Sfidë milionash Ja cilat janë formacionet më “të çmuara” të Evropës

0
130

download (1)Marrë nga “Transfermarkt”

Sajti “transfermarkt.de” ka përditësuar vlerat e reja të futbollistëve në Evropë këtë verë dhe shifrat janë të frikshme, pasi në total 11-shet më të mira të La Ligës, Premier Ligës, Bundesligës dhe Serisë A kushtojnë 1.6665 miliardë euro.

 

 

Kostoja e tyre është pak më shumë se një miliard e gjysmë euro. Nëse mendoni se do të gjeni vetëm lojtarë të Bajernit, Realit dhe Barcelonës gaboheni. Aty do të gjeni 44 futbollistët më të mirë të 4 kampionateve elitare në Evropë. Sajti “transfermarkt.de” ka përditësuar vlerat e reja të futbollistëve në Evropë këtë verë, dhe shifrat janë të frikshme, pasi në total 11-shet më të mira të La Ligës, Premier Ligës, Bundesligës dhe Serisë A kushtojnë 1.6665 miliardë euro.

 

La Liga

Në Spanjë dihet që prej kohësh nuk duan të dëgjojnë për fair play-n financiarë. Kushti si për rrjedhojë edhe formacioni më i shtrenjtë vjen nga gadishulli iberik. 11 futbollistët më të mirë të La Ligas kushtojnë 576 milionë euro në total. Lojtari më i shtrenjtë është Lionel Mesi (120 milionë euro), i ndjekur nga rivali i tij te Reali, Kristiano Ronaldo (100 milionë euro). Këta janë edhe dy futbollistët më të shtrenjtë në botë sot për sot. 11-shja më e mirë e Primera Divizionit vjen e gjitha nga “El Clasico” me 8 lojtarë të Barcelonës dhe 3 të Realit.

 

Bundesliga

Në kampionatin gjerman kemi një përsëritje të situatës në La Liga. Edhe këtu dominojnë lojtarët e Bajernit me 8 futbollistë, ndërsa Dortmundi plotëson pjesën e mbetur të formacionit. Në total 11 lojtarët më të mirë të Bundesligës kushtojnë 382 milionë euro. Futbollistët më të shtrenjtë janë Mario Gëce dhe Tomas Myler, që të dy bavarezë dhe kushtojnë 45 milionë euro. Ata kanë rrëzuar nga froni Riberinë (42 milionë euro).

 

Premier Liga

Menjëherë pas kampionatit spanjoll janë anglezët ata që kanë formacionin më të shtrenjtë. 11 titullarët e ekipit më të mirë të Premier Ligës kushtojnë 394 milionë euro. Lojtarët më të shtrenjtë në ishull janë Uejn Runi dhe Garet Bejl (50 milionë euro), ndërsa pas tij renditen Huan Mata dhe Van Persi me 45 milionë euro secili. Në ishull, shpërndarja gjeografike është disi më e balancuar se kampionatet e tjera, me Çelsin që rendit 4 futbollistë në formacionin më të shtrenjtë (Çeh, David Luiz, Mata dhe Hazard).

 

Seria A

Në kampionatin italian të gjithë diferencën e bën Edinson Kavani. Kampionët e Juventusit vërtet kanë 5 lojtarë në formacionin më të mirë të Serisë A, por futbollisti që kushton më shumë është sulmuesi i Napolit, 55 milionë euro. Transferimi i mundshëm i “El Matador” drejt Anglisë ose Francës, pritet ta varfërojë akoma më shumë 11-shen e Serisë A, e cila sot për sot kushton 314.5 milionë euro.

 

 

La Liga (4-1-3-2) 576 milionë euro

Nejmar  (50 mln)

Mesi  (120 mln)

Ronaldo (100 mln)

Iniesta (65 mln)

Fabregas (45 mln)

Buskets (45 mln)

Alba (25 mln)

Dani Alvesh (20 mln)

Serxho Ramos (40 mln)

Pike (36 mln)

Kasijas (30 mln)

 

 

Bundesliga (4-2-3-1) 382 milionë euro

Levandovski (39 mln)

Riberi  (42 mln)

Gëce  (45 mln)

Myler (45 mln)

Shvajnshtaiger (40 mln)

Havi Martinez (37 mln)

Alaba  (25 mln)

Subotiç (20 mln)

Humels  (26 mln)

Lahm (30 mln)

Nojer (30 mln)

 

Premier Liga (4-4-2) 394 milionë euro

Runi (50 mln)

Van Persi (45 mln)

Bejl  (50 mln)

Mata  (45 mln)

Uilsher (33 mln)

Hazard (42 mln)

Beines (22 mln)

David Luiz (29 mln)

Kompani  (35 mln)

Zabaleta (18 mln)

Çeh (25 mln)

 

 

Serie A (4-4-2) 314.5 milionë euro

Kavani (55 mln)

Baloteli (30 mln)

El Sharaui (27 mln)

Markizio (31 mln)

Vidal (35 mln)

Hamshik (35 mln)

Nagatomo (12 mln)

Kielini  (28.5 mln)

Bonuçi (20 mln)

Lishteiner (17 mln)

Handanoviç  (24 mln)

 

 

Brazil 2013

Ja formacioni më i mirë i Kupës së Konfederatave

Uebsajti prestigjioz “Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të Kupës së Konfederatave, duke u bazuar te rendimenti dhe kontributi i futbollistëve në ecurinë e Kombëtareve të tyre. Brazili dominon qartësisht, me pesë lojtarë në 11-she, i ndjekur nga finalistët e Spanjës me tre. Në portë nuk kishte se si të mungonte Hulio Sezar, i cili ka qenë pa diskutim një nga heronjtë në triumfin e “Seleçaos” me pritjet e tij mbresëlënëse. Në mbrojtje, David Luiz gjithashtu është “i pazëvendësueshëm”, ndërkohë që shoqërohet nga Xherard Pike dhe Daniele de Rosi. Këta të fundit kanë qenë mjaft stabël në paraqitjet e tyre, madje janë munduar të mendojnë dyfish në mbrojtje, për shkak të gabimeve të shpeshta të partnerëve që kanë pasur në këtë repart. Paulinjo dhe Iniesta janë dy emra që, gjithashtu, nuk mund të mungonin. Braziliani ishte një prej zbulimeve të turneut, ndërsa spanjolli si gjithnjë bëri diferencën me klasin dhe elegancën e tij. Zhordi Alba ishte një “motor” që nuk u fik asnjëherë në krahun e majtë, duke luajtur me një ritëm të lartë në të gjitha ndeshjet. Ndërkohë, emri surprizues është ai i Alvaro Gonzalezit. Mund të mos ishte futbollisti që ra më tepër në sy tek Uruguai, por ka qenë ai që ka vrapuar dhe ndihmuar më tepër skuadrën. Statistikat e mesfushorit që aktivizohet me Lacion janë mbresëlënëse. I palodhshëm, shkatërrues aksionesh dhe ka dhënë dy asiste. Mjaftueshëm për të merituar një vend në formacionin më të mirë. Sa i përket sulmit, kandidatët janë sa të shumtë, aq edhe të lehtë për t’u zgjedhur. Të paktën dy prej tyre janë të sigurt, pikërisht Nejmar dhe Fred. Ndërkohë, emri tjetër është Emanuele Xhakerini. Kushdo mund të priste lojtarë si Kavani apo ndonjë bomber tjetër që shënoi gola të mrekullueshëm. Gjithsesi, italiani ka qenë tepër i rëndësishëm në ecurinë e skuadrës. Jo vetëm me golin e shënuar kundër Brazilit, por edhe me kontributin e vyer në përballjet e tjera.

Marrë nga “Goal.com”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency