri.

Operacioni

Operacioni madhor i efektivëve të policisë  të EKAM-it është përqëndruar tashmë në kufirin greko-shqiptar në ndjekje të të arratisurve. Ky është operacioni më i madh i policisë greke në dekadën e fundit.Ndërsa edhe Policia jonë Rajonale e Kufirit është vënë në gatishmëri numër 1 për të kapur të gjithë shtetasit shqiptarë të arratisur nga burgu grek i Trikallasë tendenca e të cilëve, mendohet të jetë kalimi në territorin shqiptar. Shërbimet e Policisë Kufitare janë përforcuar në atë masë të madhe, saqë e gjithë struktura në 80% të efektivit është përqendruar në brezin e gjelbër kufitar dhe në atë afër tij.Njëkohësisht, janë shtuar kontrollet në sportelet e pasaportave të shtetasve që vijnë në Shqipëri. Sipas zëdhënësit të Policisë Kufitare të Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai prej tri ditësh ka filluar patrullimi i forcuar në brezin kufitar mes dy shteteve me qëllim identifikimin dhe kapjen e keqbërësve, të cilët janë larguar prej burgut të sigurisë së lartë në Trikalla të Greqisë.

Arratia

Arratisja e shtatë shtetasve shqiptarë, që vuanin dënimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla prej disa javësh, ka vënë në alarm të gjithë policinë greke, e cila ka forcuar ndjeshëm kontrollet në akset e saj në drejtim të veriut dhe verilindjes në kufi me shtetin shqiptar.Për këtë madje, është hartuar edhe një plan i përbashkët masash mes policisë kufitare rajonale të Gjirokastrës dhe asaj të Janinës, përfshirë edhe ushtrinë helene, për të kapur personat e arratisur nga burgu, që mendohet se mund të hyjnë në territorin shqiptar.Madje vetë kreu i policisë rajonale të kufirit, Admir Abrija, në një kontakt me homologun e tij grek kanë rënë dakord, që në mjaft pika ku e ka të pamundur mbulimin apo vëzhgimin policia jonë do të ndërhyjë policia e vendit fqinj.Krahas kësaj, dje në Pikat e Kalimit Kufitar të Kakavijës dhe Sopikut në Gjirokastër, si dhe të Tre Urave në Përmet, është përforcuar shërbimi i kontrollit dhe forcimi i rregjimit të hyrje-daljeve. Sipas zëdhënësit Mullai, për të gjithë ata persona të dyshuar se mund të disponojnë një dokument të falsifikuar, që do të hyjnë në territorin tonë, dokumentet e tyre do të bllokohen deri në vërtetimin në detaj të origjinalitetit të tyre.“Ka dyshime se ata mund të shfrytëzojnë ndonjërën nga pikat e kalimit kufitar për të hyrë me dokument të falsifikuar” ka bërë me dije për gazetën “standard” zëdhënësi Gentian Mullai, ndaj dhe do kalojnë në sitën e policisë të gjithë dokumentet e paraqitura që mund të ngjallin dyshime, por edhe dokumentet e personave që ngjallin dyshime.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency