PS mbledh sot Asamblenë, qeveria e re pjesë e diskutimit

0
136

 

psPartia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, organin e dytë më të lartë të kësaj partie, pas Kongresit. Në këtë mbledhje, e cila zhvillohet fill pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, pritet që kreu socialist Rama të falenderojë së pari anëtarët e Asamblesë Kombëtare për kontributin e tyre dhe më pas të njohë ato me planin e qeverisjes së ardhshme. “Do të jetë një mbledhje formale. Deri tani nuk kemi një agjendë të paracaktuar. Është një mbledhje që do të zhvillohet me gjithë anëtarët e Asamblesë dhe kandidatë të zgjedhur deputetë në këto zgjedhje, por edhe ata që kanë kontribuar. Është praktikë që pasi u mbyll një cikël falënderimesh pothuajse nga vetë strukturat e rretheve, një falënderim i veçantë i shkon edhe forumeve drejtuese” sqaroi dje për Ai Report sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi. Në mbledhjen  e sotme të Asamblesë Kombëtare nuk do të marrin pjesë partitë aleate e në këtë kontekst, diskutimit mbi qeverinë e ardhshme do të jetë më i “lirshëm” mes socialistëve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency