Hilton dhe Carey festojnë pavarësinë e SHBA-së

0

Mariah-Carey-Boots-Paris-Hilton-From-Video-499x2414 Korriku është dita kur festohet pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa prej vipave nuk kanë qëndruar larg ndenjës së patriotizmit ditën e enjte për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa prej tyre e treguan në rrjetet sociale se sa patriotë ishin. Trashëgimtarja e rrjetit zinxhir Hilton së bashku me disa personazhe të tjerë VIP ishin mbledhur në shtëpinë e saj në Malibu për të organizuar një party pikërisht në nder të ditës së pavarësisë. Paris Hilton së bashku me Christina Milian të dyja të veshura me veshje që përmbanin motivet e flamurit amerikan, janë argëtuar me disa miq të përbashkët. Paris mbante edhe rrobat e banjos me motive të flamurit. Një tjetër bukuroshe e cila mbante ditën e djeshme si simbol të ditës së pavarësisë rrobat e banjos me flamurin amerikan, ishte edhe këngëtarja Mariah Carey. Ajo ka postuar në faqen e saj në Twitter një foto teksa relaksohej.