8 zonat për të blerë shtëpi në Tiranë, çmimet dhe ofertat

0
15930

trPërgatiti: Driçim çaka

Nga Kashari te Fresku, ja cilat janë disa nga zonat që tërheqin të rinjtë, të ardhurit nga qytetet e tjera apo emigrantët e rikthyer

 

Te Fresku

Është zona që i shkon ndërmend çdo të riu apo një familjeje të thjeshtë. Arsyeja? Çmimi i lirë dhe qetësia që karakterizon gjithë pjesën e poshtme të Dajtit. Përgjithësisht janë çiftet e reja që interesohen për pallatet apo shtëpitë private. Problemi i vetëm ka të bëjë me mungesën e hipotekave që në shumicën e rasteve asnjë prej ndërtuesve nuk e zotëron. Gjithmonë premtohet e njëjta gjë “jemi drejt përfundimit”, “për hipotekën as mos e vrit mendjen fare”, “presim vetëm të marrim disa lekë nga shitja e apartamenteve, për një muaj është jotja”. Pavarësisht se mungon hipoteka, nga ana financiare kjo është një mundësi e mirë, pasi përfiton ulje 50-100 euro m2 për çdo apartament.

Ja si paraqitet një nga ofertat te Fresku

“Një mundësi e mirë për ata që duan të blejnë shtëpi dhe që kanë lekët në dorë”. Apartament 2+1, sipërfaqe 115.2 m2, kati i 3-të i banimit, me ashensor në punë, me kundërbufe të shtrenjtë dhe dhomë gjumi të shkëlqyer, të cilat lihen në apartament, ndonëse çmimi nuk ndryshon. Apartamenti ka pllaka dhe dyer të shkëlqyera. Ka 2 banjo me dritare dhe me punime të veçanta. Ka një depo që përdoret për gjithçka. Një ballkon të mjaftueshëm. Drejtimi i apartamentit është nga Tirana. Shitet me këtë çmim, pasi janë arsyet e mbylljes së kredisë, pasi aktualisht pronari ka dalë pa punë. Çmimi 410 euro/m2 dhe po të llogariten mobilimin që lihet dhe që askujt nuk do t’i shkonte në mend t’i ndërronte, çmimi shkon më pak se 350 euro/m2.

 

“Astiri”

Një tjetër zonë që është ndër preferencat për të blerë shtëpi. Përfshirja e gjithë bllokut brenda unazës së madhe do t’i japë një rëndësi të theksuar zonës së “Astirit”. Çmimet te “Astiri” variojnë nga 350-400 euro m2, por në çmimet zyrtare që ka miratuar qeveria vihet re një rritje e lehtë me 50-100 euro m2. Kjo zonë preferohet më shumë nga ato familje të cilat vijën nga zonat periferike. Duhet theksuar se i gjithë ky bllok është ende në ndërtim e sipër dhe rrugët kanë shumë pak që kanë filluar rikonstruktohen apo ndërtohen plotësisht.

Ofertat te “Astiri”

Shitet apartament te Unaza e Re (Astiri), 76.4 metra katrorë. Apartamenti është në katin e 5-të. Është gati për banim. Pallati është i përfunduar, me ashensor dhe drita + ujë të disponueshëm. Çmimi shumë i leverdishëm dhe i diskutueshem. Shitja për arsye emigrimi. Çmimi: 40 mijë euro.

 

Kashar

Pavarësisht se mund të duket larg, një pjesë e mirë e personave që kërkojnë të blejnë apartamente i kanë blerë në zonën e Kasharit. Një territor krejtësisht i ndërtuar në vitet e fundit, ku të gjithë banorët janë të ardhur. Çmimet në Kashar mund të thuhet se janë më të ulëtat në të gjithë zonat e Tiranës. Çmime që variojnë nga 300-400 m2 dhe në raste emergjente mund të gjesh dhe me 250 euro m2. Përgjithësisht apartamentet në këto zona shiten prej firmave ndërtuese, por në ato raste ku janë familjarët që i shesin, çmimi është akoma më i lirë.

Ofertat në Kashar

1-Shiten apartamente banimi, zona Kashar, Tiranë, sip. 67.2 m2, në kate të ndryshme, me dokumente të rregullta dhe hipotekë. I disponueshëm menjëherë. Mundësi kreditimi. Çmimi 400 euro/m2.

2- Shitet apartament në zonën e Kasharit, Tiranë. Sipërfaqe 112 m2, korridor, sallon kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo. Apartamenti është i rrethuar me ballkon. Çmimi 330 euro m3.

 

“Misto Mame”

Të investosh paratë e tua duhet të mendohesh mirë, sidomos në ato raste kur ato para janë të marra me kredi apo nga ndonjë i afërm. Por një investim në zonën e “Misto Mames” mund të sjellë një produkt të mirë. Çmime të arsyeshme, zonë e qetë, ndërtime të reja, hipotekat janë disa nga arsyet që i tërheqin klientët për të blerë shtëpi te “Misto Mame”. Arsyeja kryesore mbeten çmimet nga 400-500 euro m2.

Shitet apartament 2+1, sip. 97 m2, kati 7 i banimi, jo i fundit. Ka një tualet dhe një ballkon. Apartamenti ndodhet në pallat të ri të përfunduar në një kompleks pallatesh, vend shumë i qetë, punimet janë tepër cilësore, ujë e drita 24 orë, planimetria e apartamentit është shumë e rregullt, tavane të varura, pa banuar më parë etj. Çmimi 42 mijë euro.

 

 

 

 

“Don Bosko”

Një zonë ku është rritur shumë interesi në vitet e fundit, gjë që ka sjellë edhe rritjen e çmimit. Apartamentet në këtë zonë gjenden në përgjithësisht në periferi të “Don Boskos”, por përsëri ia vlejnë. Përgjithësisht këto apartamente janë të reja dhe kanë hipotekë. Duhet pasur kujdes se janë zbuluar shumë raste kur persona të caktuar mashtrojnë me hipotekat. Drejtimi nga një agjenci imobilare është më i sigurt. Çmimet në zonën e “Don Boskos” variojnë nga 350-700 euro m2, por çmimet mund të pësojnë rritje në muajt e ardhshëm, për shkak të rritjes së çmimit të materialeve të ndërtimit. Pavarësisht se në të gjithë vendin është vënë re një ulje e çmimit të apartamenteve, zona e “Don Boskos” dhe Fresku kanë mbetur të pandryshuara.

Ofertat te “Don Bosko”

Apartament 2 + 1, i përshtatur si 3 + 1. Pranë rrugës “Don Bosko”. Apartamenti përbëhet nga një dhomë ndenje e madhe me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, një studio, një banjo, një ballkon. Ndërtim i vitit 2001, me hipotekë të rregullt. Zonë e qetë, hapësirat mes pallateve janë të mëdha, me sheshe publike, lulishte dhe rrugë të shtruara. Çmimi 59 mijë euro.

 

Zona e liqenit

Fare mirë mund të quhet si një nga zonat më luksoze në Tiranë. Ndërtime të reja dhe ambiente për të gjitha moshat joshin pjesën më të madhe në këtë zonë përfshirë dhe “Komunën e Parisit”. Afërsia me liqenin është një tjetër tipar dallues, e cila e bën zonën një mundësi për të “shijuar jetën”. Por çdo e mirë e ka një “të keqe” dhe e lajmi i keq në këtë zonë është se jo çdokush mund të blejë shtëpi. Bëhet fjalë për çmime stratosferike për shoqërinë shqiptare, çmime që mund të përballohen nga biznesmenë apo të huaj si dhe emigrantët që rikthehen në atdhe. Përgjithësisht, në këtë zonë nuk mund të gjesh më pak se 2000 euro m2, por ka dhe çmime se 2500 euro m2.

Ofertat të liqeni

Shitet apartament 2+1 te liqeni. Dy tualete, kati i 2-të i banimit, sip. 115 m2. Apartamenti ndodhet në një pallat të ri 5-katësh. Punimet janë tepër cilësore. Ashensor, parkim i garantuar, ujë drita 24 orë, sistem ngrohjeje, pamje direkt nga liqeni, pa pengesë përpara. Çmimi 2000 euro m2.

 

Ish-Blloku

Një tjetër zonë luksi mbetet ish-Blloku. Kërkesat e shumta kanë bërë që sot në këtë zonë të jenë maksimumi 10 shtëpi të lira në të gjithë Bllokun, ku edhe ato pak qenë janë blihen direkt nga biznesmenët. Çmime që variojnë nga 1500-2500 euro m2, por që ofrojnë kushtet më moderne. Problemi i vetëm që e dallon ish-Bllokun mbetet zhurma e lokaleve apo makinave të përditshme. Kjo zonë mbahet si vendi ku jetojnë VIP-at.

Ofertat

1-Shitet apartament 3 + 1, me sip. 100 m2, i rregulluar me punime shume cilësore, i mobiluar me të gjitha pajisjet, i shtruar me moket. Kati II, pallat ekzistues, me hipotekë. Çmimi 120 mijë euro.

2-Tiranë, shes apartament 3+1 + 2 WC + 1ballkon, me sipërfaqe 130 m2, kati 5, pallat i ri (në procedurë hipotekimi). Çmimi 2000 euro/m2.

 

Zona e TVSH-së

Bëhet fjalë për të gjitha apartamentet rreth e rrotull stadiumit dhe afër Televizionit Publik si dhe afër Ambasadës Amerikane. Një zonë tjetër e cila jetohet përgjithësisht nga të huajt. Apartamente të cilat kapin çmimi nga 1500-2000 euro m2. Edhe në këtë bllok është e vështirë të gjesh apartamente për të blerë, pasi pronarët kanë më shumë interes t’i japin me qira, për shkak të çmimit tepër të favorshëm mujor.

Ofertat

Për arsye emigrimi shitet apartament 1+1 në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, afër Ambasadës Italiane. Apartamenti pozicionohet në katin e dytë të banimit, është përdorur përgjithësisht për zyra, mund të përdoret edhe për banim. Me sipërfaqe 65 m2, 2 dhoma, banjo, ballkon. Ka orientim juglindje dhe pamje nga rruga kryesore, ku mund të reklamohen biznese të ndryshme. Çmimi 1700 euro m2.

 

 

 

Çmimet e referencës të miratuara nga Këshilli i Ministrave

Tiranë 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportit, fshati Shkozë, depo e Ujit: 98,000 lekë/m2

Tiranë 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autoktraktorët, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk: 71,000 lekë/m2

Tiranë 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”: 190,000 lekë/m2

Tiranë 2/2 Pazari iRi, 9-katëshet, shkolla “AvniRustemi”: 137,000 lekë/m2

Tiranë 2/3 Ministria e Jashtme, ambulanca nr.1, Bërryli: 115,000 lekë/m2

Tiranë 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane: 116,000 lekë/m2

Tiranë 2/5 Qyteti Studenti, fakulteti ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë: 89,500 lekë/m2

Tiranë 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, bulevardi “Zhan D’Ark”: 81,000 lekë/m2

Tiranë 3/2 Porcelani, IKV, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, lana e vjetër, fshati Linzë: 67,000 lekë/m2

Tiranë 4/1 Kompleksi ispitaleve, SHIK, oxhaku, Allias iRi, fshati Tufinë: 75,000 lekë/m2

Tiranë 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, bregu i lumit, Alliasi iRi, rruga “Myslym Keta”, “5 Maji”: 61,500 lekë/m2

Tiranë 5/1 Ish-Blloku, Libri Universitar 190,000 lekë/m2

Tiranë 5/2 Stadiumi “Selman Stërmasi”, Shushica, liqeni artificial Parku Liqeni Artificial, rruga “Dora D’Istria”, Sauk,

Selitë: 135,000 lekë/m2

Tiranë 5/3 KopshtiBotanik, rruga “Komuna e Parisit”, “Liqeni Artificial”: 117,000 lekë/m2

Tiranë 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e vogël: 95,000 lekë/m2

Tiranë 6 Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqarr, Selitë, Yzberisht, Sharrë: 70,000 lekë/m27/6/13

Tiranë 7/1 Gjykata e rrethit, ish-ekspozita “Shqipëria Sot”: 124,000 lekë/m2

Tiranë 7/2 Blloku i ambasadave, Fakulteti iInxhinierisë së Ndërtimit: 120,000 lekë/m2

Tiranë 7/3 NSHRAK, Parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e Bukës: 91,900 lekë/m2

Tiranë 7/4 Unaza e re, fabrika e miellit, ish-fusha e aviacionit, Yzberish: 64,350 lekë/m2

Tiranë 8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani”, Tafajt: 112,000 lekë/m2

Tiranë 8/2 Medreseja, farmacia nr.10, tregu industrial: 94,600 lekë/m2

Tiranë 8/3 Tregu Industrial, fabrika Ajka, uzina Dinamo, bregu i lumit: 70,000 lekë/m2

Tiranë 9/1 Piazza, gazeta “Zëri i Popullit”, gjimnazi “Sami Frashëri”, stacioni i trenit: 135,000 lekë/m2

Tiranë 9/2 stacioni i trenit, arkiva, hipoteka, politeknikumi: 106,500 lekë/m2

Tiranë 9/3 Rruga “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, bregu i lumit, politeknikumi, rruga “Siri Kodra”: 72,000 lekë/m2

Tiranë 10/1 PTT, Telekomi, Lidhja e Shkrimtarëve: 145,000 lekë/m2

Tiranë 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike: 142,800 lekë/m2

Tiranë 10/3 Blloku i ambasadave, rruga e “Durrësit”, prokuroria: 110,000 lekë/m2

Tiranë 11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë: 88,000 lekë/m2

Tiranë 11/2 Ferluti, ish-uzina Tirana, FIAT: 71,000 lekë/m2

Tiranë 11/3 Laprakë, dogana, spitali ushtarak, bregu i lumit, Fushë Mëzez, Don Bosko: 62,500 lekë/m2

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency